Kush nuk po e ha karremin e helmuar të Edi Ramës

1 Qershor 2017, 16:58Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Legjenda e një koalicioni të madh pas zgjedhjeve po qëndron në qendër të fushatës së nëndheshme të 3 partive më të mëdha në garë, ndërkohë që po përbyllet java e parë, që kur PD zbriti më në fund në betejë. Është fare e qartë dhe e dukshme se kjo fabul e kudogjendur sot në Shqipëri, sa në terren, aq edhe në tribunat apo ekranet mediatike, është krijuar dhe ushqehet përditë nga Edi Rama, i cili është i vetmi përfitues nga efektet e saj.

Kryeministri, i cili qëndroi në detyrë, falë një marrëveshjeje, që u paraqit si një lëshim i bollshëm për opozitën, po përpiqet të konsolidojë perceptimin se PS dhe PD janë marrë vesh tashmë që të jenë bashkë në një qeveri joteknike pas 25 qershorit. Bashkëqeverisja në koalicionin e madhe është sporti më popullor sot në fushatën kapilare të partive, por në fakt jehonën më të madhe negative ajo e ka nga komentet dhe analizat e mediave të Tiranës.

Po pse them se Edi Rama është krijuesi dhe përfituesi i vetëm i kësaj loje të pistë me zgjedhjet, e cila pretendon të zëvendësojë atë humbje që mund t’i shkaktojë llogarive të tij paraelektorale pamundësia e pjeshme për t’i vjedhur apo blerë votat, pas arritjes se marrëveshjes? Sepse duke krijuar idenë e rreme të një detanteje të gjatë politike në Shqipëri, Edi Rama po përpiqet të vrasë me një gur dy zogj, duke dëmtuar njëkohësisht planet dhe fuqinë elektorale të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Nga njëra anë, koalicioni i madh dhe i mbyllur në tavolinë paraprakisht mes Bashës dhe Ramës dekurajon fushatën e demokratëve, sepse pritshmëria e tyre për rezultatin e zgjedhjeve dhe për të ardhmen e qeverisjes ka qenë krejtësisht tjetër para marrëveshjes. Vijoj të këmbëngul me forcë se ajo është qasja me e gabuar që mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme shfrytëzimin e kapaciteteve reale të Partisë Demokratike, në funksion të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Por një bashkëqeverisje PD-PS nga ana tjetër hedh në erë shpresat e LSI-së për të qenë sërish “king maker” në qeverinë e ardhshme, që ka qenë edhe gjeneratori i vetëm i fushatave të saj në të paktën në dy zgjedhjet e fundit. Duke u kapur në befasi, partia e Ilir Metës me kryetar Petrit Vasilin, duket qartë se e ka të vështirë të përshatet për të gjetur një strategji tjetër fituese. Sa nga koha e pakët që ka në dispozicion, por më shumë ngaqë është e pamësuar të jetojë larg pushtetit, pa të cilin e ka të pamundur të ruajë raportin e kleringut të drejtpëdrejtë, që ka me votuesit e saj.

Por si po sillen të dy targetuarit e Edi Ramës me këtë karrem të helmuar politik? LSI-ja po përpiqet të krijojë përshtypjen se është e pashqetësuar nga kjo lojë e Partisë Socialiste, duke fryrë pa kursim përmasat e saj dhe duke e paraqitur veten si pretendente reale për të qenë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit. Por, sipas meje, kjo përpjekje e sforcuar dhe shumë larg të së vërtetës, e bën shumë qesharake, dhe në vënd që ta mbulojë, e zbulon më shumë, vështirësinë e Ilir Metës në këto zgjedhje. Ndonëse fati politik i LSI-së nuk më intereson shumë, mendoj se ajo ka bërë zgjedhjen më të gabuar për t’iu përgjigjur këtij sulmi kibernetik të Edi Ramës, që në ditët e para të betejës elektorale. Dhe për rrjedhojë ka shumë gjasa që pasojat e tij të reflektohen në rezultatin final.

Në ndryshim me Ilir Metën, PD ka zgjedhur të mbrohet nga ky diversion, duke u distancuar publikisht nga mundësia e një koalicioni të madh, idea e të cilit do të zbehte energjitë e demokratëve në fushatë. Lulzim Basha, që udhëheq opozitën e bashkuar nën siglën e Partisë Demokratike, ka deklaruar disa herë me forcë se nuk do të ketë pazar me Edi Ramën dhe LSI-së, duke fashitur cdo zë tjetër, qëndror ose periferik të opozitës, që i fryn kësaj legjende me pasoja shkatërruese. Kam bindjen, se kjo është mënyra më e mirë dhe e vetmja që Partia Demokratike të ruajë, jo vetëm ritmin e fushatës së vet, por dhe objektivat e saj për të fituar më 25 qershor.

23 komente në “Kush nuk po e ha karremin e helmuar të Edi Ramës”

  1. s says:

    O Patoz. Nxirr nje here ate karremin qe te futi Basha, pastaj fol per fitoren e PD me 25 qershor.

