Në takim me banorë të njësisë administrative Cukalat, në Urë Vajgurore, drejtuesi politik I PS në këtë qark Blendi Klosi, dekloroi se Berati duhet tju kthehet socialistëve. Si asnjë qark në Shqipëri, ku shumica dërrmuese e njerëzve mbështet Partinë Socialiste, në dy zgjedhjet e fundit kjo nuk është përkthyër në mandate.
Klosi rikujtoi se PS humbi mandate në Berat në 2009, pasi ai u vodh nga pushteti I Sali Berishës në atë kohë. Fenomeni u përsërit në një tjetër formë në 2013, ku votat e Partisë Socialiste u përkthyen në mandate për aleatët në koalicion. Ndaj 25 qershori deklaroi Klosi, do të jetë dita kur Partia Socialiste do të marrë në Berat, atë që i takon sipas votove.
“Ne jemi në këtë garë për të marrë 5 mandate. Ne I presim këto 5 mandate, jo vetëm si dëshmi i besimit të madh që njerëzit kanë tek lidershipi i Partisë Socialiste dhe Edi Rama dhe programi I tij, por po ashtu si rikthim I të vërtetës së vjedhur të 5 mandateve historike që Partia Socialiste duhet të kishte në Berat. Në 2009 na u vodh nga Partia Demokratike. Si sot 7 vjetë përpara, ne 200 burra e gra ishim në grevë urie, me kërkesën të hapej dhe të numërohej kutia e Beratit. Ne humbëm pushtetin në 2009 edhe nga vjedhja e mandatit të 5-të të PS në Berat nga Sali Berisha.
Gjiashtu ne humbëm në 2009 mandatin e 5-të në Berat, duke krijuar një koalicion të madh. Ne jemi në këtë betejë për të kthyer përfundimisht në Berat, socilistët në pushtet. Ne duam në këtë betejë të madhe që fillon që nga Corovoda, nga Poliçani, Berati, Ura Vajgurore e Kuçova të marrim mprapsht nderin dhe respektin e nëpërkëmbur të Partisë Socialiste në Berat, duke
marrë 5 mandate të pastra për 5 djem dhe vajza, të këtij qarku, deputetë në Parlamentin e ri shqiptar mbas votës së 25 qershorit .Berati meriton më shumë investime, më shumë mirëqënie, më shumë punësim”. – deklaroi Klosi.
Klosi deklaroi se për njësitë më të mëdha të Bashkisë Urë Vajgurore që kanë prodhimin më të madh kombëtar të perimeve që eksportohen, do të ndërtohet rruga e daljes së tyre në autostradë.
“Unë një premtim bëj: Cukalati Poshnja, Kutallia, që janë komuna që kanë trefishuar prodhimin nga bujqësia me punë të ndershme. Këto tre komuna, të dalin në autostradë nga rruga Rroskovec- POshnje. Rruga Rroskovec – Poshnje është detyrimi ynë i madh”.