Majko, ironi me opozitën: Ministrat teknikë janë bërë si "big brother” dhe “big sister”

1 Qershor 2017, 19:01Politika TEMA

Partia Socialiste hapi sot fushatën në njësinë numër 5 në Tiranë.

Në fjalën e tij deputeti i PS-së, Pandeli Majko tha se populli do zgjedhë me 25 qershor mes partisë që ngujohet në çadër apo atë që sjell ndryshimin.

Majko tha se ministrat teknik të PD-së janë bërë si “big brother” dhe “big sister”

E di që sot në miting ka shumë njerëz që për shumë arsye na kanë vënë dhe syze. Një pjesë e tyre i kanë vënë nga halli se punojnë në administratën civile.

Na janë bërë ministrat teknik si “big brother” dhe “big sister”. Kanë filluar shikojnë edhe Facebook.  Imagjinoni vetëm një muaj në zyrë do të jenë  dhe shikoni çfarë bëjnë, po katër vjet?

Nuk ka sinjal më të mirë për çdo socialist, i cili sot duhet të reflektojë së bashku me çdo qytetar, se çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe shqiptarët. Megjithëse kishim mazhorancën ne ofruam kompromis, një kompromis që po con këtë fushatë të pa polarizuar, të pambyllur në çadër por duke i çuar të gjithë tek kutia e votimit”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje