Rama-Lubonja, rikthimi i debatit të dy "vëllezërve" që u kthyen në armiq!

2 Qershor 2017, 11:30Politika TEMA

Pas 15 vitesh, kryeministri Edi Rama ka pranuar të përballet sërish në një studio televizive me analistin Fatos Lubonja.

Përballja Rama-Lubonja do të zhvillohet brenda këtij muaji, më 15 qershor, në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, ku analisti është i pranishëm çdo javë.

Drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi e ka bërë të ditur lajmin mbrëmë gjatë një debati me Lubonjën, ku në studio ishte e pranishme edhe Jozefina Topalli.

Përpara se të ktheheshin në armiq, Fatos Lubonja ka qenë mbështetës i flaktë i Edi Ramës, madje dhe një mik i tij i ngushtë.

Si u kthye në urrejtje një miqësi vëllazërore

Tranzicioni traumatik shqiptar nuk do mund të kuptohej pa thyerjen e një raporti gati vëllazëror mes Edi Ramës dhe Fatos Lubonjës; një kalim gati dramatik nga dashuria në urrejtje mes këtyre dy njerëzve që dikur ishin njësh, në frymë e kauzë. E ndërsa Rama vijon të jetë i rezervuar ndaj ish-mikut të tij, ky i dyti, Lubonja nuk rresht së godituri njeriun që dikur e deshi aq shumë, madje me një gjuhë deri dhe rruge, që qartazi i buron një urrejtje me nuanca patologjike. Sot, Lubonja lëshon ndaj Ramës po ato damka e epitete që kanë qenë prej vitesh pjesë e vokabularit të PD-së dhe liderit të saj historik, duke mos u mjaftuar me një oponencë a kritikë të llojit intelektual, ndaj ish-mikut të shndërruar në politikan e qeveritar, mbi mënyrën se si ai qeveris.

Por si ndodhi kjo metamorfozë në raportet mes të dyve?

Le të sjellim fillimisht në kujtesë se ç’ishte Rama dikur për Lubonjën, se ç’përfaqësonte ai për shoqërinë shqiptare. Lubonja shkruan mbi rrahjen brutale që i kanë bërë mikut të tij të shtrenjtë, dhe këtu gjen shkas për t’i thurrur ditirambe:

“Parmbrëmë natën, kapuçonë të zinj goditën barbarisht me leva e doreza hekuri Edi Ramën dhe mikun e tij, piktorin dhe pedagogun e Akademisë së Arteve, Vladimir Myrtezai, teksa ktheheshin në shtëpi.

Opinioni publik, veçanërisht ai intelektual, u rrëqeth dhe u trondit shumë thellë nga kjo ngjarje. U trondit sepse e do Edi Ramën, artistin karizmatik që në vitin ’90 e shndërroi sallën e Akademisë së Arteve në vendin e parë të tubimeve antikomuniste të rinisë universitare….”

“Si është e mundur që njerëzit nuk u kujtuan të godisnin ata që i kanë vjedhur me mijra dollarë, por gjejnë kohën të ngrenë dorën kundra shtatlartit paqësor Edi Rama, i cili di të godasë vetëm me forcën e ngjyrës dhe të fjalës?”

“Të nesërmen, pasi e morra vesh lajmin e zi, shkova ta shikoj, dhe nuk i përmbajta dot lotët përballë fytyrës së tij të masakruar. O Zot, çfarë përbindëshash ka kjo botë!”

Më pas, si për t’i bindur shqiptarët që i rrahuri për vdekje (ku pra aludohet për skalionet parapolitike e Berishës), Lubonja zgjedh të citojë Ramën nga një intervistë e tij e fundit dhë në media:

“Qëkur s’mbahet mend situata në Shqipëri është po ajo, një rrumpallë e krijuar nga një tufë e paorientuar këmbësorësh, të cilit lindin, vdesin dhe prapë lindin pa u lodhur, në një qorrsokak; hypin e zbresin Vargmalet e Gënjeshtrës, notojnë nëpër Lumenjtë e Frikës, zdërhallen nëpër Lëndinat e Mashtrimit Reciprok, dremisin nëpër Frengjitë e Hakmarrjes, hazdisen nëpër Pyjet e Marrëzisë, fluturojnë me presh nëpër Retë Imagjinare të Heroizmit, përzhiten nëpër Qyngjet e Injorancës, llokoçiten nëpër Baltën e Mashtrimit, gremisen nëpër Honet e Dëshpërimit për t’u rishfaqur befas majë Mullarëve të entuziazmit Pa Arsye, e kësisoj vegjetojnë në zemër të Kontinentit të  Vjetër si dora e fundit që i mbijetoi Prurjes së Civilizimit. Duke gjetur tek kjo “mbijetesë” oazin e Parajsës Tokësore, e mbledhur grusht nën hijen e dendur të Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajse Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim  për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht. Për t’u përsosur shpirtërisht e pse jo dhe fizikisht”, shprehet pra Edi Rama, cituar nga Lubonja.

Dhe këtu vijmë tek ai që mund të quhet shkaku thelbësor i ndarjes mes tyre, a më saktë i zemërimit të pa fre të Lubonjës ndaj Ramës, qëkurse ky i fundit iu fut politikës, fillimisht si Ministër Kulturë në kabinetin e Nanos e më pas si kreu i Bashkisë së Tiranës.

Që të dy, pjesë e investimit intelektual për të qenë oponencë e politikës me protagonizmin e tyre publik, sidomos me publicistikë, nuk e kanë parë për asnjë moment veten e tyre në politikë. Dhe ky, si duket, ka qenë dhe një pakt mes tyre; por që Rama e ka shkelur.

Sepse, siç mund ta lexoni më poshtë, Lubonja e vlerëson mikun e tij pikërisht për faktin se, porsi ai, e sheh veten gjithnjë jashtë politikës.

Shkruan Lubonja, duke cituar më pas vetë Ramën mbi pozicionimin intelektual:  “Mendje e pavarur, skeptik ndaj aderimeve në parti, ja si e përcakton Edi Rama, në intervistën e tij të fundit, pozitën e tij në raport me politikën.

Zgjedhja e intelektualit është për natyrë e papërputhshme me realitetin e dhënë, e për këtë, vështrimi mbi këtë realitet është ngahera krejt i ndryshëm prej vështrimit të politikanit, i cili nga ana e vet shpreson të vërë dorë mbi realitetin duke u njehsuar më parë me të. Intelektuali nuk kërkon vota, sepse nuk i duhen, ai kërkon të vërtetën. Duke ia bërë të njohura opinionit kërkimet e tij, ndodh që në ndonjë rast fatlum, intelektuali edhe ta influencojë atë, por sidoqoftë nuk duhet harruar se, tekembramja, nuk është e vërteta në vetvete, por kërkimi i saj që mishëron zgjedhjen e tij…’”

Dhe, pas kësaj që ka thënë Rama, duke e parë pozitën e tij sot, ku me votën ka një raport tejet të ngushtë, zemërimi i Lubonjës ka jo pak zhgënjim brenda si “lëndë e parë” mllefi.

Lubonja vetë vijon të qëndrojë jashtë politikës, ku, edhe një post që iu ofrua këtu e afro 10 vite më parë, ai i kreut të Këshillit Kombëtar të RTSH , e refuzoi për shkak të mosvotimit për të nga një pjesë deputetësh të PS-së, me kredon morale: “Jam i ligjshëm, por jo legjitim”.

Nga ana tjetër, Rama vetëm në një rast është treguar paksa i ashpër me ish-mikun e tij, ndonëse brenda një gjuhë te latuar kujdesshëm, me helmin gjithsesi lëshuar mes rreshtash. Ja si shprehet ai ndaj Lubonjës në “Kurban”, vite pas e cilësoi me shpoti si “Lenin” gjatë një përballjeje televizive, kur debatohej mbi prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar:

“Me Fatos Lubonjën më bëri mik qëndresa e tij stoike në burgun e Enver Hoxhës e ma ruan sot e gjithë ditën të plotë respektin asketizmi intelektual i zgjedhur si mënyrë jetese plot sakrifica, pavarësisht mosdakortësisë së plotë me të për shumëçka thotë, nganjëherë, dreqi e mori, sa keq e thotë, dhe sidomos për një superioritet të fryrë moral, që ia jep forcërisht vetes në publik kur flet për të tjerët, posaçërisht për njerëzit e politikës, që i fut të gjithë në thesin që shkelmon papushim, pasi duke e njohur mirë së afërmi e di që kur është vetëm me veten, ndihet dëshpërimisht më i vogël se ç’është në të vërtetë, si njeri me vlera morale e histori të admirueshme qëndrese në emër të atyre vlerave”.

Dhe kështu pra, nëse do duhej të kuptohej se në ç’absurd ka rrugëtuar e vijon të rrugëtojë Shqipëria e post-komunizmit, do mjaftonte dhe fati dramatik i shndërrimit të një dashurie në urrejtje mes Ramës e Lubonjës, që gjithsesi nuk është e vetmja.

10 komente në “Rama-Lubonja, rikthimi i debatit të dy “vëllezërve” që u kthyen në armiq!”

  1. Historian says:

    Historia e ketyre me kujton historine e shqiptareve. Histori me tradheti, percarje,vellavrasje dhe urrejtje si ne familje vlla me vlla por ne shkalle kombetare, midis fshatit e qyetit, bindjeve ekstreme politike, midis qyteteve , krahinave ,dialekteve dhe feve. Pra, histori e Shqiperise.

    Shqiptareve nuk i ntereson jeta private e dy palacove por programet per secilen Parti qe populli te dalloje dhe votoje ata qe kane planin me te mire per Shqiperi te suksesshme.

    1. Adriatik says:

      Fatos Lubonja eshte njeri me integritet. Ed drama ka nje histori te gjate pabesish dhe genjshtrash me miqte e tij. Kuntoni vetem kur i thoshte njerezve qe do e bej pensionin me kokedhine ne qeparo. Se ku esht kokedhia tani ose doshi e di drama.

  2. arbereshi says:

    Ndryshimi eshte i dukshem. Njeri nuk flet dhe nuk e permend sikur tjetri te mos egzistoje, dhe tjetri ku te gjeje rast qe te shaje qe dukshem nxjer ne pah kompleksin qe ka ndaj njerit.

  3. Kris says:

    I lutem Z. Baze te botoje komentin! Por jo te dashur shqiptare nuk eshte keshtu! Lubonja dhe Rama jane e njejta race komunistesh! Akoma mendojne si komuniste! Ose me mua ose kunder meje! Por Rama eshte me njerezor! Lubonja eshte nje djall me brire! Egoist deri ne vdekje, Tosi eshte prototipi i shqiptarit qe do vetem veten! Shikoni Blushin, Berishen,Meten,Pollon,Rulin dhe te gjithe politikanet apo gazetaret! C’do gje eshte personale! Nuk ka parime ,morali ka vdekur, vetem egoja ka ngelur e perziere me inat shqiptar! Lubonja ben “shenjtin”,por harron se gjithe keto vjet i ka sherbyer njeres pale duke akuzuar palen tjeter! Eshte paguar me parate e krimit dhe ka bere “pastrim parash”! Kerceu “hu me hu” si laraskat, per egon e tij te semure! U be mercenar i te gjitheve vetem per te kenaqur vetveten! Narcizmi eshte tjeter karakteiristike e Tosit! Me pak fjale Tosi ,por edhe disa te tjere, jane llumi i tranzicionit shqiptar! Vetem bashkimi me Rakipin tregon shume thjeshte te verteten e “djallit me brire” Fatos Lubonja!

  4. Haka Tekizoti says:

    Kontrasti i thellë mes dashurisë dhe urrejtjes te i njëjti burim është një karrem për trupeshqit, për të siguruar dëgjues, të cilët kanë vlerë si numër e jo si ndonjë lloj cilësie tjetër, sepse “cilësi” në rastet e emisioneve televizive është vetëm shumësia e numërave pa kurrfarë përmbajtjeje tjetër. Po, për ata që i kanë dy pare mend, sapo të mësojnë që emisioni është i Ydhi Rakipit- një nga kurvat tipike të këtij tranzicioni politik, edhe sikur debati të bëhet midis Zotit dhe Luçiferit, vlerat dihen, nuk qëndrojnë më lartë se ajo çka ndodh mes klientëve të një bordelloje.

  5. nuk vlen says:

    Varja o Edi! Mos u mer me nje psikopat qe nuk dihet kush e paguan per te lehur.

  6. Toni80 says:

    Trajtimi i juaj si urrejtje patologjike e Lubonjes ndaj Rames nuk eshte e verteta dhe kam frike qe shkruani me keqdashje dhe doni te c’orientoni publikun. Lubonja e ka kritikuar Ramen qe kur filloi te betonizonte Tiranen dhe lidhej me njerez qe skishin asnje lidhje me idete dhe botkuptimin si te Lubinjes po edhe te Rames qe deri ne ate kohe te dy ndanin

  7. Lubonja egoisti ... says:

    Lubonja nje inatci qysh i vogel …
    Vetem Ne TIRANSIT e vertete e njohim LUBONJEN … njeri i ish-nomenklatures KOMUNISTE (antar i K.Q.P.P.SH) qe vinte me makine “Moskvic” ne shkolle me shtepi private VILE … Rama nje djale lieral, pelqente moden perendimore, sportist dhe nxenes i PETRO NIN LUARASIT, qe deshte liri-demokraci, jetonte ne nje apartament 2dhoma + 1 guzhine si te gjithe shqiptaret.

  8. betixho says:

    Do shkoni z.Rama të përballeni në studion e z.Rakipi ? që nuk të lejon të flasish dhe të ndërpret si mushka?
    Do shkoni të flisni e të evidentoni kulturën T’UAJ dhe parimet mbi të cilat ngrihet një shtet,kur Lubonja ikën nga parimet dhe merret me cicmice?
    Do shkoni aty të parashtroni pragmatizmin e një politikani vizionar përpara dy tipave që edhe kur i shikon,njeri qesh si budalla duke parë diku anash, dhe tjetri i skuqur duke skërmitur dhëmbët dhe duke tundur kokën si duke thënë me vete-e morëm vesh e morëm ç’farë do na thuash-duke provokuar nervat e një KM që mund të jetë jo vetëm i suksesshëm por edhe i admiruar nga ç’do gazetar e shtetar në Europë,por i nëpërkëmbur dhe i leqendisur nga kushdo gazetar shqiptar i pa gdhëndur,i pa parimtë dhe provokator por,sidomos,i paguar,jo për të nxjerrë diçka me vlerë për popullin në emër të të cilit flet si zëri i tij,por për të të vënë në lojë nervat e Tua,dhe për t’i thënë eprori i tij Bos-sa mirë ja bëre-se ne këjo na duhej,nuk na intereson se si,se kur,AI RAMA dashka të bëjë Shqipërinë.
    Do bëjë Rama Shqipërinë,sikur nuk e njohim ne Ramën,këtë duan të thonë “ATA”.
    Se ata të njohin Z.Rama,kur ke qënë shok apo mik me “TA” dhe,zakonisht shokët apo miqtë e masin veten me paritetin e ekuivalentit,”ATA” nuk e besojnë,nuk u shkon mëndja,apo nuk duan,edhe thjesht nuk duan ta pranojnë se nga rrethi i tyre shoqëror a miqësor mund të shkëputet një yll dhe të ndriçojë me tjetër intensitet e tjetër spektër,pse?, sepse këtu fillon diferencimi i inteligjencës,ideve,vizionit,përkushtimit dhe hopit të madh që bëjnë njerëz të veçantë nga rrethi i tyre në një moment të dhënë,në një situatë të caktuar,në një periudhë historike dhe nënë ndikimin e faktorëve të brëndshëm vetiak që mund të shpërthejnë për të marrë përsipër një aksion politik historik.
    Për deri sa ata nuk e pranojne a se kuptojnë këtë evoluim,atyre u ka mbetur ora 12 dhe nuk duan të të dëgjojnë por vetëm si të të kapin që të mos lëvizin akrepat përtej 12-ës.
    Dhe këtu Ju z.Rama, nuk keni shumë akses për t’u dhënë dëgjuesve atë që JU doni dhe atë që ata presin.
    Sepse “ATA” nuk janë aty për këtë mision,por për të kundërtën e saj.

  9. pesimisti says:

    Nuk te lutem me qe ta nxjerresh komentin se kjo do te thote se ne ngelem tere jeten te varur nga koka e kembet. Po u deshi derdencka juve do marrim pjese dhe ne ne koment, po s’u deshi fap te fshini sikur s’kemi egzistuar. Dhe u dashka besuar: ju , perfaqesues se medias demokratike bashke me demokracin jeni genjeshtaret e sundimit universal dhe te pakthyeshem per te tjeret. Mbaroi kjo pune. Per mua te rroje kush te doje, veç kjo lloj demokracie shkaterroi njerezimin e sinqerte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje