"Qeveria serbe i do shqiptarët në varreza masive"

2 Qershor 2017, 11:22Rajoni TEMA

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandic, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Serbisë që të mos ia lejojë hyrjen në këtë shtet ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kandic, në një postim në Twitter, e barazon Qeverinë aktuale të Serbisë me Qeverinë e Slllobodan Milloshevicit, e cila, siç është shprehur, “i preferon shqiptarët në varreza massive”.

Ajo godet shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, gjeneralin Dikovic, që ka udhëhequr një brigadë të ushtrisë serbe, e cila ka kryer krime të rënda ndaj shqiptarëve në Kosovë, në vitin 1999.

“Presidentja e Kosovës nuk ka marrë lejen për hyrje në Serbi.

Qeveria preferon shqiptarët në varreza masive, nën këmbët e gjeneral Dikoviqit”, shkruan aktivisjta serbe në Twitter.

Atifete Jahjaga kishte planifikuar të merrte pjesë në festivalin “Mirëdita – Dobar dan” që mbahet në Beograd, ku afirmohen vlerat kulturore të Kosovës.

Ajo do të merrte pjesë në promovimin e librit që ka të bëjë me gratë e dhunuara të Kosovës në luftën që e shkaktoi Serbia.

Të mërkurën dhe të enjten para sallës ku po mbahet festivali “Mirëdita – Doban dan” janë mbajtur protesta të grupeve ekstremiste, të cilat kanë mbajtur parulla me përmbajtje fashiste kundër shqiptarëve.

4 komente në ““Qeveria serbe i do shqiptarët në varreza masive””

  1. papa tfgs1 pousti says:

    Rri moj zonje e nderuar mos fol shumë se mos te kurdisin ndonje gje

  2. Timi says:

    Kjo zonjë meriton respekt. E vetme gjatë luftës së Kosovës ka dokumentuar vrasjet serbe personalisht.

  3. DRENICA E KUQE says:

    Hiç ma mire shqiptareve s’ua don as qeveria si moter serbe-jugosllave e Prishtines e kryesuar nga LDK me Company e cila te vrareve per lirine e popullit te vet ka qef t’u flase vetem te varri, t’u thur himne e lavdata per t’ua bere mashtrimin dhe tradhtine e radhes… Por Qeveria e Prishtines per “dallim” prej asaj serbe qe i do ne varreza masive, i do ne varre veç e veç shqiptaret me te mire… Po eshte fatkeqesi qe shqiptaret nuk e kane nje zonje si Natasha Kandiç.

    DRENICA E KUQE

  4. vjeshta says:

    Çudi si le jetuar kaq gjatë moj e nderuar???!!!!
    Mos u mërzit se janë përpëlitjet e fundit të atyre çernikëve të mjerë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje