Gazeta “55”/(29 mars 1998, f. 4; 3 prill 1998, f. 6; 4 prill 1998, f. 6; 5 prill 1998, f. 6; 7 prill 1998, f. 6; 9 prill 1998, f. 6; 10 prill 1998, f. 6; 11 prill 1998, f. 6)
Nga Valentina Milo
(pseudonim i Fahri Balliut, si bashkim i emrit të Valentina Dukës dhe Paskal Milos)
Fahri Balliu, pronari i gazetës ku është botuar ky shkrim i gjatë për udhëheqësen e listës së kandidatëve të PD-së për Qarkun e Korçës në zgjedhjet e vitit 2017, është edhe babai i numrit 4 në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Korçës, Klevis Balliut.
Nga shkrimi i mëposhtëm do të shikoni se Fahriu e akuzon Valentina Dukën si spiune të Sigurimit, si dashnore të Paskal Milos, si sorosiane, si femër me lesh në mjekër etj. Madje Valentina Duka akuzohet në këtë shkrim se ajo ka hyrë në PD me mision që kur kjo parti të vinte në pushtet (1992), kjo zonjë të merrte poste të cilët do t’ i përdorte në dobi të planeve të Sorosit dhe për ringritjen në detyra të militantëve socialist.
Për këtë shkrim të gjatë dhe shumë të ashpër, që është padyshim shkrimi më fyes i bërë ndaj një femre me profil publik në historinë e shtypit shqiptar, Valentina Duka nuk kanë ndërmarrë asnjë hap ligjor në Gjykatë ose Prokurori ndaj Fahri Balliut./Citynews
Ja shkrimi i plotë:
Valentina Duka, një kujtim i keq i filologjisë shqiptare
Në fillimin e vitit shkollor 1993-1994 në borderonë e Fakultetit të Filologjisë shfaqet emri i një zonje trupgjatë me një pamje gjoja të përvuajtur që ia theksonte edhe më tepër goja e hapur përherë. Kishte vite që ishte harruar pa nam e pa nishan në auditoret e tij e befas u shfaq papritur në korridore duke ecur me një hap të ngadaltë sikur të ishte me armë. Dy-tre pedagogëve më të moshuar të fakultetit iu fanit përnjëherësh në kujtesë një sekretare e tërbuar rinie e vitit 182-1983 që, po ta lejonin, ishte gati të çonte para skuadrës së pushkatimit jo një e dy, por shumicën e vajzave të fakultetit, që në atë kohë kishin filluar të mbanin ndonjë mikrominifund ose të prisnin flokët shkurt si djemtë, pasi ajo mbante vetë bishtaleca.
Pasi pyetën andej-këndej (kujtesa kishte bërë të vetën) morën vesh që ishte pikërisht ajo, tëpkë e tërë siç thonë korçarët, Valentina Kolçe, ose Duka, sipas burrit.
Zonja në fjalë ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1960 (Fahri gabon këtu, ajo ka lindur në 1959), në familjen e një ish-kryetari të Degës së Punëve të Brendshme, sipas publicistit Rudolf Marku(edhe dy herë deputet i PD-së në atë kohë), pohim të cilin ajo ende s’ e ka përgënjeshtruar.(Këtu interesante është se Zonja Duka nuk ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj Fahriut)
Të ishe e bija e një ish-kryetari dege të Punëve të Brendshme ose edhe qoftë e një drejtori të Sigurimeve Shoqërore, siç thonë ndryshe disa, do të thoshte atëherë të bëje pjesë në elitën politike të një qyteti dhe aq më tepër të Korçës që mbahej si një nga qendrat më të mëdha të Shqipërisë politike.
E megjithatë shokët e shoqet e saja të gjimnazit e mbajnë mend si një vajzë jo mendjemadhe, por të shoqërueshme që i jepte nur e lezet çdo ambienti rinor. Bile edhe shumë grupe xhirimi të kinostudios “Shqipëria e Re” kur kanë bërë filma në Korçë i janë mirënjohës shoqërimit të saj. Ende nuk datohet saktë nga valentinologët se kur asaj i filluan për herë të parë krizat e egërsisë në sjelljen me të tjerët. Disa thonë nga viti i fundit i gjimnazit atëherë kur për të marrë një të drejtë studimi të privilegjuar ajo mësoi nga familja artin e luftës së klasave, disa të tjerë shprehen për vitin e parë të Universitetit kur ajo ndjeu se “e para e katundit ishte e fundit e kryeqytetit”, kur disa njohës të mirë të saj e lidhin këtë me një sjellje të pahijshme ndaj saj të një grupi të rinjsh korçarë në pushimet midis gjimnazit dhe universitetit.
Më mirë për këto mund të dëshmojë ish-shoku i saj i gjimnazit, deputeti i dikurshëm grekofil i Korçës, Ilir Manushi, me të cilin e kemi parë shpesh në televizor të rrinin bashkë në aktivitetet e Partisë Demokratike. Gjithsesi, në vitin shkollor 1979-1980, pikërisht në periudhën kur të drejtat e studimit për shkak të buxhetit të atrofizuar të ekonomisë socialiste, ishin pakësuar shumë në Shqipëri, bash në Korçën e mijëra të rinjve e të rejave të talentuara që kanë lënë gjurmë kudo në vendin tonë, Valentina Dukës i jepej e drejta e studimit në një degë të lakmuar për rininë e atëhershme, për histori.
Është gjatë viteve studentore që siç ka pohuar vetë në shtyp Valentina Duka, u njohën për herë të parë e krijuan respekt reciprok me pedagogun Paskal Milo. Se mbi ç’ baza u krijua ky respekt, kjo është punë për ta hulumtuar ata që do të shkruajnë monografinë e këtyre.
Ky respekt u thellua edhe më tej me caktimin në vitin 1982 të zonjushës Vali si sekretare e përgjithshme e rinisë komuniste të fakultetit. Ai vit ka qenë me të vërtetë fatlum për të, sepse siç kemi mësuar nga shtypi në periudhën e demokracisë, pas këtij viti, me vendim të Byrosë Politike u hoqën spiunët nga rinia studentore. Pra Valentina Duka ka qenë sekretarja e fundit e përgjithshme e rinisë komuniste në Fakultetin e Filologjisë që për probleme të rinisë i drejtohej Sigurimit!
Besim i madh për besë! Dhe këtë me siguri Valka e ka justifikuar siç e dëshmon edhe karriera pasuniversitare.
Shtatori i vitit 1983 do ta gjente këtë vajzë të emëruar në Institutin e Historisë. Zërat e ligj pëshpërsinin se për këtë ka ndërhyrë vetë bashkëkrahinasi i saj e ndoshta kushëri, kandidati i Byrosë Politike Qirjako Milahi, po ne s’ duam t’ i besojmë! E ç’ rëndësi ka kjo në fund të fundit kur asaj tashmë i ishte hapur dera për t’ u bërë historian profesioniste.
Për të filloi një jetë e re. E caktuar në sektorin e historisë së periudhës së pas pavarësisë në Shqipëri (1912-1939), vogëlushja jonë e re përpiqej të kuptonte diçka nga bota e madhe e shkencës, por më kot. Historia s’ ishte si rinia. Ajo donte punë, vullnet, këmbëngulje, gjëra të cilat ishin jashtë interesave të saja.
Në vitin 1989, pas një rimorkimi kolegësh, e gjora vajzë qullosi një disertacion për autoqefalinë e Nolit që s’ ish gjë tjetër veç një citatomontazh i thënieve të të tjerëve. Gjithsesi, “Nafija” e Institutit të Historisë u bë doktore e shkencave. Tani s’ i mbetej gjë tjetër veçse të martohej. Për këtë Zoti kish lindur në katundin Funar të Elbasanit një djalë deli nga një familje me partishmëri që kish studiuar në Turqi për osmanolog, Ferit Dukën, me të cilin punonin së bashku në Institutin e Historisë. Aq shumë kanë qenë dashur dhe e duan njëri-tjetrin saqë kur Vali u bë dekane, Feriti i vinte në fakultet çdo ditë duke i qëndruar gjatë në zyrë saqë shumë të panjohur e morën për bodyguard të saj!
Vitet kalonin. Karruseli i jetës rrotullonte edhe vitet e Valentinkës. Sikur të mos ishte dhjetori i 1990-ës ajo do të kishte mbetur një punonjëse e thjeshtë në Institutin e Historisë.
Por kthesat e mëdha historike kanë edhe ato ironinë e vet. Ndërsa intelektualët e vërtetë, për shkak të dyshimit intelektual që i bashkëshoqëron gjithmonë në rrugën drejt lirisë së tyre, ngurrojnë të përfshihen që në fillim në to, është vërejtur pothuajse përherë që në të tilla raste dalin specie të ulëta njerëzore si Tinka jonë që janë gati të rrëmbejnë edhe flamurin për liri kur nuk i ndal njeri. E tillë ishte edhe Valentina Duka.
Fati i mirë e solli për të që selia e dytë e Partisë Demokratike të ish në Rrugën e Kavajës pranë Institutit ku punonte. Shpesh herë në oborrin e selisë shkelte edhe këmba e saj, jo vetëm thjesht për t’ u përpjekur për të bërë sfilatë bukurie të dështuar që pa nisur, por edhe për të projektuar ëndrrat e karrierës.
Do të vinin pastaj aktivet e grave demokrate ku ajo do të fliste radhë e pa radhë si altoparlant i prishur; zgjedhjet e 22 marsit në të cilat puna e saj prej kordinatoreje nuk do të kishte vlerë të madhe sepse dihej qysh përpara rezultati, si dhe disa artikuj grafomanë për diasporën tonë në Amerikë, që do ta nxirrnin në pah zonjën korçare nga opinion injorant si një grua gjoja shumë inteligjente, medemek e shkathët etj.
Ishin pikërisht këto rrethana që e shtynë dhe ekipin e ri drejtues të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit që në vitin 1993 ta merrnin si përgjegjëse të katedrës të Historisë së Shqipërisë. Në këtë kontribuoi edhe përbërja e kësaj katedre e cila mundësoi që zonjëza në fjalë, pa u dalluar asnjë ditë në karrierën e saj profesionale, qoftë edhe për një mikropunim të vërtetë shkencor, tashmë ta hidhte veten në një nga katedrat më të rëndësishme të Albanologjisë.
O tempora, o mores (o kohë, o zakone) do të klithnin ata që e njihnin nga afër çfarë tiryfyçke ishte. Por inatin t’ ia kemi por hakun të mos ia hamë. Qysh prej ditës që ajo mori postin e mësipërm, të dy burrë e grua kishin marrë vendimin për të shkuar përpjetë në qiejt e pushtetit. I shoqi, alias burri i saj, për të shtyrë edhe më lart karrocën e karrierës së gruas së vet, që kishte filluar të pajisej me stopa blu pesudodemokrate, filloi të punojë papushim si një kalë i vërtetë me organizimin e sindikatave, duke trokitur patkonjtë pranë instituteve të Akademisë së Shkencave. Punë fisnike, për nder! U gjet për të sindikuar gjithë ata burra me mjekër e mend, një burrë që belbëzon e s’ di të bëjë kuvend!
Natyrisht, novacioni më i rëndësishëm “made in familja Duka” që mbetet rast i paprecedent në historinë e publicistikës botërore, duhet të studiohet patjetër nga “publicisti” Bashkim Gjergji, është një derro artikull (po që i hapi derën e shtetit) për miratimin me Asamblenë Kushtetuese të projekt-kushtetutës (Është fjala për projekt-kushtetutën e vitit 1994), i shkruar së bashku në një kooperim aq të ngushtë familjar, sa thua të besohej se s’ bëhej fjalë për dy autorë, por për një qënie biseksuale ose siç thuhet në shqip deledash.
S’ ke ç’ t’ u thuash! I kishte karriera këto! Aq shumë mendonin mendonin për të sa atë kohë ishin gati që po të realizohej pa shpenzime ose të sponsorizohej nga bordi i përgjithshëm i Fondacionit “Soros”, ku figura nr. 1 ishte Paskal Milo, beniamini i saj. Përtej një “humori të zi” e vërteta është tronditëse. Vogëlushja korçare s’ e kishte harruar origjinën. Ajo ruante ende në shpirt urrejtjen për çdo demokrat që kishte mbi krye. Duke përfituar nga njohjet e rastësishme nëpër aktivitete me pushtetarë ajo filloi t’ u përkëdhelte sedrën e tyre e t’ u kërkonte haraç!
Haraçi i parë ishte për pjesëmarrjen aspak me dëshirën e vet në emisionin televiziv me pesë seri që realizoi në verën e vitit 1994 televizioni ynë (RTSH) mbi Vorio-Epirin. Duke përfituar nga kërkesa dashamirëse e historianit të mirënjohur Sherif Delvina, ndaj të cilit ajo rrinte si amatorja ndaj profesionistit (gjë për të cilën ajo më vonë u soll me mosmirënjohjen më të madhe), i cili e ftoi që të merrte pjesë në emision jo për kokën bosh, por thjesht sepse nevojitej që në masën e madhe prej 20 vetësh të të ftuarve të kishte edhe një historian ortodokse, ajo pasi mësoi nga Sherifi si të fliste përmendësh për një orë në televizion, filloi t’ i kërkonte rektorit të atëhershëm të Universitetit të Tiranës Raimond Sherko që për këtë shërbim kombëtar që paskish bërë sipas saj, duhej të emërohej zëvendësdekane.
Dhe për këtë e kish gjetur edhe kë do të zëvendësonte. Meqë sipas saj s’ duhej të qëndronin dy zëvendësdekanë nga dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe, ndonëse ato atëherë sapo ishin ndarë (si degë), atëherë duhet të ikte njëri prej tyre e kolltukun e të larguarit ta ngrohte prapanica e saj. Në fillim i vuri syrin Aurel Plasarit, meqë si spiune që ishte, e kishte ndjekur hap pas hapi, e kishte regjistruar që ky s’ ishte në rregull me detyrat e tij si zëvendësdekan. Pasi kjo dëshirë i dështoi për shkak të argumentit të të kundërtës nga dekani në rektorat, iu qep zëvendësdekanit tjetër, Shezai Rrokajt, sepse ai e kishte patur babanë minator komunist, kur kësaj i kishte vdekur pasi kishte qenë drejtor.
Ç’ këmbëngulje mushkash të tërbuara drejt lartësive.
Meqë edhe ky sugjerim me spond i Valentina Dukës përmes Raimond Sharkos u kundërshtua sërish me argumenta prej dekanit, atëherë le të mbante dekaninë mërinë e perëndive të luftës si Vali!
Filloi breshërinaja e shpifjeve pa din e pa iman të inicuara prej Valentina Dukës ndaj dekanit të atëhershëm Koçi Petriti ku gjithçka u kthye përmbys saqë ky i fundit doli një “vampir” që s’ kishte bërë asnjë të mirë gjatë kohës së qëndrimit të tij në fakultet përveç që kishte marrë Valentina Dukën!
Në mesin e tetorit të vitit 1994 do të ishte përsëri Paskal Milo që përmes rektorit të atëhershëm Raimond Sharkos, që kishte studiuar në Francë me Gjinushin, do ta shkarkonte Koçi Petritin për të vënë Valentina Dukën.
Muk jam i sigurt, po më duket se emërimi si dekane i Valentina Dukës është bërë fiks më datën 16 tetor, në ditën e lindjes së shokut përherë të dashur për të Enver. Vetë protagonistja në fjalë do ta festonte këtë emërim në ilegalitet të plotë nga atdheu i vet, në Austri, ku kishte vajtur për një “piknik” vjeshtor me paratë e bordit për arsimin e lartë të Fondacionit “Soros” ku bënte dhe bën pjesë edhe një bashkëluftëtare e saj e armëve Floresha Dado.
Siç duket, aq i pamerituar ishte emërimi i saj si dekane sa i skuqeshin faqet, edhe në ato pjesë si mallkim gjenetik i babait nga Qyteza e Devollit ku e ka origjinën kishte bërë që t’ i mbinte një push i dendur sa një korije.
Nuk u kthye nga Austria veçse një javë më vonë, pasi kolektivi i fakultetit si një rrufe pritëse e kalitur në vite me kësi emërimesh e kishte mbytur në vetvete zjarrin që kishte shkaktuar “vetëtima Duka”. Po të perifrazonim vargjet e një poeti për të cilin kemi shumë respekt do të thoshim:
“Ai s’ ish emërim, ai ish vetëtimë!
Në qiellin e fakultetit me re e suferinë.”
Dhe vërtet ato ditë u shfaqën disa re e oshtiu një suferinë që e bëri dekaneshën të strukej e të mbyllej brenda zyrës së saj si në një qelë murgeshe që ka bërë shumë mëkate për të cilat s’ mund të lahet sikur të rrëfehet edhe para Papës.
I pari që trokiti si i druajtur, sikur s’ i besonte as vetë dhe e shkundi nga nemitja e mëkatares së pandreqshme në atë zyrë që u bë më vonë simotër me zyrën e tij në Partinë Social-Demokrate ishte bashkëautori në emërim siç e kemi shpjeguar në numrin e fundit, ose dekani në hije qirje Paskal Milo. Dera u hap ngadalë e befas shoku që kishte pësuar zonja nga mbidoza e gëzimit të tepërt që kishte provokuar sihariqi, u mpak, goja gjithmonë e hapur u riçel, e festa e “ripushtimit” të fakultetit nga neokomunizmi u kalua me një kokteil pijesh që e porositën nga sekretarja. Këtej e tutje menyja e qirasjes për Paskal Milon kur vinte nga një orë përditë në fakultet, me përjashtim të rasteve kur ishin jashtë shtetit të dy me paratë e Sorosit, për pseudosondime arkivash, u kthye në ritual magjik që edhe helenët e Apolonisë së Fierit që i njihte mirë Paskali do ta kishin zili për mitin që krijoi në Universitet.
Ora 9:00 e çdo dite u kthye në një orë tabu për praninë jo vetëm në zyrën e saj, por edhe në paradhomë qoftë për pjestarët e personelit të fakultetit përfshi edhe zëvendësdekanin, qoftë edhe për ndonjë të huaj jashtë godinës. Bile në atë orë edhe linja telefonike stakohej nga priza për të shijuar kumbimin e fjalëve vluese, urhdëruese të Paskal Milos për greqizimin e fakultetit. Kishte ardhur koha e legjendave të realizueshme. Në një legjendë të tillë me “careshë Valentina Dukën” e Paskal Milon do ta gjente fundvjeshta e vitit 1994 fakultetin e filologjisë.
Si për paradoks ato ditë Partia Demokratike e Valentina Dukës e denoncoi Partinë Social-Demokrate të Paskalit për tradhti kombëtare.
Ndërkohë, binomi i bashkëshortëve Duka përuroi fillimin e veprimtarisë antikombëtare të pas-kalit të shovinizmit grek.
Ato ditë mes tetori, kur në tapetin e zyrës të së shoqes derdhej pa teklif shampanjë e kampari për nder të mysafirit urues Paskal Milo sipas zakonit të lashtë shqiptar që “Miku është zot shtëpie” (atëherë ai ishte deputet dhe i binte të ishte mik) të kritikuar nga Baleta se në rradhë të parë sot është vetë pronari, njeriu që kishte dashur të rimorkionte në jetë Valentina Dukën, bashkëshorti i saj Ferit Duka do t’ i rimorkohej vetë me një mijë e një hilera një delegacioni shqiptarësh që do të merrte pjesë në një konferencë ndërkombëtare historie në Ankara të Turqisë e do të bënte kërkime në Arkivat e Stambollit për regjistrat osmane të pushtimit turk. Ishte përsëri historiani i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare Sherif Delvina të cilit do t’ i lutej si varfanjak Feriti që ta merrte si njohës të osmanishtes në këtë delegacion. Sherifi i shkretë, ngaqë nuk i njihte skutat e minjve që brenin historinë e Shqipërisë nga ku kishte dalë edhe Ferit Duka, që ishte gati për çfarë t’ i thoshin padronët e dikurshëm të rinisë, vajti deri tek zëvendësministri i atëhershëm i jashtëm, Arian Starova për të kërkuar para për historianin e Fierit.
I pajisur me para si pjestarët e tjerë, Feriti, i ngarkuar qysh në Shqipëri me detyra antikombëtare, as që e pati mendjen te konferenca ndërkombëtare e historisë ku ai ndodhej jashtë çdo orbite debate shkencor si qënie, por për të përmbushur porositë e lobit grekofil të gruas së vet.
Në kthim nga Ankaraja ku ndenjën disa ditë në arkivat e Stambollit, ai kreu si një debatikas i vërtetë një pirateri shkencore të denjë nëse do të kishte, për çmimin antikombëtar “Spiro Milo”(komandant i andartëve në Himarë), në fushën e grekofilisë.
Ndërsa i mënjanoi me marifet kolegët që e shoqëronin në nxjerrjen e defterëve të vjetër osmanë vetë u mor me defterin e vitit 1694 ku ishin të regjistruar banorët e krahinës së Dropullit. Është një defter-kyç për historinë e Vorio-Epirit ku del lakuriq e vërteta verbuese për grekët e sotëm se më 1694 në Dropull s’ kishin ardhur ende bujqit çifçinj arumunë të Pindit që quheshin sarakaçanë (fukarenj të fukarenjve) që u greqizuan më vonë dhe u sollën si raja minoritare. Pra Dropulli del aty si truall i mirëfilltë etnik shqiptar.
Për këtë arsye, Feriti donte ta merrte për vete këtë defter që pasi t’ i shkulte shumë fletë të rëndësishme gjatë rrugës ta dorëzonte të masakruar në Tiranë. Prandaj gjatë gjithë autostradës Stamboll-Shkup ai do ta vinte në vend të jastëkut këtë defter zhdukja e disa faqeve të të cilit do të ishte kontribut i çmuar për karrierën e mëtejshme të së shoqes të vënë tashmë në shërbim të bordeve të shumta ku bënte pjesë qysh prej disa vitesh e që kishin një nënë: nënën fizike, shpirtërore e materiale të Paskal Milos, Helladën e famshme, Greqinë. Me kësi veprimesh rruga e Valentina Dukës drejt shumëfishimit të posteve edhe si zëvendësrektore ishte e hapur. Pritej vetëm ndërhyrja e Karamuçës, atasheut-fans të saj në ambasadën greke, te rektori i atëhershëm i Universitetit të Tiranës për t’ u bërë kjo gjë.
Sipas publicistit Rudolf Marku, i cili ende s’ është përgënjeshtruar, rreth mesit të vitit 1994, me ftesë të zotit Karamuço, atasheut të atëhershëm kulturor të ambasadës greke, dekania Duka do të shpërblehej për ruajtjen e linjës grekofile në katedrën e historisë duke u ftuar me shpenzimet e ambasadës në një ceremoni të paharrueshme për të në Greqi, në dekorimin e grave të dalluara vorio-epirote në përhapjen e gjuhës dhe kulturës greke në Shqipëri. Është pikërisht në këtë ceremoni që sipas gazetës “Republika”, u dekorua edhe një korçare që u kishte mësuar ilegalisht shumë njerëzve greqisht në Korçë. Nga ky aktivitet disa njerëz në Tiranë ruajnë një fotografi ku vezullon ndritshëm në rreshtin e parë të grave vorio-epirote edhe fytyra nazike e Valentinës me një palë vathë sa një patkua. Në sfond shfaqet harta e Vorio-Epirit, ku Korça e kësaj plangprishësje përfshihet brenda kufijve të Greqisë.
Ende edhe sot na habit guximi i këtij produkti të bidonvileve të shoqërisë korçare për t’ u tubuar kaq hapur me armiqtë shekullorë të Shqipërisë. Një gjest i këtillë s’ mund të shpjegohet ndryshe veçse me një venë të lindur amoraliteti në damarët e trupit të saj. Por a mund të gjendej turpi në simbioza të tilla injorance, ligësie, barbarie e tradhtie? Ajo në fotografi buzëqesh si torollake e duket sikur një dorë e padukshme (ndofta dora e Paskalit, mikut të Karamuços, që e ka njohur me Valin) e ka salduar njësh me karrigen e s’ e lë ta braktisë sallën edhe sikur ta ketë marrë vesh në atë moment përse organizohej kjo ceremoni.
Me këtë bagazh aktiviteti jetësor nisin edhe veprimet e para si dekane. Një ndër shkresat fillestare që firmosi ishte edhe emërimi si pedagog në katedrën e gazetarisë të një çuni të padëgjuar ndonjëherë në shtypin e Shqipërisë, të Toli Arapit, djalit të Fatos Arapit, figurës të letërsisë së realizmit socialist në Shqipëri me poemat “I përkasim komunizmit”, “Alarme të përgjakura” etj.
I biri i Fatos Arapit zbriti si një “Ufo” në katedrën e gazetarisë nga galaktikat e jetës së vet. Pasi kishte nisur studimet për ekonomi e kishte përfunduar aksidentalisht në letërsi, i diplomuar me bejtexhiun e Labërisë xha Selim Hasanin, që kishte ikur nga kjo botë pa e ditur se pas vdekjes së tij njëfarë Toli Arapi do ta nxirrte si stilistin më të mirë të poezisë popullore, djalkën në fjalë e kishin marrë për dore miqtë e babit dhe e kishin emëruar në katedrën e letërsisë së Institutit të Elbasanit. Meqë kilometri 29 i Qafës së Kërrabës i dha për shumë kohë një diare goje, nxorri për të mos vajtur, sëmundjen me diagnozën më origjinale në botë “alergji ndaj udhëtimeve”. I përplasur romba për tomba si bashkëpunëtor në Radio Tirana, ai siç duket ndjeu alergji edhe nga radioja ku u hodh si përkthyes. Pa asnjë aftësi pedagogjike për të folur, po të perifrazonim Jovan Bregun e komedisë “Pallati 176” për Aleksandrin, do të thoshim se Tolka, ende edhe tani 35 vjeç fle me mamanë në shtrat sepse i ati, Fatos Arapi, ka kohë që ka braktisur gjumin bashkëshortor, për të ndenjur zgjuar natën kur i shkruan letra përshëndetëse Komitetit të Shpëtimit në Vlorë të cilat i disponojmë.
Tolka që s’ njeh me emra as gazetat shqiptare, jo më ato botërore që jep mësim, u bë object talljeje si Adhamudhi. Por kur të ze e keqja hapi derën. Hanxharit prej kasapeje të satrapes Valentina s’ do t’ i shpëtonte askush. Së pari u ther përbërja e këshillit shkencor të fakultetit: dy drejtorëve institutesh, të gjuhë-letërsië dhe historisë, Bahri Beci dhe Kasëm Biçoku, iu prenë kokat në gijotinën e firmës së Valit, për të mos marrë pjesë më në mbledhjet e këshillit si të paaftë. U bë macja të pijë uthull! Mirëpo ajo e pinte pa u dehur aspak. Më pas përjashton nga këshilli edhe përgjegjësin e katedrës së letërsiëë Rinush Idrizin, pedagogun Bardhyl Matraxhiu, studiuesin Gjergj Zheji etj., pa iu dridhur qerpiku. Rinushin e shkatërron edhe si përgjegjës i katedrës, sepse i kishte mbetur merak që Floresha Dado, mikesha e vet e Fondacionit “Soros”, që e sponsorizonte për udhëtime me burrin në Janinë, Ohër e deri në Londër, kishte mbetur pa post. Donte ta vinte atë në vend të Rinushit por ngaqë do të demaskoheshin shumë u refuzua nga rektori Raimond Sharku. Kështu dimri 1994-1995, përveç kusureve të motit, do të sillte edhe tajfunin “Valentina” në brigjet e Fakultetit të Filologjisë, filloi t’ i shkelte me këmbë arat që sapo mbolli brezi i mëparshëm drejtues, e t’ i bënte lesh e li. Askush nuk ia hidhte dot frerët në gojë se ajo i këputte. Sa të kishte simpatinë e Karamuços asaj askush s’ i dilte përpara. Në këto kushte ajo po synonte për maja të reja fuqie. Rektori Sharko vërtet u shkarkua por një bie mijëra ngrihen.
Pranvera e vitit 1995 ka qenë me të vërtetë e artë për të. Në maj të atij viti ajo për të plotësuar kuotën e grave drejtuese emërohet edhe zëvendësrektore. Të vinte me tërë mend të ulërije: “Bir Selman i nënës kë të qaj më parë!”
Historia komuniste e vendit tonë njeh disa raste grash drejtuese që, në kuptimin e plotë të fjalës, ishin bisha të vërteta në qëndrime si Eleni Pashko, Jorgjie Peçini etj., por kjo ndryshonte se ishte kamufluar në kohën e demokracisë e dinte pak anglisht, si për t’ u dukur liberale. Liberale i thënçin, se nuk ka patur femër më dashakeqe e ambicioze ndaj çdo fryme liberalizmi në marrëdhëniet e saj me pedagogët e studentët. Kujton jetën e saj të kalbur e bëhet ziliqare për jetën e lumtur të të tjerëve. Kompleksi i inferioritetit i kishte depërtuar thellë në poret e ndërgjegjjes, sa nuk pranonte asnjë vërejtje, kishëllë a qortim. Kolegët zëvendësdekanë s’ i pyeste fare e thoshte: “Këtu do të bëhet si them unë e s’ ka tjetër”. Mirëpo filluan t’ i shfaqen magjistricat e Makbethit.
Kulmi i “terrorit të kuq administrativ” të shpërthyer nga “kapterja” e vetëgraduar Valentina Duka që tashmë e trajtonte fakultetin si kazermën e saj ishte propozimi i dërguar rektoratit për shkarkimin e zëvendësdekanit për anën shkencore Aurel Plasari. Që do të dilte një ditë ndonjë mace për të kafshuar luanët, kjo as që mund të përfytyrohej! Po ja që edhe në trungun e shoqërisë njerëzore mbijnë kërpudha helmuese.
Meqë rektorati ia hodhi poshtë propozimin me argumente, buzët e kësaj zbërgonje u varën aq shumë sat ë kujtonin vargjet “Zonjës Valentina s’ po i qesh nuri, i janë varur buzët si strehë ahuri”.
Fill pas kësaj, meqë u bë edhe zëvendësrektore, mendoi të futej në fjalorin e ardhshëm enciklopedik shqiptar si gruaja dhe burri i parë shqiptar njëkohësisht që mbante katër poste: shefe seksioni, shefe katedre, dekane e zëvendësrektore, duke ia kaluar edhe Paskal Milos. Aq fuqiplotë e ndjente veten sa i merrte vendimet në dekanat edhe kur ishin zëvendësdekanët jashtë shtetit.
Me këtë rast duam të ndriçojmë me projektorin tonë të fakteve një njeri që rrinte i padukshëm, por që si një eunuk i vërtetë i shërben dekanes Valentina Duka gjatë kohës së “mbretërimit” të saj. Është fjala për Rahmi Memushajn përgjegjësin e atëhershëm të katedrës së gjuhës shqipe. Me Valentina Dukën do të ushtronte profesionin e eunukut duke i shërbyer me përulje në përpilimin e shkresave ndërsa ajo ishte e zënë me takimet e përditshme kokë më kokë në orën 9 me Paskal Milon. Rahmiu e bënte shkresën, vinte në paradhomë e priste në kolltuk derisa të largohej Paskali, të cilit i përulej deri te thileja e xhaketës. Futej brenda, dorëzonte shkresën, merrte një buzëeshje nga Valentina e s’ ndjente asgjë sepse kishte tre dekada që tridhej mendërisht e fizikisht si eunuk shpirtëror e material nga Partia e Punës.
Në Fakultetin e Filologjisë u soll për kancelar njëfarë Dalip Sota, ish-pedagog i Fakultetit Ekonomik, që para se të vinte për të studiuar në Universitet kishte punuar për shtatë vjet rresht si këpucar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Enver Hoxhës. Ky njeri, po ashtu si dinte të qepte këpucë, di edhe të qepë fate njerëzish duke i pushuar nga puna pa zbatuar as nenet më elementare të Kodit të Punës e duke harruar se në detyrën e kancelarit vinte pas pushimit nga puna me nenin 24/1, gjë për të cilën kishte qarë me ditë të tëra në rektorat. Me ardhjen kancelar të Dalip Sotës, Valentina mbeti e vetme në vendime. Cfarëdo që të thosh ajo, ai lepe-peqe.
Pasi kishte marrë hak brenda në fakultet, ajo po përgatitej për të zgjatur shpatën deri atje larg në Korçë e për të prerë koka. Në një nga artikujt e mëparshëm të këtij cikli iu kemi përmendur Ilir Manushin , ish-deputetin grekofil të parlamentit të parë pluralist, që qysh në vitin 1991 kishte kundërshtuar lidhjet me vendet islamike. Ky shok i ngushtë gjimnazi i Valentina Dukës, me të cilin e kemi parë të rrinin me karriget ngjitur në aktivitetet e Partisë Demokratike, më 1995 ishte shkarkuar nga Ministër i Ndërtimit e donte të hakmerrej ndaj atyre që mendonte se ishin shkaktarët e kësaj gjëme, siç e kuptonte shkarkimin ai, nipi i Ilo Kodrës, sekretarit të Ramiz Alisë. Disa fqinj të Ilir Manushit, që banonte në qendër të Tiranës prapa Muzeut na kanë treguar me sinqeritet e çiltërsi jashtëzakonisht të besueshme për ne, se në ato ditë të ububushme për Ilirin, kur, meqë ishte edhe i divorcuar gjendej i vetëm në pikëllimin e tij të pakundshoqshëm, një zonjë trupmadhe vinte çdo pasdite për ta ngushëlluar e dhënë forcë për shkarkimin. Fqinjët në fillim s’ e njihnin, po më vonë fytyra e saj u ngulit në kujtesën e tyre për shkak se shpesh herë dilte në televizion për të folur, një herë për abortin, një herë për të drejtat e grave e të tjera pallavra. Ajo ishte Valentina Duka, dekanesha e kudogjendshme, që ka rrezik edhe që t’ i gatuante Ilir ndonjë ëmbëlsirë për t’ i larguar hidhërimin e shkarkimit. Me siguri ka qenë në ato mbasdite të zëna si me vajtjet në televizion, ashtu edhe në shtëpinë e tij, që Iliri e ka përcaktuar Valentinën si shkaktarin kryesor të shkarkimit të tij nga ministër, deputetin e PD-së Bahri Bregu, që iu është kundërvënë qëndrimeve grekofile të Manushit qysh kur punonin së bashku në PD-në e Korçës, e ka qenë personi që u bë shkak që ai (Manushi) s’ u zgjodh deputet në zgjedhjet e dyta më 22 mars 1992. Për këtë Valentina Duka u betua se do të hakmerrej për shokun e vet të rinisë. Jo më kot qëndronin ngjitur me karrige në aktivet e PD-së.
Në verën e vitit 1995 kur ajo u dërgua si e deleguar në aktivin e PD-së së Korçës, në fjalën e saj përshëndetëse lëshoi një bombë tymuese, era e së cilës ndihet ende në Korçë. Pa patur asnjë fakt e epitetoi Bahri Bregun “fondamentalist islamik”, gjë që tronditi të gjithë të pranishmit në sallë, përveç vetes së vet që s’ i skuqej faqja se e kishte bërë shollë nga turpet e njëpasnjëshme.Nuk e dimë se ku e ka mësuar ekzistencën e “fodmantalizmit islamik” në Korçë Valentina Duka, apo mos vallë në kongresin e grave vorio-epirote në Athinë, ku duartrokiste bashkëqytetaren e vet Hermioni Stefani si grua vorio-epirote e dalluar. Sidoqoftë, ajo ia kishte marrë hakun Ilir Manushit si një shoqe besnike rinie e ndoshta pleqërie. E ndërkaq djalin e Valentinës s’ e zinte gjumi, ndërsa babai gërhiste, se mamaja kthehej vonë nga aktivet. Përveç politikës, hobi nr. dy i saj ishte dokumentacioni. U kthehej e u stërkthehej atyre të shkretave shkresa sikur të ishin një pus i thellë nga i cili s’ dilte dot.
Në dimrin e viteve 1995-1996 emri i saj do të kapërcente detin Adriatik e do të lakohej në qytetin e Leçes në Itali. Mirë thonë “Më mirë të daltë syri se sa name.” Pasioni i saj për të gërmuar në dokumente do e linte gojëhapur gjykatën bashkiake të qytetit, që po gjykonte në atë stinë një çështje civile që kishte të bënte me dy qytetarë shqiptarë që kishin mosmarrëveshje për një vend pune si mësimdhënës të gjuhës e letërsisë shqipe në Universitetin e Leçes, Halil Myrto e Roza Dishnica.
Ndërsa i pari kishte disa vjet që jepte mësim aty, befas ia kishte zënë vendin e dyta duke pretenduar me një shkresë të falsifikuar nga Valentina se kishte mbaruar për gjuhë e letërsi shqipe me nota fiktive. Ec e mbushua mendjen gjykatësve të një shteti modern si Italia se gjithë kjo mesele ishte bërë çorbë nga një dekane falsifikatore. Ndonëse çështja erdhi për gjykim edhe në Tiranë, Valja-Valentinës as që i bënte syri tërr nga ndonëj ndrojtje. Problemi vajti shumë lart, por asaj i përshtateshin vargjet e shndërruara të Nolit: “Vendi dridhej ajo mbeti, se s’ lëkundej nga rryshfeti”.
Falsifikimi i mballosur nga Valentina Duka kemi përshtypjen se s’ ishte as i pari, as i fundit në morinë e plehurinave që ormisi kur ishte në krye të çifligut të Filologjisë. Kur ajo e nxirrte të diplomuar tjetër për tjetër, vaj halli për të tjera që ajo e kishte më kollaj t’ i bënte. Kushedi sa studentë ajo i ka nxjerrë fitues në konkurset e provimit, kushedi sa të tjerë i ka pranuar në korrespondencë e kushedi se sa para janë marrë rryshfet, për të shëndoshur fytyrën e burrit të saj, Feridit.
Në fillim të janarit 1997, Paskal Milo do të nisej siç pretendonte ai, për në Francë, për një vizitë njëmujore. Siç treguan ngjarjet e mëvonshme ai mund të mos ketë shkuar fare në Francë, ku ka qenë për një vizitë një mujore edhe më 1996, por në Greqi për të marrë udhëzimet e fundit si bashkëdrejtues në rebelimin e armatosur pas prishjes së firmave huamarrëse. Meqë do të nisej ditët e para të janarit, e meqë kishte provim me studentët e historisë disa ditë pas nisjes së caktuar nga padronët dekanka Valentina Duka vendosi në kundërshtim me rregulloren që studentët ta bënin provimin me profesor Paskalin më 2 janar. Në process-verbalin e provimit data mund të jetë shënuar ajo që ishte caktuar në grafik, pork a plot studentë që mund të dëshmojnë për zhvillimin e provimit një ditë pas ditës së Vitit të Ri. Përfytyrojeni se çfarë lemerie. Pasi kishin ndenjur zgjuar tërë natën për të festuar ardhjen e Vitit të Ri, të nesërmen më 1 janar studentët u nisën të pagjumë drejt Tiranës duke mos iu mbajtur këmbët. Ka patur student, që janë nisur me tren për në Tiranë e nga gjumi i rëndë që i kishte kapaur gjatë udhëtimit kanë përfunduar në Shkodër për të riardhur me trenin tjetër në kryeqytet. Vetë provimi ka qenë një skëterrë, sepse të gjithë studentëve iu këputej koka kur uleshin në tavolinat e auditorit për të përgatitur shtjellimin e tezave. Vetë profesor Paskali dremiste nga pak nën syzet e errëta që i fshihnin kapitje. Mirëpo Greqia mbi të gjitha- kështu e udhëzonte “Nafien”- Valentina Duka “Sillua”- Paskal Milo.
Shpeshherë direktivat e këtij të fundit përplaseshin me të vërtetën e vendimeve shtetërore. Kështu, ato ditë fillimi janari “E bukura e dheut” e Filologjisë lëshoi në emisionin shqip të radios “Zëri i Amerikës” një deklaratë me gënjeshtër të porositur nga Paskali në takimet e përditshme, për të armiqësuar shtetin amerikan me qeverinë shqiptare, duke thënë se “ata pedagogë amerikanë që po largojmë nga Universiteti i Tiranës ikin se s’ kanë më përvojë të na japin”, kur e vërteta ishte se ata pesë-gjashtë pedagogë që largoheshin nga Universiteti i Tiranës ishin të papajisuar me diploma të universiteteve ku kishin mbaruar. Sigurisht Paskal Miloja e shfrytëzonte veglën e vet Valentina Duka për të acaruar marrëdhëniet deri atëherë të mira me pedagogët amerikanë. Meqë kjo deklaratë u përgënjeshtrua po në radion “Zëri i Amerikës” nga ministry i atëhershëm i Arsimit, “delja manare” e zotit Paskal u tremb aq shumë nga fjalët që u përhapën se e shkarkonin e do vinin një tjetër, sa qirje Miloja shpiku një metodë origjinale për të vonuar e mundësisht harruar shkarkimin: e çoi Valentina Dukën gjoja me një specializim njëmujor në Amerikë për të kullotur sytë në universitetet amerikane, se përvojë s’ merrte dot, pasi e flet anglishten si një dialect i rëndë kaubojsish. Në Amerikë është shoqëruar gjatë gjithë muajit me një mik shqiptaro-amerikan, me emrin Anesti, që i kishte prindërit të përzier, babain shqiptar e nënën mulate. I shoqi e përcolli në aeroport më 18 janar duke i ndenjur pas patrullë dyshe së bashku me shoferin. Fiks një muaj më pas, më 18 shkurt, ajo u kthye në Fakultet duke sjellë nga Amerika edhe një sihariq special përveç një artikulli në gazetën “Indipendent”.
Personeli e studentët e fakultetit do të shpresonin që së shpejti të mos ia shihnin sytë për një vit të tërë se kishte mbetur shtatzënë. Në fakt këtë gjë ajo e kishte bërë që ta mëshironin e të mos ta shkarkonin, njëlloj si ato studentet e korrespondencës që vijnë në provim me barkun te goja. Dhe me të vërtetë Rektorati vuri dorën në zemër për fëmijën e saj të dytë që e kishte taksur vajzë e nuk e shkarkoi, ndonëse ajo ia hodhi Rektoratit më vonë e s’ lindi fëmijë.
Megjithë shqetësimet e shtatzanisë ajo ende s’ hiqte dorë nga të këqijat. Ndonëse e këshilluar nga mjeku gjinekolog për të fjetur gjumë shpejt, ajo ndiqte me gëzim deri natën vonë lajmet nga “revolucioni”. Për këtë ajo bëri edhe një shkelje tjetër ligjore në provime; lejoi Paskalin të mos bënte provim me degën e gazetarisë viti i katërt se atë ditë shkoi në Vlorë për të nxitur revoltat e fajdeve. Provimi u shty për më vonë, sepse Paskali ishte i zënë në Vlorë duke dhënë ultimatum në televizionin privat të Vlorës “Teleblu” që: “Të mbyllen ndërmarrjet, shkollat, të punojnë vetëm dyqanet dhe spitalet!” Pas denoncimit që bënë studentët deri në Kryeministri u bë një kontroll, por dyshja dekan-kancelar e mohuan me mjeshtëri këtë gjë.
Në fund të muajit prill 1997, nga datat 20 deri 27. Valentina Duka ishte në një takim pune vetëm me Paskalin në Këln të Gjermanisë. Për këtë javë të paharrueshme në jetën e tyre, që të kujton romanin e Markezit “100 vjet vetmi” pseudo-Hirushja e Filologjisë pati paturpësinë të vidhte 1400 dollarë nga sponsorizimi i Fondacionit “Soros” për revistën e fakultetit “Studime albanologjike”. Të pjestuar për dy i binin 700 dollarë për shoq, dmth 100 dollarë në ditë personi. Këlni e di ç’ ka hequr atë javë nga gjezdisjet e tyre.
Kështu iknin javët me vizita inkonjito të Valkës jashtë shtetit. Në një nga këto ditë ajo ndjen një mërzitje të madhe që nuk ishte vrarë Berisha në Shkallnuer, ashtu siç u mpi e tëra që nuk e kapën pesë plumbat Azem Hajdarin.
Kreshendon e vet, veprimtaria e saj anti-Berishë, anti-Hajdar e anti-PD do ta arrinte gjatë sesionit të organizuar në fakultet me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Amerikë (vjeshtë 1997, kur kishte ardhur e majta në pushtet). Në një session shkencor që duhet të ishte i depolitizuar ajo ia dha fjalën të parit Paskal Milos për të sharë me fjalët më të ndyra Berishën, e nuk e ndërpreu, ndonëse ai s’ ishte një aktivitet partiak, bile Valentina buzëqeshte e gëzuar kur Paskali shante Berishën e në fund të fjalës së tij duartrokiti me frenezi. Me këto gjeste që bëri kujtoi se kishte kryer shplarjen e saj ndaj Fatos Nanos që ndodhej i ftuar prej saj në sallë. Tashmë ajo shpresonte që Fatos Nano, Paskal Milo e gjithë koalicioni qeveritar do ta shpërblente këtë “Mata Harri” të neo-komunizmit. Dhe ashtu ndodhi, ajo u largua në Amerikë me dhuratën e Paskalit, bursën Fullbright.
Eshte turp dhe fatkeqesi e madhe per gazetarine dhe gjithe opinionin shqiptar te merresh akoma me Fahri Balliun,nje komunist i qelbur i regjimit te Enverit,qe ne gazeten e partise se tij,ku ai punuar gjate i kasherbyer me nje servizem prefekt te gjithe byroisteve. Eshte turpi me i madh ta degjosh ate,kur ai del akoma ne studiot televizive dhe kur shkruan ne gazeten e tij te qelbur qe nuk e lexon asnje,pervec atij.Edhe nje here TURP.
Ky fahriu sa % rrac ariane eshte o turkoshqiptare?? Se si cdo turkoshqiptar dhe ky i obsesionuar me ortodokset dhe greqine eshte po te pakyen eshte rrac ariane.
O Fatijon lere Fahriun por na shpjego a jane te verteta keto qe shkruhen,se duket qe paske info
Fatjon nuk kam fare simpati per valentinen tende. Sa per fariun eshte jashte standartit, Por Po te jete “zonje duka” duhet ta vere ne vend nderin, po pati. Sa per historiane te dy burre e grua nuk Kane bosht. Kurre nuk ma mbushin mendjen niveli I tyre. Shkojne nga fryn era. Me kujtohet kur “prof dr” duka ne nje emision tha : turqit, osmanet nuk Kane qene pushtues Por administratore. Po pse more maskara ti thuash drejtor banke erdhi Turku .po gjuhen pse nuk na e la. Shkollat te hapeshin. Ja perse Korca lule nuk duhet te. Bjere poshte tja japi voten kesaj ” historiane” te sali berishes.
As ne kohe te Enverit nuk shkruheshin shkrime te tilla. Per keta qe nuk e kane njohur ate kohe, ky lloj denigrimi ndaj njerzve behej vetem nga ata te paafte, qe lepinin kembet e ndyra te diktatures, vetem e vetem per te bere karriere. Keta njerez moren ne qafe ate sistem, keta njerez do te marrin ne qafe dhe kete sistem qe kemi sot, nese vazhdojne te promovohen dhe te botojne shkrime te tilla….dhe mesa duket i kemi akoma mes nesh.
gazeta TEMA o leter per te fshi bythen, debila ne demokraci
Para disa ditesh dhashe nje opinionin tim ne gazeta kur pashe kete Duken si kandidate per deputete ne qarkun e Korces dhe shprehja habine sie si ka mundesi qe nga Korca te mos kete njerez me te mecur e djathta, por ka gjetur kete person sic e quajta une “down”. Aresyeja pse eshte si me poshte; Ne fillim te viteve ’80 ministria e aresimit ne bashkepunim me pallatin e kultures hapen ne Tirane kurse te gjuheve te huaja per te gjithe personat qe kishin mbaruar nje fakultet te universitetit. Pothuaj ne te gjitha shkollat 8 vjecare te Tiranes zhvilloheshin kurse dy here ne jave me mesues te gjuheve te huaja te shkollave 8 vjecare e te mesme. Ne nje kurs te anglishtes kam qene edhe une, dhe per ironi te fatit ne kete grup ishte edhe Pskal Milua dhe kjo Valentina Duka, pior qe per dy vjet rresht nuk ia mesova emrin, nuk i kam folur asnjehere, megjithese e kam patur ne bangen prapa meje. Ishte nje person i pashoqerueshem, kur pyetej jepte pergjigje duke mermeritur, nuk kuptohej, nuk merrej vesh se cfare thoshte, dhe “zysha” nje nuse e re qe e jepte mesimin ne menyre perfekte, nuk e ngacmonte me teper, nuk ishte person aktiv, pra s’kishte ndonje zgjuarsi. Thashe per koincidence me lart, kishim edhe Milon, qe nuk linte rast kur mesuesja bente ndonje pyetje te kerkonte fjalen si femijet e fillores duke ngritur doren me “ta them une zysh”. Qe atehere kam krijuar antipati per keta dy persona, por po shoh, por shoh qe antipatia ndaj tyre ka qene e justifikuar edhe ne te ardhmen me jane neveritur me veprimet qe kane bere, qe e kane trajtuar historine si kane dashur ata,
duke abuzuar edhe me arkivat ku kane marre materialet arkivore, duke i gjymtuar ato.
Prandaj e thashe qe ne fillim, si ka mundesi qe e djathta te mos gjeje njerez me dinjitoze se kjo Duka? Dhe kjo eshte per te ardhur keq.
Le te marre Basha tani Fahriun dhe Valin e te dale para korcareve per ta sqaruar sesi eshte kjo pune. Turp i madh t’ i sjellesh Korces njerez te tille per ta perfaqesuar.
Fahri na thuaj nje fjale o mavri, si eshte puna.
Vali, Valentina moj, c’u semure ti
Shalli yt I kuq, shpirti yt I ziiiii!
P.s keto vargje perle the Rudolf Market, e pershkruajne persosmerisht kete qenie!
Ju kujtohwet koha kur nuk hiqte nga qafa a to shallet e holle kineze, the shpifur?
Nuk dyshoj se te gjitha ato qe shkruhen jane te verteta,por te gjitha ato me duken sikur kane dale nga ditari i nje bashkepuntori te sigurimit te shtetit.Mua me duhet te komplimentoj ate oficer sigurimi qe ka studiuar e zgjedhur kete bashkpuntor.
Nuk kam asnje pike simpatie per kete zonjen , Valentinen, Por qe mund te shkruaj nje njeri normal te tilla marrina , te tilla maskaralleqe dhe thashetheme te sterholluara , me data dhe adresa , sikur ka qene gjithe jeten pas by…. se kesaj zonje , kete nuk do ta besoja po te mos lexoja me syte e mi ! Turp , turp. Se cafre ke dashur te thuash me kete stershkrim ku nuk ke lene njeri ne Tirane , Korce ,Itali dhe Amerike pa njollosur ….nuk e mesova dot ! Turp , turpi te mbulofte ! Crendesi ka poitika kur nuk te ka mbetur nje fije njerzilleku ? Turp , turp te kesh !
Njerez, mos flisni qesim! Keta dy Jane shtylla e Republikes se Re, ndihmuar nga Dash Shehi, Nard Ndoka, Fatmir Mediu etj, udhehequr nga naltmadhni Sali Berisha dhe mekembes Lul Basha.
Faron do filloj ta lexoj vazhdimisht. Flet ne 98’per gjera qe as tani 99% te shqiptarve nuk u mbushet koka. Nuk mbante budallenj me vete lal hekri jo. Faro o i papam. I peshtire eshte si natyre po keto fletrrufete i qaka fare. Njesh
Vetëm një plehër si Fariu mund të shkruante në këtë mënyrë.
Nga mllefi qe mbart ky shkrim i Fahriut dyshoj se ai ka mbetur me komplekse ngaqe i eshte lutur shume Valentines, por ajo nuk ia ka varur.
Gjithesesi, une znj. Duka nuk e njoh dhe nuk kam interes ta njoh; shkrimi i Fahriut eshte shume ordiner, ashtu si cdo gje qe shkruan dhe thote ai, por do ishte mire qe nje here te vetme ne jete, Farua te shkruante me kaq shume detaje e perkushtim komunist jeten e tij dhe si arriti ai deri ketu se bashku me te birin. Pastaj po pres me kuriozitet te shkruaje me te njejtin pasion jeten e muzes se tij Sali Berisha, sepse besoj se do ishte me interesante se e Valentines
Fahriu nuk te zhgenjen kurre, eshte tipik komunist, ne shpirt , pamje dhe zakone
Farkeqesi qe i kemi akoma rreth nesh dhe nuk na lene te marrim fryme
Po te jene te verteta ato sa shkruhen mesiper per kete femer e per te shoqin e saj keta duhet te cohen para drejtesise per tradheti kombetare e jo te kandidoje per deputete.Me sa po shikojme e degjojme Basha me listen e kandidateve i ka dhene fund karieres se tij politike dhe PD si vlere kombetare qe ishte e ka zhvleresuar aq shume sa nuk eshte cudi qe te diskutohet dhe ekzistenca e saj si force politike qe konkuron per pushtet.
Kot e keni vene pseudonimin! Kot e kein saktesuar edhe ju kush eshte ne te vertete autori! Kuptohet menjehere. O Zot c’felliqesire! Shpirtin, fytyren dhe doren me kalem i ka tëpkrë, si atehere kur punonte ne “Zerin e Popullit”!
Natyrisht Faslli Farbiu (i shkon cdo kombinim emri) eshte ndyresira me e madhe e tranzicionit.
Ky tip mutanti eshte gjithshka: komunist, fashist, islamik, demokrat, etj.
Faslliu nuk ka me frike nga asgje dhe eshte kthyer prej kohesh ne nje shpifes agresiv ordiner.
Faro eshte nder pjellat me tipike te mostres Berisha!
Natyrisht mik i ngushte me Aurel Plasarin…
Fahri Balliun edhe me sprucon rastesore te jashteqitjes se holle ta kishe pikturuar,nuk do dilte kaq i shemtuar.
Kete artikull nuk e ka shkruar Fahri Balliu, por Dorian Nepravishta.
@Daktilografistja
Shumë e saktë.
Ishte hakmarrje për faktin se zj.Duka nuk e pranonte si padagog gjytyrymin Nepravishta. Mund të ketë shumë të vërteta aty, por është një shkrim shifësirë, i denjë për Bahri Fallusin dhe ndyrësirat e tjerë sigurimsa që gëlojnë në atë gazetë…
muta -hari nu kja vlen te meresh kart e djegur
Fahriu eshte njenbythelepires qe ka ndryshuar pllaken 100% dhe qe s’le njeri pa shpifur ma nevojtoren e tij qe quhet 55 dhe qe per te bere shkrime me pagese shiet dhe vete.I eshte bashkuar pd-se per perfitime sepse ai s’ka as din dhe as iman.
Fahriu eshte njenbythelepires qe ka ndryshuar pllaken 100% dhe qe s’le njeri pa shpifur me nevojtoren e tij qe quhet 55 dhe qe per te bere shkrime me pagese shitet dhe vete.I eshte bashkuar pd-se per perfitime sepse ai s’ka as din dhe as iman.
Cfare e shtyen Bahri Falliun qe te merret me thashetheme plakash. Nuk kam asnje simpati per Valentina Duken e as per burrin e saj qe na shtremberojne historine por nuk mund te shkruhet keshtu.Fakulteti i Historise si ne kohen e Dekanti LSI-st qe lyen floket ashtu dhe tashti eshte kaos dhe kaosin tani e ben Vali Duka me Iris Pojanin dhe Lorenc Bejkon. Qe te tre jane grupi sorosit e qe te tre e kane vaj me te gjitha partite ne pushtet. Ky eshte realiteti
Nuk mund te besoj se si nje gazetar mund te botoje nje shkrim kaq te pa verete per familjen e saj dhe vete Valken te pakten deri ne vitin 1978 kur ajo mbaroi gjimnazin. Ma mer mendja qe pavertetesia e ketij artikulli ka sjelle dhe nivelin e ulet gazetaresk. Nuk jam gazetare, jam inxhinere por me pelqen te lexoj. Habitem se si mund te besh portretin e nje personi kur nuk e njeh. eshte njesoj si une te skicoj nje shtepi dhe tju mbush mendjen the gjitheve qe kjo eshte shtepia e Fahri Balliut pa cka se nuk I afrohet fare.
Ju lutem te me kuptoni se nuk kam asnje interes nga Valka me pelqen shume profesioni qe kam dhe puna qe bej. (krushka)
Nuk mund te besoj se ende ka punon sigurimi shtetror per njollosjen e figurave qe vertet i kontribojne qeshtjes kombetare, Turp qfare idiotizmi !
Me kete pershkrim te gjate, me shume figura, me personazhe e fakte, me humor e flozofi popullore, por edhe me nje fije celiku akuze per pedadoget e universiteteve tona, gradar dhe karrieren e tyre, plagjiaturen – vjedhjen e djerses dhe sakrificave te te tjereve, qendrimet dhe veprimet antinjerezore, deri antishqiptare, kam mendimin se z.Balliu ka bere ndoshta nje kryeveper, te denje qe mund te krahasohet vetem me stilin dhe madheshtine e Shekspirit. Nese do te vihej ne skenen e Teatrit, me siguri do te sfidonte cdo tekst historie qe do te rrekej te trajtonte problematiken e pedagogut te universitetit shqiptar te ketyre 30 viteve, madje edhe te 50 viteve diktature. I madh z.Balliu. mirenjohje!