Partia Demokratike denoncon kryebashkiakun e Pukës: Dhunoi kreun e shtabit të fushatës së PD

2 Qershor 2017, 18:39Politika TEMA

Partia Demokratike ka denoncuar ne nje deklarate per mediat, “dhunën e ushtruar sot nga kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj dhe veglat e tij, ndaj kryetarit të grupseksionit të PD dhe shtabit të fushatës, Demir Hyseni”.

Sic thuhet ne njoftimin e PD, “Demir Hyseni ka qënë vazhdimisht nën presionet dhe kërcënimet e kryetarit të Bashkisë Pukë, që është në fakt një mercenar i Frrokut, por sot, me nisjen e fushatës elektorale, është bastisur dhe dhunuar prona e funksionarit demokrat.

Pa marrë në konsideratë dokumentacionin e Hysenit që tregon ligjshmërinë e aktivitetit të tij, Kryetari i Bashkisë së Pukës, ka urdhëruar shkatërrimin e biznesit të Hysenit thjesht për motive politike.

Partia Demokratike i kërkon qeverisë dhe autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore kryetarin e Bashkisë Pukë, dhe cdo polic që është bërë pjesë e urdhërave të paligjshëm dhe politik.”​

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje