Rama: Vazhdojmë të jemi koalicion me LSI-në, kjo është fushatë

1 Qershor 2017, 22:30Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” tek sa foli për marrëdhëniet me Lëvizjen Socialiste për Integrim, deklaroi se momentalisht vijon marrëveshja me aleatët.

Rama tha se kjo është një fushatë elektorale dhe disa gjëra janë të pranueshme.

“Momentalisht vazhdojmë të jemi koalicion me LSI-në, kjo është fushatë,” nënvizoi Rama.

I pyetur lidhur me bashkëpunimin me ministrat e LSI-së, ai thotë se bashkëpunimi me ministrat ka qenë i mirë.

“Unë nuk i ndaj, çfarë është e mirë është e mirë. Nuk jam si LSI-ja që ca gjëra i ndan. Unë jam i sigurtë se bashkëpunimi me ministrat  që kam punuar ka qenë i mirë,” tha Rama.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje