Kryeministri Edi Rama ka deklaruar prerë se pas 25 qershorit nuk do të qeverisi në koalicion me PD-në.
Ai tha me tej se PS do të siguroj 71 mandate dhe do të qeverisë vetëm.
Fevziu: Pas 25 qershorit do të qeverisni bashkë?
Rama: Jo, nuk do të qeverisim.
Ndërkohë, Rama ka folur edhe për zgjedhjen e Ilir Metës president.
Rama është shprehur se zgjedhja e Metës president është arrogancë, por zgjedhja e një individi i cili është përfaqësues i votuar nga shqiptarët në parlament.
Dhe i cili, sipas Ramës, përfaqëson si askush tjetër Partinë Demokratike pa qenë anëtar i PD-së dhe pjesën tjetër pa qenë pjesë e pjesës tjetër.