Kjo është ndoshta një nga fushatat zgjedhore më të çuditshme zgjedhore të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.
Shkak për këtë është bërë natyrisht marrëveshja Rama-Basha, e cila i ka ulur ndjeshëm tonet mes palëve.
Edhe pse fushatë zgjedhore, ndryshe nga herët e tjera, akuzat mes palëve janë pothuajse inekzistente.
Kjo është një gjë e pazakontë për Shqipërinë, pasi në fushata zgjedhore krijohet një situatë lufte.
Por dhe premtimet po ashtu duket se janë zhdukur nga fjalimet e lidervëve politikë.
Kryeministri Edi Rama në takimet e tij më së shumti bën humor me të pranishmit dhe kundërshtarët politikë, ndërkohë që Basha flet vetëm për “Republikën e Re” dhe është duke bërë më shumë fushatë për të mbajtur kreun e PD-së, se sa fushatë për zgjedhjet e 25 qershorit.
Të vetmet akuza për momentin po vijnë vetëm nga LSI, e cila pas marrëveshjes Rama-Basha është në një situatë të çuditshme për të.
E vetmja që po shohim nga kjo fushatë e pazakontë dhe e “mërzitshme”, janë memet me humor që poston Rama në rrjet.
Tjetër gjë që nuk ka mbetur në mendjen e njerëzve deri më tani.
Se ato premtimet për 300 mijë vende pune, i kanë marrë me më shumë humor se memet e postuara në rrjet nga Rama!
Paragjykimi i fushates,ka sjell nje presion ne rritje ndaj administrates,nga ata qe e perdoren ate per te mbushur sheshet deri ne Pallati Kongreseve.
DEKRIMINALIZIMI, KRIMI DHE DROGA dolen jashte loje,ato nuk ka qeveri qe i ndal.
Pa filluar mire fushata ,ka filluar lufta me sontazhe,me informacione te firmave te huaja !
Eshte vertetuar se ne Shqiperi nuk mund te realizohen sontazhe reale,si pasoj e mungeses se sinqeritetit dhe frikes.Keto firma do lene koqen e namit.
Perzgjedhja e deputeteve eshte bere pa asnje lloj kriteri,mjafton te jete njeri publik.Parlamenti perseri do merret me “Dekriminalizimin” apo marifete te tjera,per te shyre kohen.
Partite nuk jane konsultuar me specialistet per ndertimin e programit 4 vjecar.Premtime qe nuk reallizohen as ne 20 vjet,degjohen te dalin nga goja e kryetarve te partive.Eshte shume e veshtire te genjesh per se dyti,por e pa mundur te konkurosh,kur je deshtak.
Lufta psikollogjike ne plan te pare,te angazhuar opinionist militant,gazetar ,askush nuk flet ne baraspesh,te gjithe ne vendin e pare.
“Republika e re” & “Rilindja” nje slogan kopy paste,pa harruar 2 modelet e cadrave ne bulevart.
“Republike te re” mbas deshtimit 27 vjecar,degjohet nga njerzit qe bertisnin “E duam Shqiperine si gjithe Europa.
Keta jane pjelle e firmave piramidale,mashtrues te lindur !
Shume kot dhe Shkrime me germa te medha ??eshte per te qare jo per te qeshur,Humor Katnaresh made in bathore.