    1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

      para ripjellja ..ju a’ka dhone rrogen mero sot data 1 apo jo..jeni bo mo keq se 300 evrosat..para partizane

  2. guri says:

    O Astrit fillo dhe shkruaj artikuj artistik ,sepse per ato politik Luli te coi per fiq.Idete tuaja nuk i nevoiten njeriu keshtu qe ti largohe vetvetiu.

  3. fieraku4u says:

    O ASTRIT MOS NA U HIQ SI BURRII MIRE DHE ME PARIME TANI…SE NJE COP LEGENI ISHE DHE JE. KUR NDODHI 21 JANARI, GERDECI E SHUME PISLLIQE TE TJERA, STRUKE KOKEN SI STRUCI DHE NUK THE NJE FJALE. JE NJE COPE BAJGE.

  4. Mersin says:

    Patoz fitofsh sic fitove vete. Tashme je karte e djegur per PD.

  5. Dajti USA says:

    O Astrit,hidhe ndonje sy andej nga Fevziu,iku Preci,ka ngel nje vend bosh si analist te Opinioni,mundohu mbase e kap ate vend se do ngelesh pa gje.

  6. Ben Dibrani says:

    O Titi, po mir mor “vlla”, LSI dhe PD jane e njejta gjelle dhe nese PS i duhet te haje patjeter nga njera prej tyre, perse do ta lesh partine ne opozite te perjeteshme?
    Vettingu do ta beje te veten gjithsesi, apo jo?

  7. Agim Krasniqi says:

    O ftyre negative, o legen pa dinjitet. E hape gojen tani qe te flaken ne rruge o legen, deshe ta kthesh pllaken vetem kur politika negative e PD u kundershtua krejtesisht nga USA, me pare rrije si krimb.
    Yt mer bythqir negativ. a thua se ta ka fajin Edi Rama mer shkerdhate

  8. ILIRET says:

    Lesh o Astrit, Lesh. Se kush i botoi ato shkrime ne shtypin e sotem – “PD + LSI +LIBRA ne qeveri, PS ne opozite”, e di mire ti. Prandaj po habit me kete bythelepirje. Apo e ke vendosur. Ketej e tutje, gazetar i varur. Si Lela, apo Gjeka, sepse si Fafriu ehe, nuk behesh dot. Ka eksperiencen e Xhelil Gjonit ai.

  9. sit... back..and relaks →→→ says:

    Keta me shume shkruajne e flasin neper gazeta kur i heqin nga partia sesa kur jane ne parlament. O patoz askush nuk ia di fillin e fundin ketij muhabeti, ashtu sc u be lsi-pd bashke po ashtu mund t ebehen ps-pd bashke. Fundja nje nene i ka pjelle

  10. Pallatet Agimi says:

    Dakort! Ajo qe ke frike ti ajo ka ndodhur o Astrit kapedani. Por problemi yne eshte qe kejo nuk pertypet dot nga ju politikanet. Dhe a e di pse? Sepse si politikane, apo me mire si deputet jeni kategorija me e poshter dhe me e ndyre e ketij vendi. Kerkoni qe pa pune, pa rrezikuar asgje, pa stres e pa aspak pergjegjesi te vidhni, te fitoni privilegje agallaresh, kerkoni te sundoni familjarisht kete vend sipas oreksit e zonave ku ju pjerdh bytha juaj, e grave tuaja te dhjamisura dhe e femijeve tuaj palluqe.
    Une nuk e di se si, por thjesht kuptoj se te dy drejtuesit e partive kane mare ultimatum. Te dy partite jane perfaqesuese te nje politike te nje vendi qe ben pjese ne NATO e meqe zevendesimi apo spastrimi i tyre me rrenje (sidomos zhdukja e asaj partise tende) do kohe e ka kosto te madhe, per pasoje ato duhet te bejne sikur drejtojne. Ato duhet qe se bashku te votojne cdolloj ligji qe i ben te mundur vendit anetaresimin ne BE. Me koalicjon punon Gjermanija e jo ju bythemuter, te cilet ju kane pare se c’jeni ne gjendje te beni. Ju ndyresira qe ne vend te punoni sadopak per vendin, vazhdoni thjeshte talleni, shulloheni neper ahengje e imagjino! Vazhdoni e luftoni kunder…komunizmit fantazem, duke e kthyer pa drejtesisht kete popull krejt ne kellire.
    Degjoje or ti kavajs i keq por xhins mire avokatin e madh Ngjela. Fati i ka ardhur ne dere. Ky popull e pranon miqesine me USA, e per rrjedhoje ajo e ka mare fatin e ketij populli ne duart e veta. Sepse ka konvenience, ka interes gjeostrategjik, ka perpuethshmeri ne perspektiven politike te ketij vendi te madh.
    Nuk ka me pordhe me rigon. Pas kesaj ka vetem pune pune e vetem pune. Po ka edhe veting amerikan e jo shqiptar qe do ju a q… ate karabelane cdokujt palacoje e injoranti qe do guxoje te mendoje se mund te meret me politik. Ik ore pordhac!

  11. Marku says:

    Po te ndjekesh me vemendje kohen dhe menyren e reagimeve te deputeteve te perjashtuar e kupton me qarte se sa larg te qenit “euripian”jemi ! Psh,Selami, qe ka nje kohe te gjate ne SHBA,eshte me i drejtperdrejte ne kritikat e tij,nuk i dergon me njeri dhe as gjuan me sponde,nuk pret momentin e pershtatshem por e thote kur e mendon.Afersisht keshtu paraqitet edhe znj.Bregu,e cila edhe kjo ka nje kohe te gjate kontakti ,komunikimi e bashkepunimi me evropianet.Ndryshe ndodh me Patosin,Topallin,Imamin,keta kane lidhje vetem me zonat elektorale te albanistanit,dhe vetem kur skane nga tja mbajne thone dicka,por gjithnje duke lene nje shteg hapur se…nuk i dihet! “500 vjet bashke me Turqine nuk behen hasha ne nje dite” -thote Demir Hyskja tek filmi “Nentori i dyte”!

  12. Peco says:

    Patos, thirri mendjes, PD-se, nen udheheqjen e “urte dhe largpamse” te Berishes dhe tuajes qe ja benit amin per cdo gje, vetem te ishit deputet, I ka ardhur fundi. PD sot eshte ne gjendjen e PPSH ne vitin 1990. Ndaj them, se sot eshte nevoje, qe te gjithe te mblidhen rrotull PS se Edi Rames dhe jo asaj te Ilir Metes dhe ashtu sic u mblodhem kunder PPSH ne 22 Mars 1992, te mblidhemi kunder PD+LSI-se ne zgjedhjet e 25 Qershorit 2017. Askush nuk duhet te kete frike nga nje fuqizim I pakontrolluar I Edi Rames. Kohet kane ndryshuar, ka kaluar nje cerek shekulli nga Marsi 1992 dhe ingranazhet e demokracise tone, sado nuk funksionojne ashtu sic duhet, prap jane aq te afta sa ti tregonin vendin Edi Rames per grumbullimin e nje pushteti te pakontrolluar. Pastaj sot jemi vend ne NATO dhe diktatorucet qe mund te lindete shoqeria jone kane per te qene nje flake kashte. Ndaj kete kater vjecar do t’ja japim Edi Rames dhe me pas shohim e bejme si popull. Kurse ju zoti Patosi, mesohuni te pakten te heshteni dhe mos dilni kunder rrjedhes se nevojshme shoqerore, qe koha kerkon si nevoje te domosdoshme.

  13. Rrok cubi says:

    O z.Patosi,terhiqu dhe futu ne rrjesht,se sic duket po humb dhe ato qe ke fituar.Problemi jot dhe atyre qe te mbeshtesin ty eshte se a do jete Luli kryetar mbas zgjedhjeve apo jo,se po te jete Luli kryetar,normalisht do filloni te zbytheni te gjithe,po ta dini se Luli do te largohet,nuk do ti leni kusur.Se Luli ka bere nje marveshje me Ramen,ajo dihet,se cfare konkretisht ate e di Luli,Rama dhe ideatoret e saj,Lu dhe Li,se nuk kishin ndonje dashuri te madhe Luli dhe Rama,qe te perqafonin njeri tjetrin me shikim te pare,prandaj problemet mbeten te shihen ne vazhdimesi dhe pushimet e Luse e vertetojne nje gje te tille

  14. Besoj says:

    Mbeti me furce gjithe jeten ky derezi, kjo e ebere qe ta largojne sa me pare nga politika e PD.

  15. Vesi says:

    Do ishte me mire sikur mos ta shkruaje ate fjaline e fundit.

  16. niki says:

    Zoti Patozi ju harroni qe PD: 1) éshte ne gremine 2)nuk mund te mbeshtetesh ne zgjedhjet e kaluara ngaqe PD-ja shume vota i vodhi. edhe pse nuk fitoi , per te bere bilançin e elektoratit qe dote kishit ne dispozicion Keshtu qe sado te mbulosh prushin me hi ky gjithmone do te djeg.

  17. Epo kjo pune! says:

    o toz, cfare planeti je, PD e fitorja jane dy fjale nuk kane sens bashke…. thuaj qe te rreshtohen te gjithe dhe te mbajne rradhen per drejtesi me vetingun se pislleqet nuk harrohen.. ti flet per fitore!!!! te llapesh gjithe diten nuk do te thote mencuri.

  18. lexuesi i irrituar says:

    Patos : Ti e ke ngrene ,por ate te Berishes …

  19. arjani grue says:

    KOALICIONI ESHTE PS-PDIU DHE PAS KATER VJETESH JANE VETEM 2 PARTI
    PD E MERR PUSHTETIN NGA VITI 2030 DHE DO ZOTI NUK BIE NDONJE ASTEROID

  20. nigo says:

    Patos. te gjithe po hane karremin e rames. Ti po ha hajdarin e berishes, Prandaj rri urte me mire e mos fol.

  21. mimi says:

    Rri mor gomar…edhe i rrahur e i lënë mënjanë dhe përsëri pëllet… !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje