INTERVISTA/ Deklarata e fortë e kandidatit të PD: Meta të shkarkohet si President, sepse…

2 Qershor 2017, 13:36Politika TEMA

Një ndër surprizat e listave të PD, ishte edhe Romeo Gurakuqi, i pari i listës së PD-së në Shkodër. Gurakuqi është një njeri që tërë jetën e tij ia ka kushtuar botës akademike, arkivave, historisë së Shqipërisë.

Romeo Gurakuqi, në një intervistë për  dritare.net  rrëfen, pjesëmarrjen e tij në politikë aktive tanimë dhe problemet kryesore me të cilat po përballet sistemi politik shqiptar që duhet ndryshuar dhe përshtatur me republikën e re. Ai akuzon Metën, se si president është në shkelje te Kushtetutes, pasi po ben fushate per LSI.

“Presidenti  i zgjedhur e ka shkelur kushtetutën, sepse vazhdon të bëjë fushatë në një kohë kur ai duhet shkarkuar sepse e ka shkelur kushtetutën dhe siç duket e ka të qartë se nuk do të jetë president republike, nuk do ta marrë mandatin, sepse radha i vjen shkarkimit të tij”- thote ai.

Zoti Gurakuqi, ju keni gërmuar në arkivat e Londrës dhe Beogradit për të zbardhur historinë e Shqipërisë dhe themelimin e shtetit modern shqiptar. Hyrja në politikë si kandidat i sigurt për deputet a do të thotë që e keni lënë pas karrierën akademike, për të nisur tanimë karrierën politike?

Është e vërtetë unë kam studiuar në arkivin e Londrës, dhe kam punuar me dokumentacion parësor arkivor, italian dhe amerikan. Përsa i përket shkëputjes nga bota akademike, absolutisht jo, ajo është një punë që unë nuk e prek për asnjë lloj arsye.

Aktualisht veç përfshirjes në fushatë, unë punoj 4-5 orë në ditë, natën dhe herët në mëngjes, është një punë që do të kurorëzohet brenda pak muajsh me një histori të re të Shqipërisë nga viti 1939 deri në fund të vitit 1946.

Pra, veç angazhimit politik, unë do të vazhdoj të jem pedagog, pranë studentëve.

Zoti Gurakuqi, si u lajmëruat se jeni kandidat për deputet?

Unë nuk e dija që isha  kandidat, e kam marrë vesh në orën 00:35 minuta, pas disa telefonatave që më kanë ardhur nga miqtë të cilët e kishin parë në media.

Nuk keni komunikuar me Bashën?

Po, më ka marrë Basha në telefon nga mesdita, thjesht më ka pyetur nëse isha dakord për të qenë në listat e PD, por nuk kam pasur asnjë lloj informacioni tjetër, ku do isha dhe cili numër do të isha në listë.

Ju keni kërkuar disa herë reformimin e së djathtës në Shqipëri, a mendoni se tanimë është reformuar e djathta dhe partia, ku ju tanimë jeni kandidat për deputet?

Unë kam kërkuar reformimin e Republikës së Shqipërisë, që është një Republikë Parlamentare, me kompetencat e Presidentit të republikës të reduktuara në minimumin e pangjashëm me vendet të cilat duan të ecin në rrugën e progresit, si një vend pa kriza.

Pra jemi në një Republikë parlamentare të kontrolluar nga Parlamenti, të kontrolluar saktësisht nga partitë politike që nuk janë demokratizuar.

Kur flisni për mos demokratizimin e partive në Shqipëri, e përfshini edhe PD?

Unë bëj pjesë në listën e kryeministrit të ardhshëm, zotit Basha, i cili ka treguar mjaftueshëm seriozitetin për t’i thënë gjërat drejtë dhe ndershëm dhe unë këtë gjë e besoj, ashtu sikurse disa profesorë të rëndësishëm të botës akademike shqiptare e besojnë se ai do të bëjë çfarë është e mundshme për të ndërruar kuadrin ligjor, pra; kuadrin ligjor të partive politike shqiptare, që do të thotë si duhet të funksionojnë partitë në Shqipëri. Ndoshta do të merret  modeli spanjoll. Spanja e ka të vendosur në kushtetutë se cili është statuti model i një partie politike, në mënyrë që një parti politike të mos jetë bandë, që të jetë realisht demokratike, që të ketë  programe politike të bazuara në koalicione të gjëra interesash, dhe kjo do të jetë një prej reformave që do të vlerësojë PD dhe kryeministri Basha do të bëjë.

Pjesa e dytë ka të bëjë me reformimin e sistemit konstitucional. Shqipëria është një Republikë Parlamentare me spikatje të asamblesë dhe nuk ka një pushtet kundër balancës së parlamentit.

Unë e kam thënë por e ka përsëritur edhe zoti Ben Blushi që duhet reformuar  institucioni i Presidentit, jo vetëm të zgjidhet nga populli se nuk mjafton.

Pra ju jeni pro idesë që Presidenti të Zgjidhet nga populli?

Unë jam pro një presidenti me fuqi monokratike, që do të thotë pushtete për të zgjidhur krizat, pushtet për të zgjedhur kryeministrin për partitë që konfliktojnë njëra-tjetrën, një president që është garant i popullit dhe jo një president i një partie politike. Ju e shihni presidenti  i zgjedhur e ka shkelur kushtetutën, sepse vazhdon të bëjë fushatë në një kohë kur ai duhet shkarkuar sepse e ka shkelur kushtetutën dhe siç duket e ka të qartë se nuk do të jetë president republike, nuk do ta marrë mandatin, sepse radha i vjen shkarkimit të tij. Kushtetuta e ka përcaktuar se që në momentin e zgjedhjes ai duhet të bëjë dorëheqje nga aktivitetet politike, por atë e ke në çdo aktivitet.

Duhet ndryshuar kushtetuta tek pjesa e presidentit, që të marrim modelin e Sllovenisë, Rumanisë apo edhe Italisë, ku nuk zgjidhet nga populli.

Zoti Gurakuqi a mund të më thoni se cila është puna ose reforma më e mirë e qeverisë “Rama” në 4 vite qeverisje, p.sh reforma në arsim?

Rama çdo gjë e ka bërë mbrapsht, që do të thotë, se duhej reformuar sistemi arsimor në vend, duhej, në fakt ca ndërhyrje klienteliste në momentin e fundit e kanë shformatuar projektin e disa prej profesorëve të nderuar, kryesuar nga profesor Arjan Gjoncaj dhe Ardian Civici, që bënë një model ekselent të risistemimit të reformës në sistemin arsimor, të cilin e ka dëmtuar politika. Por, për të mbajtur pushtetin, duhet të bësh kompromise të paprincipta me palë të tjera, ato kanë shtrembëruar sistemin dhe gjithë sistemi në arsim është dëmtuar nga qokat bashkëqeverisëse të Edi Ramës.

A do të jetë Basha lideri që do të sjellë ndryshimet në Shqipëri, dhe a besoni tek lista Basha?

Patjetër, unë besoj sepse bëhet fjalë për dikë që ka folur drejtë. Unë kam dëgjuar të gjithë fjalimet e tij dhe kam bërë një analizë, Basha ka folur thjeshtë, ka kërkuar falje ku duhet kërkuar. Dhe unë besoj tek programi ekonomik i tij, sepse Edi Rama nuk e ka kuptuar kurrë që ajo që e mban shpresën gjallë është shtresa e mesme, dhe të dëmtosh shtresën e mesme për të bërë rregullimin e ministrive dhe fasadave kjo është ndër gjërat më të dëmshme. Unë jam një përfaqësues i klasës së mesme dhe në 4 vite që  ka ardhur Edi Rama, gjendja ime ekonomike ka rënë në masën 40%.

20 komente në “INTERVISTA/ Deklarata e fortë e kandidatit të PD: Meta të shkarkohet si President, sepse…”

  1. artur says:

    Filloi nga xhevahiret ky tipi! Prisni se ka akoma shume te tjera! Si nip kolaboracionisti ky njeri i fryre mendon se ka per te marre hake dhe e reflekton ne deformimin e pashoq qe i ben historise, siodomos te luftes se dyte boterore! Do te nxjere te palare familjen! Nje intelektual medioker me tendenca te theksuar percarese, sidomos fetare!

    1. spartaku says:

      Artur! Ke te drejte.Ky monster me emrin Rromeo Gurrakuqi eshte tamam medioker e palaço si njeri.Te till monstra fute pd-ke ne gjirin e saj,maskarenj,me ndjenja antishqiptare si ky mut Gurakuqi.Nga keta do shkoi ne verin e semes pd-ke.Gura kuqi eshte armik i LANCL-re,duke e quajtur ate lufte civile,dhe reprazalje nuk kane bere ballistat e bashkpunetor me nazifashizmin po na qenkan partizanet ata qe kane bashkpunuar me Hitlerin e Duçen.Ja ky Gurakuqi i thot keto.Do dhe voten ky per deputet.Ky do jete turpi i pd-ke.

  2. Arjan says:

    Shume “intelektual” e kane shitur kete”figuren”. Fatkeqesisht nuk duhet me shume se kjo interviste te kuptosh se ky eshte “fanatik” partiak.
    Te jesh I djathte eshte normale por te besh hosana Bashes te me fali ky “intelektuali” por qenka I tredhur. Fatkeqesisht nuk lexova asnje mendim te tij jashte influences partiake. Mjere Shqiperia ime.

  3. artan says:

    Ky Romeo Gurakuqi thjesht eshte nje nga sherbetoret dhe sharlatanet e fundit te PD-se. Une kam punuar me kete dhe e njoh jo pak

    Se pari, Gurakuqi eshte professor I madh dhe I nderuar vecse sipas deklarimeve personale. Pak te tjere e mbajne per akademik serioz qe ben punen e vet apo qe punon shume. Kontributi I tij ne histori jane shashka ideologjike qe nuk kane baze apo te ardhme. Thjesht jane shashka militanti partiak qe perdor dhe historine ne sherbim te partise. Me shume se kaq, Gurakuqi I sherben jo vetem partise por dhe biznesit te UET qe e ka promovuar pikerisht se ky lepin By..th si askush. Dhe sigurisht qe Romeo e ben kete qe te perfitoje ca leke te shkreta. kete nuk do e ofronte njeri as ne universitetet shqipetare per sa I perket meritave ‘akademike’, prandaj I eshte dashur te zhvilloje aftesi shume te zhvilluara by… th leperisash.

    Se dyti, nga I merr ky professor all-PD idete e Republikes se re, eshte nje tjeter mrekulli qe shpjegohet me mediokritetin e tij te thelle. Republikat kane struktura, te kaluar, dhe te ardhme. Ky palo paloco akademik i ngaterron te gjitha qe te pergatise nje mishmash qe e kupton vetem partia ku sherben. PSh, se si nje lider qe ka vjedhur votat e Tiranes ne 2011, vjedhur bashkine, vrare njerez, dhe genjyer qe kalama ne universitet per te blere shtepi me leket e Vefes (per te zgjedhur ca fakte te vogla dhe thjesht te verifikueshme) do na ndertoka republiken e re eshte nje hamendje e madhe qe mund ta mendesojne vetem militante by..thelepires si Romeo.

    Se fundi, qe ky nuk do hicka dore nga mesimedhenja tregon dhe ku fshihet lepuri I Romeos. Romeo do I sherbeje UET ndersa I merr te hollat duke na bere parlamentarin e paster dhe te devotshem akamademik.

    Pffff funderrina te dores se fundit qe nuk kane nje cike cipe dhe nuk lene gje pa perdorur …. Gjynah keta shkodranet ne dore te kujt kane rene

  4. mimi says:

    Ky është i cofur, i pjerdhur si minjtë e Arshivave, që është “qorruar” nëpër arshivat e botës, për të gjetur materiale për historinë e “shtetit” shqiptar…(???!!!) Pra “shteti” shqiptar, nuk kishte arshivat e veta, por i çonte nëpër botë…(???!!!) Edhe kjo është një “nga çuditë” shqiptare, që “historinë tonë” e kërkojmë në dyert e botës dhe për këtë, “fajin” na e kanë…fqinjët…(???!!!) Vetëm Xhufi, mund të na japë një shpjegim të saktë për këtë…paradoks shqiptar…!

  5. Marash Nikolla says:

    Gurakuq, e ke mbiemrin e madh por tek renia me 40% e te ardhurave te tua mos valle kjo ndodh sepse ke 40% renie ne rryshfetet per provime?!

  6. armand says:

    Pra kur drejtonte Berisha ishe 40% me i pasur.(kjo sipas llogjikes tuaj)
    Sipas llogjikes popullore i bie qe zotrote ke vjedhur 40% me pak. S’na the ndonje llaf per 1.2 miliard dollaret qe idhulli juaj,Basha,harxhoi per 60 km rruge?
    Meqenese je academik historie na thuaj se kujt i takon ajo copa e detit qe idhulli juaj,Basha,ja fali greqise? Apo kjo eshte pyetje per Gurakuqin junior qe duhet bere mbas 3 dekadave?
    Personalisht e kam me halene e gazetarucit qe s’di te pyesi se per ju eshte normale qe do nxirrni ate qe keni ngrene.

  7. artan says:

    Ka shume keqinformim ne kete artikull. Une e njoh pak Romeo Gurakuqin se kam punuar me te ne Shkoder. Eshte thjesh I fundit I militanteve kohebosh dhe sherbimtare. Nuk kane mbetur shume njerez qe mund te genjejne e shtremberojne si ky personazhi.
    1) Se pari, Romeo eshte professor I nderuar vecse sipas deklarimeve personale. Kontributi I tij ne histori eshte te hedhe shashka ideologjike qe shkrihen ne ere sepse nuk kane baze apo pune prapa. Shashkat e tij nuk jane pa interes, Romeo hedh budallilliqe qe cojne uje ne mullirin e PD-se. Nderkohe ky perdor partine ti sherbeje UET-it per ca leke te shkreta. Per UET, Romeo eshte nje cope e perdorshme per te shitur doktoratura dhe per ta mbajtur mire me PD-ne. Sigurisht, meqe Romeo ka pak kredenciale te verteta per te shitur I eshte dashur te zhvilloje ne perfeksion aftesi by..th leperesi.
    2) shashka e tij mbi republiken e re tregon dhe mediokritetin mbreselenes. Republikat e reja kane structure institucionale, te shkuar dhe te ardhme. Se si mundet nje lider partie qe ka vjedhur votat e Tiranes ne 2011, ka shperndare gjithe fondet e tiranes tek firmat e kunatit, ka vrare demostrues dhe ka genjyer qe kur ishte student per te blere shtepi me leke piramidash (per te zgjedhur ca fakte te vogla dhe lehtesisht te verifikueshme) do na ndertojne republiken eshte nje hamendje qe vetem Byth.. lepires si Romeo mund ta sugjerojne.
    3) Intervista ama treguon se ku fshihet lepuri. Ky do na mbaka profesorllekun ne UET qe do te thote se do vazhdoje ti sherbeje universitetit ne shkembim te te hollave te majme duke qene parlametar I ndershem dhe devotshem.

