Basha "zhduk" Statutin, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar nga faqja e PD-së

1 Qershor 2017, 18:37Politika TEMA

Partia Demokratike ka ndryshuar domanin e faqes në internet, nga PD.al nëDemokratet.al.

Por përveç kësaj, ajo që bën përshtypje në faqen e re është mungesa e disa informacioneve të rëndësishme, siç janë Statuti i PD-së, Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe shumë materiale të tjera, shkruan Lapsi.al.

Nuk dihet nëse këto të dhëna mungojnë për shkak se nuk janë transferuar nga faqja e vjetër, apo ndoshta janë hequr rishtaz pas përplasjeve të fundit nga publikimi i listave, duke i hequr në një farë mënyre mundësinë mediave për të përdor këtë informacion.

Kujtojmë se Jozefina Topalli dhe Arben Imami kërkuan shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

Një detaj tjetër që bën përshtypje në fushatën e PD-së, është “zhdukja” e ngjyrës blu nga banderolat apo brandimi i “republikës së re”, spoteve dhe cdo materiali tjetër elektoral.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje