Guri kilometrik i Bashës

1 Qershor 2017, 18:59Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në rrugën e Qafë-Krrabës, guri kilometrik 29 ndan qarkun e Tiranës nga ai i Elbasanit. Në rrugën politike të PD-së, guri kilometrik 681-57 do të ndajë PD-në e udhëhequr prej Bashës, nga ajo e udhëhequr, deri para 4 vjetësh, prej Berishës.

Disa analistë (si Bushati, p.sh.,) e disa politikanë (si Imami e Topalli, p.sh.,) parashikojnë me siguri se PD-ja do të shkojë drejt vetëshkatërrimit.  Kjo do të ndodhë, sipas tyre, falë udhëheqjes së kësaj partie nga Basha. Por demokracia, qysh në fillimet e saj (kur Klethseni shpiku votimin me gurë zalli me ngjyra të ndryshme, për zgjedhjen e udhëheqësve të Athinës së Lashtë), ka mbetur në thelb një garë numrash.

Me fjalë të tjera, në qoftë se koalicioni i PD-së udhëhequr nga Basha, merr më shumë vota ose mandate parlamentare se sa koalicioni i PD-së së udhëhequr nga Berisha më 2013, nuk mund të flitet për një vetëshkatërrim të kësaj partie. Përkundrazi, mund të flitet për një ngritje të saj.

Kështu, koalicioni prej 25 partish, që Berisha grumbulloi rreth PD-së më 2013, regjistroi gjithsej rreth 681 mijë vota në zgjedhje, duke siguruar 57 mandate parlamentare.  Në qoftë se koalicioni i ngjizur prej Bashës (që do të garojë më 25 qershor nën siglën e PD-së), arrin të marrë më shumë se 681 mijë vota ose më shumë se 57 mandate, debutimi i tij si udhëheqës në zgjedhjet parlamentare mund të quhet i suksesshëm (681-shi edhe mund të mos arrihet, për shkak të një pjesëmarrje ndoshta më të ulët se e 2013-ës, që ishte rekord në çerekshekullin e fundit). Në qoftë se Basha i arrin të dyja këto objektiva, debutimi i tij mund të quhet shumë i suksesshëm. Ndërsa sigurimi i 71 mandateve nga PD-ja, është ndoshta i pamundur, falë sistemit zgjedhor aktual dhe historisë elektorale…

Në fakt, Basha e ka patur një provë gjenerale të tij si udhëheqës i një fushate elektorale kombëtare. Në zgjedhjet e 2015-ës (kur PDIU-ja ishte larguar nga koalicioni opozitar, duke iu bashkëngjitur atij mazhoritar), kandidatët që përzgjodhi Basha për kryebashkiakë morën plot 671 mijë vota – vetëm 10 mijë më pak se sa kishte marrë koalicioni i Berishës dy vjet më parë. Dhe nuk duhet harruar se në zgjedhjet lokale, zakonisht,  marrin pjesë më pak zgjedhës se sa në zgjedhjet parlamentare (më 2015-ën morën pjesë 150 mijë më pak se më 2013-ën).

Me pak fjalë, në qoftë se Basha arrin rezultate më të mira se në zgjedhjet e para që udhëhoqi vetë (ato të 2015-ës), mund t’ia kalojë mentorit të tij Berisha. Gjithashtu, një rezultat mbi 681 mijë vota ose 57 mandate parlamentare (ose të dyja), do të përbënte një provë se 25 deputetët aktualë të papërfshirë në listat e reja, në fakt, nuk kanë ndonjë efekt elektoral domethënës.

Si përfundim, mund të thuhet se në 25 qershor, më shumë se me Ramën, Basha do të ketë një garë me historinë e Partisë Demokratike – me Berishën dhe me politikanët që kishte ky i fundit rreth tij në zgjedhjet e 2013-ës…(AFP.al)

5 komente në “Guri kilometrik i Bashës”

  1. 21 janari 2011 gur kilometrik ne histori says:

    Ky nipi sali protopapes…..bythlepirsi ramiz alise….llagemi i berishes dhe kulishi rajersonit ka dale nga kontrolli.
    .
    21 janari 2011
    eshte gur kilometrik
    ne historine e shqiperise
    se u vra e drejta per proteste
    qe eshte nr 1 ne demkraci.
    .
    21 janari 2011 jo vetem qe eshte nje krim i perbashket i sales & lulit
    por eshte nje dite qe shqiptaret e ndershem jane tronditur nga thenia e arvizuse si burre shteti dhe yll ne ngjitje per dy kriminele

    Terrorizohem kur ne gazetat shqiptare lexoj fjalen LIDER per kete Lul bashndyresiren qe i ka lyer duart me gjak shqipatersh.
    Kete udbash nuk e shpeton a puthja e NULANDES..AS KINEZERIRAT E DONALD LUSE DHE AS ARDHAJE E FAMEKEQIT ARVIZU “RASTESISHT” KETO DITO. BILES AS FYTYRA E BRENGOSUR E EDI RAMES QE E KA KUPTUAR QE ISHTE NJE PERGJEGJE KOMUNLE NGA 2013 DERI NE 2017
    KETE NUK E SHPETOJNE AS KETO ARTIKUJ TE ZAGAREVE TE SALISERBIT SI KY KRASNIQI QE SHKRUAN SIKUR TE JETE I DERGUARI I BAN KIN MUNIT OKB-SE
    A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni
    Qe jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi

    A mund ti thuhet Lider nje lloj spiuni dyfish

    Se ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    A mund ti thuhet Lider nje lloj manekini ne dore te mafjes nderkombetare.
    qe si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    A mund ti thuhet Lider nje supertradhetari
    qe si minister i jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon. dhe ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    A mund ti thuhet Lider nje vrasesi kesaj MONSTRE
    qe si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    NUK SHOH NDONJE NDRYSHIM MIDIS LUL UDBASHIT DHE XHAFERR DEVES….MIDIS 4 SHKURTIT 1944 ME 21 JANARIN 2011
    I VETMI NDRYSHIM ESHTE SE I KOLONELI GJERMAN E KRITIKOI RENDE XHAFERRIN ATEHERE ..KURSE ARVIZU I THA YLL NE NGJITJE DHE TANI DONALD LU E KA DOLLIBASH TE REFORMES SE DREQESISE.
    ………………….
    Normalisht me keto qe ka bere Lul Bashi me e vogla do ishte burgim i perjetshen dhe normalja Egzekutim bashke me Salen dhe Xenin si fillim.
    .
    Pse Lul Basha e hedh shurren perpjete?
    1.Sepse ne Hollande zoteronte nje pashaporte amerikane jane dhene dhe numrat e saj qe nuk ju sqarua kurre burimi.
    2.Sepse anti -ambasdori Arvizu i tha yll ne ngjitje kur akoma ishte i fresket gjaku ne bulevard..
    3.Sepse anti-ambasdori Arvizu ne menyre te lexueshme ishte me Lul Bashin ne votimet e Tiranes ku me “menget e perveshura” i vodhi hapur votimet e 2011
    4.Sepse ambasdorja amerikane M.R dhe ai i kosoves Kristofer Dell duhen te arrestohen nga gjykata e Hages per pothuajse 1 miljard dollare vjedhje e dokumentuar.
    5.Sepse drejtoresha e Ballkanit ne Amerike Victoria Nuland kur vinte per vizite ne Shqiperi e kishte merak ti fuste nje puthje ne faqe ketij bimbashi….A puthet nje kriminel ne faqen e gjakosur me gjak shqiptaresh (kokpalaresh.)
    6.Sepse Greqia suksesin me te madh pas L2B quante marreveshjen tradhetare te detit.
    7.Sepse ku Esat Pashe Junior kur viziton ameriken perqafohet me vellezerit e tij qe jane GRUPI (SILOGU) THELLESISHT ANTISHQIPTAR I HIMARES DHE VORIO EPIRIT.
    8.Sepse kur punonte ne kosove me UNMIKUN ishte menaxheri i dosjes per krimet e UCK ne shqiperi dhe kosove dhe per cudi ka koqevare qe nuk shikojne “nentoken e tij serbe..
    ……………….
    Shkurt:
    Segmente antishqiptare ne amerike dhe europe..por dhe stratege perendimore qe vlersojne me shume poziten gjeografike te Greqise apo Serbise ne BALLKAN
    NE NJE FARE MENYRE po perdhosin shqiptaret duke toleruar kuislinget e tyre gjoja me
    luften kunder te majtes/socjalizmit/komunizmit qe eshte kthyer ne nje terror i zi antikomunst 1000 here me i keq se vete komunizmi dhe ky eshte LUL BASHIZMI= qe ne nje fare menyre eshte nje lloj Xhaferr Deve Junior..

  2. eduart lamaj says:

    ne daten 25 qeshor edi rama do vazhdoj jet ne krye te ketij vendi basha nuk behet dot drejtues i ketij vendi ai nuk esht i zoti qytetaret kan vendosur qe te vodojn drejtuesin me te zoti qe ka pas shqiperia edi ramen

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    PD do vazhdoj te kete rrjedhje dhe munges pjesmarresish ne zgjedhje,si rezultat nuk do kete rezultate te dobeta.
    Parakalimi ne korsine e PD ,nga LSI, te kujton se asgje nuk eshte e perjetshme.
    PDIU perseri eshte e hetur,ajo ka marre dhe do marre nga PD,por jo nga PS dhe LSI.
    Pjesmarrja e disa ministrave ne qeverine Rama,nuk do sherbej rritjes se pjesmarrjes ne votime per PD.
    NUK E DI ,POR NE NJE RRJEDHJE NUK MUND TE KETE RRITJE !

  4. Anarko-Sindikalisti says:

    Disa analistë parashikojnë…, Me fjalë të tjera, në qoftë se…, Kështu që…, Me pak fjalë, në qoftë se …, Si përfundim, mund të thuhet se …, e terci e verci… ore a ka ndonje mendim te vetin ky?

  5. Petriti says:

    Nuk mund te behen kilomentra te shumta me karroc dhe Basha me karroce po lieviz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje