Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që ka pasur në Njësinë 5 në Tiranë, ka thumbuar edhe analistët.
Një prej tyre e përmendi edhe me emër.
“Fytyra më e sinqertë nga këta analistët e tepsisë është Fahri Balliu.
Ai as që do t’ia dijë, as për ju, as për Saliun dhe as për Lulin.
Ai do t’ia dijë vetëm për shërbetin e vet”, tha Rama për Balliun, që ka arritur të bindë Bashën t’i fusë djalin në listat e kandidatëve për deputetë.
“Ata e kanë mendjen të mbarojë emisioni ku flasin dhe të fusin duart tek tepsia.
Ata i duan votat për byrek, bakllava e sheqerpare. Bëni një provë nëse nuk më besoni mua.
Ulini zërin televizorit dhe shikoni fytyrat e tyre që ju rroksin kokat me lloj lloj premtimesh.
Fytyra më e sinqertë e tyre është fytyra e Fahri Balliut, i cili nuk do tja dijë për askënd, por vetëm për sherbetin që kullon nga tepsia.
Të tjerët janë më keq, më besoni’- tha Rama.
Fahari Balliu eshte produkt politikes shqiptare,e asaj politike qe nuk perjashtoni as ju.
Servilizmi mediatik ne Shqiperi,eshte si pasoje e pushtetit autokrat.Prandaj,çorbes
qe ke gatuar Ti,Berisha,Nano,Basha,Meta e kompani,hidhi çfar te duash,po çorbe
mbetet.Prandaj,mos e shrytezo podiumin qe ta jep pozicionin politik per te shfryre
dufin personal,ndryshe bie ne nivelin e katundarit Balla.Hajt,ka gjera me te vlefshme,
si ekonomia p.sh!Krenohu me ate qe hapet 300 mije vende pune,dhe do te hapni
edhe 270 mije te tjera,qe rinia shqipitare mos marri arratine si deri me tani.
Me duket se k/ministri nuk shihet me ne pasqyre se e di qe do ligeshtihet, prandaj merret me te tjeret…turp…si ‘shtrige e keqe’ thote populli.
???????????