Berisha del sërish bllof/ Dokumenti që tregon se makina për të cilën ai akuzon kryetarin e PS Kavajë, është e dikujt tjetër

2 Qershor 2017, 08:24Politika TEMA

Pak çaste më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” disa foto të një makine tip “Audi” ku pretendon se brenda saj ka pasur sasi kokaine e cila sipas Berishës, është në pronësi të kreut të Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja.

Ai është mbreti i spekulimit në Shqipëri dhe si instrument tani që është në moshë të thyer e nuk del më shpesh në media, përdor Facebook-un, por dhe një grusht mediash të financuara prej tij e të birit.

Këto media dhe disa të tjera pranë PD-së, kanë nxituar ta pasqyrojnë si lajm të vërtetë këtë postim të Berishës, pa e vërtetuar fare si qëndron e vërteta.

Por si qëndron e vërteta për rastin në fjalë?

Burime nga Policia e Shtetit pohojnë se makina në fjalë nuk është në pronësi të kreut të PS-së Kavajë, z. Gentian Daja, dhe për më tepër, burime të sigurta bëjnë me dije se në makinën tip “Audi” nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Nga ana tjetër, burime të sigurta konfirmojnë se arsyeja e ndalimit të shtetasve me “Audi” ka qenë një procedim ndaj tyre i para disa viteve, që nuk ka asnjë lidhje me Dajën apo me historitë që trillon Berisha nga 17-katëshi.

Siç shihet edhe nga dokumenti i mëposhtëm makina tip “Audi” është në pronësi të shtetasit me inicialet B.Q.

Vlen të kujtohet se kanë qenë të shumta rastet kur ish-kryeminstri Berisha ka dalë bllof me denoncimet e shpeshta në llogarinë e tij në “Facebook”. Rasti në fjalë ishte bllofi i radhës i Berishës, faktet hedhin poshtë pretendimet e tij.

2 komente në “Berisha del sërish bllof/ Dokumenti që tregon se makina për të cilën ai akuzon kryetarin e PS Kavajë, është e dikujt tjetër”

  1. TRAPI says:

    O SALI KOMUNISTI,,,PO E ASGJESON PD …SE KAQ E KISHE KONTRATEN ME SIGURIMIN,,,PD E RE NUK DO TE KETE PP BRENDA DHE SIG SHTETI….TANI SHKO TAKO NEXHMIJEN REHAT DHE THUAJI SE KOMUNISTI I PERMBUSHI DETYRAT E PP…TI VETEM DEMOKRAT NUK KE QENE,,,I HAJDUT DHE SPIUN PO…DHE NE TIRANE NUK DO TE FITOSH,,,,TE GJITHE NE DO TJA JAPIM VOTAT EDI KRITAQ RAMES…S JEMI SOCIALISTE POR TI JE ME I RREZIKSHEM SE NJE SOCIALIST,,,,

  2. servet says:

    Nuk e kuptoj ne keto 3 foto se pse paska dale bllof Berisha kur aty nuk jepet as emer as mbiemer qe te vertetoje nje person tjeter dhe jo Dajen si pronar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje