BATUTAT/ Rama kapet me qytetarin për gratë dhe thotë: Pa gratë jeta do ishte kot, për çfarë do luftonim pastaj?

2 Qershor 2017, 11:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takimin elektoral në komunën Cepo, në Gjirokastër.

Rama tha se PD-ja nuk ka femra, se nuk kanë vendosur në lista gra, prandaj sipas tij, Shqipëria duhet të votojë PS-në, për të votuar gratë.

Kjo është Republika e Re, Republika e burrave. Pa gra, e kuptoni ju që në 12 qarqe PD-ja do nxjerrë po pati fat 10 gra.

Gratë janë ato që na frymëzojnë, për ato e ngremë pushkën, se po të mos jenë gratë e vajzat, për ç’a do luftojmë ne?

Me njëri –tjetrin do luftojmë kot? Mos t’i futemi atij muhabeti…”, tha Rama.

Mirëpo një qytetar aty e ndërpret duke i ndërhyrë.

Ça ka ky. Lërë atë muhabet. A është i njohur ky në fshat?

Qenke model thonë gratë.

Ty të dashkan gratë e fshatit”, i tha Rama qytetarit.


20170602-104225 by e-d21

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje