Është ndarë nga jeta në lule të rinisë.
Pasioni që të bëhej oficere në radhët e Policisë së Shtetit, por edhe dëshira për të jetuar, nuk i kanë mjaftuar Xhulia Zyfit, efektives e cila tre javë më parë pësoi hemorragji cerebrale në Akademinë e Sigurisë ku studionte.
Ajo ndërroi jetë këtë të premte në spital ku edhe ishte shtruar prej 5 ditësh, në gjendje kome.
26-vjecarja nga Pogradeci, kishte marrë gradën nënkomisare gjatë studimeve në Akademinë e Siguris. Së fundmi ishte emëruar në detyrën e saj të re.
Burimet thanë për “Panorama” se e reja kishte lindur me një problem në zemër, dhe një vit më parë kishte bërë ndërhyrje.
Xhulia ishte pjesë e Policisë së Shtetit prej 5 vitesh.
R.I.P.
Ngushellime familjes. Anurizmi eshte bombe e fshehur dhe jane shume te pakta rastet qe zbulohet. Dhimbje e madhe per familjen.
RIP
Ngushullimet me te thella familjes.
ngushllime familjes
Keqardhje …ne lule te rinise dhe kaq e bukur …!
Po pse o perendi qelbsina le gjalle Salen edhe mostrat e tjera me na marre shpirtin dhe i pret flaken kesaj yllit me bisht?
ske cte thuash.edhe zoti gabon ndonjehere nga pakujdesia .ngushellime te sinqerta.
Sa gjyna, u prefte ne paqe