    Pffffff, njerez pa nje cike cipe qe kane vetem meriten e by..thlepiresit. Gjynah vertet keta Shkodranet me ke kane perfunduar.

  8. Militanti Karrierist says:

    Njeri thellesisht militant partiak, i njeanshem dhe subjektiv. Hajt lexoi ketij libra historie!!!

  9. KELLIRA E MALSISE says:

    Njeri me te pa fytyre se ky idjoti i “Botes Akademike” ,
    te politizuar deri tek thonjte e kembeve,qe ende pa u
    magazinuar ne grupin parlamentar te PD-se, lepin
    nga koka te kembet kriminelin vrases-hajdut-antishqiptar
    Lul Bashicin . Ky dhe Agron Gjekmarkaj jane politikanet
    me primitive e me te felliqur qe mban ky truall . Mjere
    ky vend e ky popull qe e ka lene fatin e tij ne duart e
    agjentures serbe dhe ne njerez shtaze, pa asnje gen
    shqiptar, qe per me teper , do te na beka dhe historine
    e Shqiperise ky kellire e malesise !

  10. SHBA says:

    Ik ore mashtrus, i ben jehon nje personi qe esht akuzuar per vjedhjen ne masen 230 mij Erove, ka shitur detin greqis, ka vrar me mvarsit e tij kater qytetar paqesor, ka spiunuar udheheqsit e UCK tek serbet gjate, e mbas luftes. be kryetar bashkie me vjedhje votash dhe per kater vjet fjeti gjum si kryetar bashkie. Krahasohe me punet dhe ndryshimet madheshtore te kryetarit te bashkis zotit Velia qe, cka ber e po ben per dy vjet si kryebashkiak i Tiranes se madhe dhe bindesh se sa dembel , pa vizjon dhe i pa afte esht Lulezim Basha, per te qen kryeminister i SHqiperis.
    Fatkeqesi kombetare ta mendosh qe mund te behet kryeminister Lulezim Basha, kur ka mbi vehte, nje bar me akuza penale dhe paaftesi e dembelizem te theksuar gjat kohes si kryebashkiak i Tiranes.

  11. lush karabushi says:

    Hahahaha, sa shpejt fillojne e bejne lepirsin kta njerez…
    Ku ish deri dje ky fare “sokoli” bre, qe zerin s’ja kem ngju ?

  12. populli dv says:

    Sa per Meten,ka shume te drejte,ai eshte zgjedhur president, cfare mutin do qe ben fushate? Sa per Bashen ,populli TR dhe gjithe Shqiperise e ka te qarte se nuk eshte i zoti per asnje pune,e pame ne krye te Bashkise TR jo me te drejtoje nje shtet.

  13. Demokrati i vertete says:

    Si ëdhtë e mundur që edhe akademikët shtrëmbërojnë të vërtetat që realisht i din i gjithë populli. Si mund të themi që Luli ka folur gjithmonë
    të vërtetën kur ai bashkë me Saliun dhe të tjerët kanë mbi 10 vjet që vetëm shpifin, shajnë Ramën dhe maxhorancën? Asnjë betejë parlamentare nuk kemi parë që të flitet seriozisht për ekonominë por vetëm sharje, tallje dhe shpifje kemi.mësuar nga parlamentarët tanë
    Z. Gurakuqi nëse çdo njeri që veçohet dhe bëhet i zgjedhur nuk do jetë vetvetja në bindjet politike për një të ardhme të afërt dhe strategjike të vendit, ai kthehet në robot që bateritë u a karikojnë të tjerët
    Kjo ka qenë dhe është e keqja e njerëzve tanë, që çuditërisht mbasi u del emri, nga mbrapa u zbulohen veprimet që bien ndesh me kërkesat e përgjithshme të drejtësisë dhe përgjegjshmërisë ndaj vetes dhe gjithë shqërisë tonë.
    Kur do lirohemi nga servilizmi, nga prirjet karieristo-egoiste? Mos këto vese janë pasojë të sistemit të kaluar, i cili na la në nivel ekonomik e kulturor nën mesataren dhe tani duam të pasurohemi sa më shpejt dhe si rrugë për tu pasuruar është gjetur servilizmi dhe imoralitetit i cili na siguron karierën që garanton rritjen e shtreses se mesme dhe të lartë????
    Demokrati I vërtetë

  14. DETARI [email protected] says:

    Une kete tipin nuk e njoh ,por nuk ka nevoje sepse e njoha nepermjet shkrimit te bere ,ku………..nuk e dinte se do behej deputet…..kur deputetet e tjere merrnin pernate e perdite ne telefon ,nese ishin apo jo ne listat e bandes pedeiste !

    Tjeter , ne artikull thuhet se [ ka punuar ne arshivat e Londres dhe Beogradit]ku ai Beogradin nuk e permendi fare ,por e zevendesoj me….Ameriken !

    Ku edhe do te dhenka mesim …kuptohet tere sezonin shkollor,kur deputeti ka deputetllikun ne kurriz,nuk e ben sic duhet ker ka vetem ate,dhe ky do ti bekerka qe te dyja paralel !

    Dhe e fundit,jam dakord qe nji injorant pa shkolle nuk ka kulture dhe munde te flasi per qeverine si ti vije nga suma,por ky qe eshte pedagog dhe kaq i dale ,sic thuhet,nuk paska pare asnji ndryshim te punes 4 vjecare te qeverise qofte edhe nji fare perqindje , dhe beson Bashen qe paska folur drejte,paska bere edhe autokritika,por nuk e paska pare qeverisjen 8 vjecare te Banditeve te pdse,dhe qeverisjen si kryebashkiak te bashes…., me tramvajet fantazma te tij etj ???????

    Besoj se duhet te kete shkollen e UDB se edhe ky,se kot nuk po na u futka i pari ne lista !

  15. joel shkodra says:

    Ai eshte ne krye te listes se PD per Shkodren, ai e pranoi kete dhe ju qe komentoni çfare prisnit? Qe ai te fliste kunder PD e kunder Bashes? Jeni te gjithe jashte logjikes elementare. Po te ishte kunder, nuk do ta pranonte venien e emrit ne listen e PD. P. sh. a mund te prisni qe ndonje kandidat per deputet ne listat e Rames te flase kunder PS e kunder Rames?

  16. lili says:

    te vetmen gje te sakte qe the eshte puna e Metes te tjerat brockulla

  17. Broz Simoni says:

    Jneri me te afte e me studiues qe do te permbys shashkat e historianeve per L2B eshte Romeo Gurakuqi studiues,njohes i disa gjuhëve. Shpresoj ne vlerat e tij jo vetem akademike por edhe politike. Eshte polemist objektiv, po edhe fetar nga familjet e nderueme shkodrana. Shkrimet e para te tijat i kam lexue te revista ” Rrezja e Dritës” dhe jam mrekullue me te rejat qe sillte Romeo si historian. Me kete deputet do te fitoje vlera cilësore Parlamenti Shqiptar . Shoket e tij ne parlament nuk kane qene qe ne vitin 1920, me Fishten,Mjeden, Gurakuqin, Vinjau, Gazulli etj etj. Suksese prof. GURAKUQI.

  18. armir says:

    e ka gabim intelektuali demokrat. Meta eshte i barazlarguar nga palet me shume se paraardhesit. Kjo eshte garancia

  19. Asus says:

    Kisha degjuar per Gurakuqin dhe isha kufjoz per telephonic, por nga shkrimi kuptova se do jete nje ushtar I bindur I Bashes. Dhe kur futesh ne rreshtin partiak nuk vlejne me kapacitetet qe thone se ky na I paska. Tash e tutje ky miku edhe historine do e shkruaj sipas midese se Bashes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje