Kombëtarja/ Ergys Kaçe tregon përplasjen me De Biasin

2 Qershor 2017, 13:40Sport TEMA

Pas një mungese të gjatë në kombëtare, Ergys Kaçe është rikthyer sërish per sfidat me Luksenburgun dhe Izraelin.

Mesfushori ka shpjeguar ne konferencen per shtyp mungesen e tij ne kombetare si dhe perplasjen me De Biasin.

Futbolli i ka këto. Ndonjëherë je mirë, ndonjëherë nuk je mirë. Kur ndërrova skuadër që ika nga Paoku dhe vajta në Çeki nuk isha në gjendje të mirë. Besoj prandaj nuk më kishte ardhur ftesa. Tashmë jam në gjendje më të mirë. Gjërat janë ndryshe, jam i gëzuar që u ktheva prap këtu. Kam shumë vite që luaj për Kombëtaren dhe rigjeta miqtë e mi”.

Ndersa sa i perket te ardhmes Kaçe tha se eshte ende nen kontrate me Paokun.

Kanë folur shumë gjëra për mua, por e vërteta është se unë jam ende me PAOK-un pasi kam dhe 3 vite kontratë. Do të shikoj më tej ç’do të bëhet. Çfarë mund të ndodhë nuk e di. Në futboll gjithçka ndryshon në moment”.

Kaçe më pas foli dhe për sfidën me Izraelin ku theksoi se ekipi do te synoje vetem fitoren.

Ai shtoi gjithashtu se kuqezinjte kane ende shanse per te kapur vendin e trete.

“Dua të fitojmë ndeshjen dhe të shkojmë më lart.

 Të gjitha skuadrat janë kështu. Pasi arrijnë kulmin, bien pak. Jemi pak të lodhur. Megjithatë të mbledhim forcat dhe të bëhemi siç ishim më përpara. Kemi shumë lojtarë të mirë në skuadër. E kemi treguar edhe më përpara. Besoj se do të vijë sërish momenti që do të bëjmë mirë.

 Kemi potencial për të arritur vendin e tretë. Edhe kur u kualifikuam në Europian nuk thamë asnjëherë se do të kualifikohemi. Besoj se edhe në Botëror do të ndodhë e njëjta gjë. E pranojmë që nuk jemi në maksimumin tonë, por e theksoj se do të bëjmë mirë”, tha Kaçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje