Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Postave: Shkeli ligjin elektoral

2 Qershor 2017, 14:00Politika TEMA

Është shkarkuar Drejtori i Përgjithshëm i Postave Majlind Lazimi.

Mësohet se Lazimi është shkarkuar për shkelje të ligjit elektoral.

Më tej sqarohet se shkak për këtë, është bërë pretendimi për presion të ushtruar ndaj punonjësve për interesa elektorale të subjektit politik që ai përkrah.

Vendimi ka ardhur nga Task-Forca e ngritur me vendim qeverie.

Lazimi ka marrë pjesë në fushatën e LSI-së sipas gjetjeve të Taks-Forcës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje