Trallisja e paimagjinueshme e Lasgushit!
( pasi u njoh nga afër me kandidatin e PD-së për Pogradecin )
U habit dhe u trullos Lasgushi i gjorë, saqë dhe prej bronxi, mezi po e mbante vendi nga sekëlldia. Nëse ata që kishte përballë do të vazhdonin dhe pak, do t’u hidhej sipër me breshëri poezie nga ato që vetëm mendja e tij mund të prodhojë.
Teksa dëgjonte e shihte i shastisur atë grusht njerëzish që kishin zgjedhur të llomotitnin për një soj republike, me një farë bariu a fahriu siç po e prezantonin, mendja vetëtimthi i shkoi tek realitetet dhe ëndrrat e këqija që kishte parë herë pas here gjate jetës së tij dhe e kuptoi se ishte duke përjetuar si një déjà vu, një nga skenat tragjikomedike në një version modern.
Çfarë fati i madh për fahrinjtë e sotëm të sorrollopit të Republikës së Re që statuja nuk mund të flasë a të shkruajë poezi …
Jo vetem Pogradecin por te gjitha rrethet I ka zene I njejti hall. Lasgush, Luli ka shpetuar nga ti se nuk I ben dot poezi te trishta por sdo shpetoje nga populli I Pogradecit te cilet do e qojne drejt humbjes me 25 Qershor.
Bravo Shalsi mos fol me …..