Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, për të folur mbi aktualitetin politik.
Ai është pyetur fillimisht nga Blendi Fevziu, për ministrat teknikë.
“Në rast se 25 qershori do zgjedhë PS-në në krye të qeverisë, ata s’do jenë më ministra.
Ata janë ministrja teknikë dhe do largohen nëse ne fitojmë zgjedhjet”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se ministrat teknikë janë aty sa për të siguruar opozitën për rregullsinë e zgjedhjeve të 25 qershorit.