Loja e pisët me LSI-në

2 Qershor 2017, 19:55Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Një sulm i paprecedentë ka filluar pas marrëveshjes Rama – Basha kundër partisë së Ilir Metës. Sapo nënshkruan paktin okult, i cili nuk pati pikë transparence, dhe që mbi të gjitha nuk garantoi asgjë për zgjedhje vërtet të lira dhe të ndershme, fushata e dy partive të mëdha po mundohet të vizatojë LSI-në si të keqen më të madhe të këtij vendi. Kreu demokrat, i cili i trembet hemoragjisë së zgjedhësve këmbëngul nga Vlora në Pogradec, se të votosh për Ilir Metën është njësoj si ta hedhësh votën në det apo në liqen.

Nga ana tjetër kryeministri Rama kërkon të ketë duar të lira në timonin e qeverisjes duke stigmatizuar aleatët e vet të majtë që rrëmbejnë pushtet, por nga ana tjetër hedhin dhe vickla.

Kjo klimë fushate po shoqërohet në terren me spastrtimin nga vendet kyçe në administratë të njerëzve të besuar të Ilir Metës. E parë në total ajo po tenton të krijojë përshtypjen se në trupin e sëmurë me kancer të Shqipërisë, LSI është organi prej nga prodhohen dhe shpërndahen metastazat.

Në fakt ky version nuk është larg të vërtetës. LSI-a ka qenë këto tetë vite partia që ka mbrojtur me votat e saj gjëmat më të mëdha që kanë ndodhur.

Ajo mbështeti gjatë periudhës 2009-2013 privatizimet skandaloze të qeverisë Berisha, ajo vazhdoi të mbajë me votë pushtetin që bëri 21 janarin, që vodhi votat e bashkisë së Tiranës dhe një rregjim që u shndërrua në një autokraci familjare. Pa i hyrë një gjëmb në këmbë, duke shpallur publikisht se “kontarata përfundoi” ajo kaloi në aleancë me Rilindjen duke bërë të pamundur që rotacioni të sillte ndryshim.

Pavarësisht se këtë radhë pesha e saj qe më e madhe në numra, forca e Ilir Metës nuk u mundua të bëhej pengesë as për koncesionet skandaloze, as për betonizimin e Tiranës, as për ligjin e arsimit të lartë, as për ndarjen teritoriale pa opozitën. Ajo, në aleancë me Ramën, bëri vetëm më shumë zhurmë se gjatë qeverisjes Berisha, por në thelb mbështeti pa hezitim kontratën e nënshkruar në 1 prill.

Pra, në këtë kuptim, LSI e meriton çdo kritikë, akuzë dhe anatemim në drejtim të saj. Ajo është sjellë për dy mandate me radhë si ajo larva që rritet mbi një pemë të kalbur dhe që trashet gjithnjë e më shumë sa më tepër shkërmoqet trungu mbi të cilin jeton.

Prandaj një pjesë e mirë e elektoratit (përpos klientelëës së saj) e përçmon këtë forcë dhe ka krijuar alergji ndaj saj.

Por, thënë këtë, nuk ka asnjë pikë vërtetësie, logjike dhe morali, që partia e Metës të sulmohet nga ata që e kanë përdorur për të forcuar pushtetin e tyre, i kanë marrë votat për të trashur zullumet, i kanë dhënë një pjesë të pushtetit për të abuzuar me të tërën.

Nëse ka dy njerëz që sot duhet të heshtin përballë LSI-së ata janë Rama dhe Basha.  Idhtarët e tyre, socialistët dhe demokratët, pjesa tjetër e shumicës së shqiptarëve mund të kenë me dhjetra arsye për ta përbuzur këtë parti, por ata jo. Ata kanë po aq të drejtë të drejtojnë gishtin nga Meta, sa çka edhe një vrasës të denoncojë atë që i ka mbajtur armën.

Po atëhere, përse e bëjnë? Përse dy të mëdhenjtë janë hedhur në këtë sulm të paparë ndaj bandës më të vogël?

Teoria konspirative që po gëlon ngado këto ditë është se gjatë bisedës së fshehtë 5 orëshe ata kanë rënë dakord që ta zhdukin LSI-në. Se marrveshja e fshehtë përmban paktin për ta lënë Metën këto zgjedhje jashtë koalicioneve të mëdha dhe se ajo parashikon një ligj elektoral me prim për zgjedhjet e ardhshme që do i jepte fund përfundimisht ëndrrës së LSI- së për të qenë gjithnjë një parti qeverisëse.

Por, për ata që nuk i besojnë shpjegimeve komplotiste llogaria është më e thjeshtë. Basha dhe Rama po e godasin Metën për të lënë të kuptohet në publik se ata nuk do të bashkëqeverisin më me të. Pra, duke qenë të bindur që LSI-a është një forcë klienteliste, që bazën nuk e ka tek një elektorat stabël, por tek një masë fluide njerëzish që i blen me vende pune në shtet, ata po tentojnë t’ia heqin LSI-së këtë kartë.

Ata janë të bindur se pa sigurinë se do të jetë përsëri në pushtet kjo forcë përgjysmohert në vota.

Pikërisht për këtë arsye ka nisur loja e pisët Rama – Basha.  E gjithë kjo kryqëzatë e dakordësuar më parë nuk ka asnjë qëllim më të madh sesa rrëmbimi i pak votave më shumë.

Por, ironia e gjithë kësaj historie është se megjithëse e ka kuptuar lojën e dy të mëdhenjve partia e Metës nuk guxon ta denoncojë atë. Ajo sillet sikur e përshëndet paktin Rama – Basha, e duartroket marrëveshjen që shpëtoi vendin dhe shmangu krizën, nuk guxon të denoncojë paktin okult që u firmos pa asnjë dëshmitar. Sepse në thelb duke mos i treguar votuesve të saj potenicialë se marveshja ka për qëllim të godasë LSI, ajo shpreson të marrë vota duke i mashtruar njerëzit me fabulën e zakonshme se do ta vazhdojë të jetë në pushtet.

Dhe këtu paradoksi mbërrin kulmin. Sepse partia e Ilir Metës beson se gënjeshtra që po përpunohet në dëm të saj, mposhtet më lehtë me krijimin e një mashtrimi më të madh. Dhe pikërisht kjo e menderos edhe më keq lojën e ndyrë që dy të mëdhenjtë po luajnë me LSI-në. Të gjithë janë bërë pjesë e një teatri absurd, ku askush nuk guxon të thotë drejtë dhe thjeshtë të vërtetën. (Lapsi.al)

20 komente në “Loja e pisët me LSI-në”

  1. Jo-genjeshtres says:

    Andi, kesaj radhe ja ke bere m_tin te tereve!
    Me kete gjuhe te kishe folur dhe me pare!

  2. antikamunist (ish kamunist) says:

    Or zog gamori qi shkru m gazete ,ti ke 8 vjet qe po na ca @@rin kunder LSi si ka mundesi qe u ktheve ne ithtar te saj ???

  3. Bravo kte shkrim e paska qa vertete ,
    vallahi e ka godit lsi ne trurin e vogel
    sepse sado koka ti duket nga jashte e madhe trurin e ka sa bolet e Rams
    lsi-ja duhet mu shporr nga arena politike ,
    perndryshe Shqiperia do degjenroje ne gjendje ku sdo ket me asnji lloj shpetimi me
    dhe pastaj dihet cfar do ndodhi ,
    Hienat rrotull kane me e shqy copa copa (shpresoj qe meta mos te jet ven ne sherbim direkt me Greket e Serbet ,duke mar rolin e Rrospise Pare .mbas vdekjes politike te berishes)

  4. dymi says:

    Po pse je ti o i mencuri i Kapove? Per te na treguar te verrrrr-teten. Pika te verrr-tetes tende!

  5. Populli says:

    Ik ore jale e ndyrë!

  6. Faro says:

    LSI eshte parti qe shfrytezon ne maksimum dobesite e SISTEMIT.
    Zgjidhja:
    Sistemi te vendos si parti qevrisese ate qe fiton me shume vota, pavaresisht se mund te kete edhe nden 50%. Keshtu edhe LSI i hiqen privilegjet me te cilat abuzon. Pra privilegji si percaktuese e ekskluzive e partise qeverisese dhe akoma me shume edhe privilegji i jetegjatesise se qeverise.

  7. Faro says:

    LSI eshte parti qe shfrytezon ne maksimum dobesite e SISTEMIT.
    Zgjidhja:
    Sistemi te vendos si parti qevrisese ate qe fiton me shume vota, pavaresisht se mund te kete edhe nden 50%. Keshtu edhe LSI i hiqen privilegjet me te cilat abuzon. Pra privilegji si percaktuese e ekskluzive e partise qeverisese dhe akoma me shume edhe privilegji i jetegjatesise se qeverise. Ndaj dhe titulli i artolullit do ishte me i drejte “Loja e piset E LSI”

  8. Apo jo? says:

    Analiste ju bej thirrje te beni krahasime me llogjike midis punes se bere ne qeverisjen e fundit dhe cfare alternativash ofrojne te tjeret, se populli voton pas 3 javesh e ky krahasim u duhet, jo ca tha ky e ca tha ai.
    As PD e as LSI nuk kane nje program, prandaj merren me lafe si puna jote.

  9. mateo says:

    LSI eshte kanceri i Shqiperise!
    LSI u shkeput nga PS vetem per pushtet dhe ashtu sic bashkepunuan ballistet e zogistet me pushtuesit nazi-fashiste gjate L2B edhe LSI bashkepunoi me Berishen sepse ai e mbrojti Meten nga burgu i perjetshem!
    Edhe Meta ne koalicionin me PS luajti si felliqesire rolin e Kalit te Trojes duke e lene Berishen per 4 vjet te degjeneronte seancat e Kuvendit per ore te trera!
    Meta eshte po aq i rrezikshem per Shqiperine sa edhe Berisha e Basha!

    1. Shkodra says:

      Rreziku me i madh per Shqiperine kane qene dhe jane komunistat dhe pinjollet e tyre me mbeshtetje nga jugu turko – grek(injoranca),kjo eshte historia.

  10. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shkeljet ligjore ,pjesmarrja ne mitingjet elektorale e administrates,nuk duhet te interpretohen si komplot kunder LSI !
    LSi ka qene e perkedhelura e dy partive te medha,qendrimet jasht kualicionit apo propaganda e saj “force e pare” ,po terheqin median per informacione te reja.
    LSI vazhdon perplasjet ideollogjike majtas,ajo nuk flet kunder Bashes dhe Berishes,megjithe pushimet nga puna te militanteve te saj !
    Shkeljet ligjore ,duke filluar nga Meta dhe perfunduar tek drejtori i pergjithshem i postave,duhet te ndeshkohen,interpretimi “alla Bushat”
    eshte per te thelluar percarjet ne kampin e majte.
    Bushati nuk del dot opinionist I pavarur.

  11. Koiçari says:

    Sot nuk ka shqiptar që nuk e di se LSI-ja e Like Floririt është një Bandë Hajdutësh.

  12. tuli says:

    Rralle po rralle fare me pelqen(edhe pse te lexoj shpesh) o Bushat, po kesaj radhe e ke qare me te vertet ….mashtrimi ne dem te saje mposhtet me nje mashtrim me te madh……, sipas meje LSI e meriton te dali ne opozite pas 8 vitesh superpushtet, superkorrupsion, super mashtrime etj.

  13. katarakti says:

    KJo ndofta eshte analiza me e sakte, me e qarte, me e drejtperdrejte qe kam lexuar deri me sot nga Bushati.

  14. kleptofagos says:

    Bushat. i dashur!
    Perderisa e shan edhe vete LSI-ne, nuk mund te thuash se po i behet “loje e piset”, se duket sikur po e meshiron. Pastaj, mos u cudit kaq shume, se tek e fundit, “lufte brenda llojit” eshte dhe ne Shqiperi nuk eshte per here te pare.. Apo jo, Bushat?

  15. Vesa says:

    E paske kuptu lojen or I pabyth. Tani jemi te qete.

  16. Lennard says:

    Dhe ty mor gazetaruc te bleu LSI me paret e Vjedhura???.Gazetar Leshi .Je verbuar fare.Kulmin e pislleqeve e ka sjelle LSI me Like Floririn. !! Sum Kapuc

  17. alice says:

    K u ke gje me te piset se LSI-ne o Andi Bushati

  18. Capi dhia says:

    Shkruan nje Plehre, per Nje tjeter me te madhe !?. Katundi I varrmihesve pakufi.

  19. Salisgate Lirkeflori says:

    Paska harruar nipçja viziten e salis tek lirke floriri pas takimit rama-basha. He-he-he !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje