Debat televiziv Rama-Basha? Ja si i përgjigjet kryeministri ftesës

1 Qershor 2017, 22:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me ftesën e liderit të PD-së Lulzim Basha për një debat televiziv.

Ai thotë se nuk ka ndërmend t’i japë këtë mundësi Bashës pasi i është lutur për tre muaj për dialog dhe nuk ka pranuar.

“Unë jam me njerëzit çdo ditë. Një shfaqje ku shkëmbehen muhabete që njerëzit i kanë dëgjuar nuk kam ndërmend ta jap. Nuk jam këtu në këtë fushatë ta ndihmoj Lulin.

Debati është kërkesë e një politikani që nuk ka asgjë për të humbur dhe kërkon të kapet pas debatit për tu përjekur të kapi ndonjëgjë. Qytetarët veç atë nuk kanë nevojë ta dëgjojnë,”tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje