VETTINGU/ Flamur Noka sërish problematik, shkakton debate në përzgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit të Apelit

2 Qershor 2017, 13:11Politika TEMA

Komisionet e Vettingut janë shoqëruar me debate të forta ku deputeti demokrat Flamur Noka ka mundur të gjejë diçka që sipas tij nuk shkon.

Përzgjedhja e anëtarëve të kolegjit të Apelit për zbatimin e Vettingut është shoqëruar me debate të ashpra në komisionet e Vetingut.

Teksa po shqyrtohen kandidaturat për në Kolegj të Apelit, Noka akuzon Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama se me kandidatët e paraqitur kërkon që të kapë sistemin e drejtësisë.

Ky proçes jetik për drejtësinë pa nisur mirë u përçudnua nga PS e Rama. 99 % e kandidatëve janë në nivel mjeranë për të kaluar në sitë.

Edi Rama nëpërmjet Avokatit të Popullit ka paracaktuar gjithçka. Treshja e paracaktuar nga mazhoranca, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Sokol Çomo” nënvizon Noka.

Ndërkoaq edhe gjatë raportimit të Albana Shtyllës ka pasur debate mes deputetëve dhe kandidates, teksa Noka i ka kërkuar me insistim asaj që të tërhiqet edhe nga gara.

2 komente në “VETTINGU/ Flamur Noka sërish problematik, shkakton debate në përzgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit të Apelit”

  1. Kostandin says:

    ESHTE PAK PER TU QUAJTUR BANALE SE DISKUTOHET PER MORAL-VETING NGA “MORAL-POLITIKA”…..REFORMA NE DREJTESI NE THELBE KETE NDAN SE KUSH ESHTE LIGJORE APO JO LIGJORE DHE JO SE KUSH ESHTE E DREJTE APO E GABUAR SIPAS NDOKES APO EDHE RAMES …

  2. TokeXanun says:

    Ahhhh e mjera Shqiperi. Nje bari malesh si Flamur Noka ka te drejten e mendimit, fjales dhe zgjedhjes ne sistemin e ri te drejtesise qe po formohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje