Preç Zogaj: Berishën nëse nuk e pyet, nuk të ndërhyn. Por po e pyete, bëj gati vendimin. Basha vuri një bast të madh me listat, Topalli e Imami delirantë…

2 Qershor 2017, 11:00Politika TEMA

Preç Zogaj ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë dhe kundërshtitë ndaj Lulzim Bashës, në një intervistë për emisionin “Debati” në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku.

Zoti Zogaj, si i komentoni ju kritikuesit dhe akuzatorët brenda PD ndaj kryetarit Basha si Jozefina Topalli, Arben Imami e të tjerë?

Unë dhe Sali Berisha jemi dy nga 10 themeluesit e parë të Partisë Demokratike që vazhdojmë të jemi ende në politikë por edhe që kandidojmë për deputetë. Të tjerët, ose nuk jetojnë më si Gramos Pashko, Azem Hajdari ose janë tërhequr nga politika se Aleksandër Meksi. Në këto 27 vjet kam kuptuar shumë nga politika. Kjo që bënë Topalli dhe Imami ishte një veprim shumë i nxituar dhe një veprim i paprecedentë. Nuk ka një rast në Shqipëri, madje as në Evropë që ditën kur nis fushata elektotrale kërkohet shkarkimi i kryetarit të Partisë. Unë mendoj se ata janë nxituar. Nuk lidhet karriera politike vetëm me të qenit deputet ose jo. Unë jam shembulli i kësaj. Kam qenë deputet tre herë por kam dy lesgjislatura që nuk jam. Madje në zgjedhjet e vitit 2013 bëra dorëheqje si i 9-ti në qarkun e Shkodrës ku isha i sigurtë por u largova për parimet e mia. Njerëzit e pakulturuar në politikë shfaqen menjëherë delirantë. Ne sistem mazhoritar keta nuk do kishin fituar. Por unë dua të shtoj diçka. Kjo që ndodhi me këta kritikuesit nuk ka reflektuar fare në fushatë. Nuk ka ndikim fare dhe njerëzit nuk e shikojnë këtë si një problem.

A ishte kjo një listë që ju e vlertësoni të duhurën?

Lista e kandidatëve është basti i Bashës. E mendon ai se është e tillë dhe i takon atij. Derisa kemi këtë sistem, listën e bën kryetari dhe kjo gjë është e sanksionuar. Kreyetari Basha e ka thënë tashmë që një nga pjesët e marrëveshjes është edhe ndryshimi i këtij sistemi. Kjo është hera e fundit që lista e kandidatëve do hartohet nga kryetari. Por lista është e Bashës dhe e thashë edhe më sipër që ajo është basti i tij. Unë as nuk e mohoj e as nuk e pohoj listën. Çdokush mund të hartojë njëlistë dhe të thotë ky duhet dhe ky jo. Por kjo listë është basti i fituar i Bashës.

Zoti Zogaj, sa ndikon Berisha në vendimet e Bashës sepse ka një percetim, për më tepër edhe akuza, që çdo vendim ai e merr nga ndikimi i Berishës?

Kjo nuk është fare e vërtetë. Është inspirim i Partisë Socialiste për të krjuar një perceptim të tillë. Lulzim Basha është produkt i Sali Berishës dhe si i tillë ne nuk mund të presim sjellje të ndryshme dhe koncepte të ndryshme. Basha është një produkt i tij. Nuk mund të pritej që lideri i ri të mos kishte një raport mirënjohje për liderin e mëparshëm.  Në rastin e listës Basha e ka respektuar jo vetëm vedosjen e Berishës në listë por edhe vendosjen e shumë emrave ndaj të cilëve Berisha ka qëndrime pozitive. Është e vërtetë që Basha ka respektuar nje sasi preferencash të tij, por ama hartimi i listës është bërë nga Basha dhe nuk ka vend për dyshime. Hartuesi i listës është vetëm Luzlim Basha. Pastaj nga njohja që kam unë me Berishën ai funksion kështu: Nëse nuk e pyet, nuk të ndërhyn, por ama po e pyetje bëj gati vendimin.

Zoti Zogaj, nëse Partia Demoratike humbet zgjedhjet a duhet të largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike Lulzim Basha?

Së parti Partia Demokratrike do t’i fitojë zgejdhjet. Lista është basti i Lulzim Bashës dhe ai e ka menduar këtyë gjë. Por nëse PD pëson disfatë dhe këtu ka parasysh humbje të rëndë, jo kalkulime të tjera, Basha do marrë përgjegjësi për rezultatin. Nuk është fare nevoja ti kujtosh dhe kërkosh dorëheqjen. Ai jep dorëheqjen si kryetar.

Si i shikoni ju zgjedhjet për PD?

Partia Demokratike do ti fitojë zgjedhjet. Ajo është e para opzitë  në historinë e Shqipërisë që futet në zgjedhje me bilanc. A e imagjoni ju që pa realizuar dekrimianlkzimin dhe dekanabizimin se si do ishin këto zgjedhje? Sondazhi i IPR MARKETING e nxori 36 për qind. Pra, ditën e intifadës Partia Demokratrike tregon rritje dhe merr 36 për qind. Jam i bindur se në ditët e tjera të fushatës de ketë rritje dhe do jemi fitues sepse besoj në programin e Bashës.

11 komente në “Preç Zogaj: Berishën nëse nuk e pyet, nuk të ndërhyn. Por po e pyete, bëj gati vendimin. Basha vuri një bast të madh me listat, Topalli e Imami delirantë…”

  1. mimi says:

    Këllirë…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. Historian says:

    Ky ish-spiun i sigurimit ja ka nxire faqen Katolikeve ose keshtu jane te gjithe ata injorante te Veriut qe perfaqsohen me Frroke,TomDoshe,Prengaj,e bandite te tjere.

  3. artur says:

    Sherbetor mbeti gjithe jeten ky njeri i mjere!

  4. Barius says:

    Spiuuuun! majmuuuuun!

  5. Kris says:

    Spiuni Prec Zogaj! Servil edhe pas “vdekjes”!

  6. Deda prej Manatie says:

    Krymb plehi.

  7. enter dobici janulles says:

    O spiun dhe mashtrues ne zgjedhjet e 2013 rezultati ne Shkoder doli 6-5 per koalicionin e majte ti thua isha i sigurte si numri 9 ne liste dhe u largova per parime.Hipokrit i poshter.

  8. shushica says:

    Ti Preç ,kur thua qe Basha e vuri prape Berishen per kontributet ,deshmon se ke mbeteur akoma tek kanuni ,pavaresisht frazologjise qe perdor…Ti e mendon partine si prone private ….A e di ti Preç se si e trajtoi Merkel mentorin e saj Khol….A e di ti Peç se sa merita kishte Khol per bashkimin e Gjermanise ,per kalimin e bute te te gjitha vendeve lindore ne demokraci ,per transformimin e BE ne nje force te jashtzakoneshme … e megjithate Merkel e menjanoi plotesish vetem per ca fonde jo te rregullta …ndersa Berisha qe shkaterroi Shqiperne ,ekonomine ,shtetin ,te ardhmen mbetet akoma deputet sepse akoma PD eshte nje grumbullim primitiv anti perendimor ,antishqiptar …dhe ka politikane pme moral zero si Basha ,ti dhe te tjere ..Sepse e djathta ,odene bazohet ne teorite mooderne te kapitalit ndersa ju jeni teoriciene anadollake anarkiste…

  9. Arjan says:

    Sa te kete servile te tille sali kerma do vazhdoje Te mbijetoje , do vazhdoje te helmoje jeten e Nje populli te tere.

  10. fredi says:

    c’te thuash ty mor deliart te rrahu ne sy te djalit tend dhe vazhdon ti puthesh doren ,e drejta jote te besh c’te duash por mos u bej si prostitut e virgjer

  11. Lezhiani says:

    Spiun i perjetshem. Ky nuk turperon vetem vehten dhe familjen e tij, se turpin e ka ngrene me kohe por turperon gjithe katoliket e Lezhes.Prototipi i njeriut te pabese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje