Vjen një tjetër shkarkim në radhët e administratës publike të firmosur nga ministrat teknikë të PD-së.
Mësohet se së fundmi, Marisa Kaçori.
Drejtoresha e Shërbimit Kombëtar të Punësimit është shkarkuar për përfshirjen e administratës në fushatë.
Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Artur Mickaj, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, largimin nga puna të znj. Marisa Kaçori me arsyetimin se për këtë të fundit ka fakte që vërtetojnë pjesëmarrjen në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.
“Kjo masë vjen në kuadër të përpjekjeve për të garantuar mospërdorimin e administratës publike në fushatën zgjedhore si një kusht për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në urdhrin e Kryeministrit nr. 65 datë 12.05.2017 “Për marrjen e masave për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, të çdo niveli, për zgjedhjet e Kuvendit”, deklaron MMSR.
Po sot u shkarkua edhe drejtori i Përgjithshëm i Postave, Majlind Lazimi nga radhët e LSI-së. Shkak për shkarkimin është bërë shkelja e ligjit elektoral, duke marrë pjesë në fushatën e LSI-së si dhe ushtrimi i presionit ndaj punonjësve për interesa elektorale.
Duket se Lazimin nuk e ka shkarkuar asnjë prej ministrave të rinj teknikë, por Task-Forca e ngritur me vendim qeverie, e cila ka për qëllim monitorimin e veprimtarisë së administratës gjatë fushatës zgjedhore.
Rekomandim për institucionet në varësi të ministrisë
Ndërkohë Ministrja e Kërtusha i ka rekomanduar të gjitha institucioneve në varësi që të krijojnë një regjistër të posaçëm për monitorimin e prezencës në punë të punonjësve. Gjithashtu kërkohet pezullimi nga puna deri në përfundim procesit zgjedhor, i atyre punonjësve të administratës të cilët kandidojnë në këto zgjedhje parlamentare.
Për të garantuar një zbatim të plotë të kuadrit ligjor në fuqi dhe urdhërit të Kryeministrit, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë bën me dije se është duke verifikuar të gjitha rastet e denoncuara për pjesëmarrjen e punonjësve të administratës në aktivitetet e fushatës elektorale.
Teknikja he t’shitoftë zana, se e felliqët këtë gjuhë! Dje kishit shkruajtur “iu” ne vend te “ju” në një titull.
EDHE punonjesit e administrates meqe ED RAMA i ka len ne meshir te fatit , mos shkojn me asnje miting , po te shkojn ne pun dhe te dalin ne qef te vet , RAMA te bej çte doj , vet i dha gurin dhe arren PDse , ruani vendin e punes o njerez se keni kalamaj per te ushqyer , dhitini me nje mut zgjedhjet , te fitoj kush te doj .