Agron Gjekmarkaj, një mbështetës publik i Lulzim Bashës, duke analizuar listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, thotë se ajo është përgjegjësi e Lulzim Bashës dhe Berisha nuk ka gisht në të.
Sipas tij, nëse Basha fiton, duhet duartrokitur, por nëse humbet, pasojat do të jenë fatale për të.
“Ata që janë në atë listë janë aty se deshi ai po aq vlen pohimi për ata që nuk janë se nuk deshi Basha. Në këtë pikë duhet lënë i qetë Sali Berisha. Ndaj suksesi kësaj radhe nëse buzëqesh ia bën këtë përkëdheli vetëm Bashës e askujt tjetër. Ai duhet duartrokitur me nxehtësi për të nëse ndodh, por nëse dështon e ngarkohet veç ai me një barrë të rëndë që Zot na ruaj”, shkruan Gjekmarkaj në një analizë për gazetën Panorama.
Më pas ai analizon listën e kandidatëve dhe shpreh pakënaqësitë e tij.
“Duke e shikuar me vëmendje listën, bien në sy disa kategori. Brenda saj pa vështirësi mund të shquash një grup cilësor, duke filluar me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Preç Zogajn, Genc Pollon, Halim Kosovën, Florjon Mimën, Jorida Tabakun, Oerd Bylykbashin, Valentina Dukën, Romeo Gurakuqin, Rudina Hajdarin, Enkeled Alibeajn, e ndonjë tjetër si një gërshetim interesant dhe i lëvdueshëm.
Pastaj hiq detyrimin që kishte për aleatët, bie në sy një çetë që gjatë qeverisjes së Berishës ishin figura të rangut të tretë në PD, që detyrë kryesore kishin të lexonin ndonjë deklaratë para kamerave të shkruar nga Berisha dhe gjithë kohën tjetër e kishin të lirë për të vrarë miza dhe mërzinë e tyre si t’ua kishte ënda. Qerratenj të vërtetë që do bëjnë hajër gjatë.
Një grup jo i vogël anonimësh lokalë për mediumet e Tiranës, por mbase jo për komunitetet ku jetojnë bie në sy. Të jesh anonim nuk është faj dhe nuk do të thotë se nuk je profesionist i mirë ose nuk do të bëhesh politikan i mirë. Zakonisht ata marrin vota. Por tani për tani kësaj mase s’i gjen dot tjetër emër nga këndej.
Disa ish-ministra të qeverisë Berisha janë ende në listë dhe ndonjë syresh e meriton. Por nuk është i qartë kriteri që është përdorur për largimin e të tjerëve dhe mbajtjen e tyre. Eduard Halimi, ish-ministër i Drejtësisë, i cili gjatë ministerllëkut shquhej për arrogancë që nuk i përputhej me gjatësinë, pse do duhej të ishte para Myqerem Tafajt apo Majlinda Bregut? Më intelektual? Më i ndershëm? Më gojëtar? vijon nga faqja 1 Më i pashëm? Vështirë t’i japësh përgjigje. Majlinda Bregut, para se ta linin jashtë, i krijuan edhe një tymnajë dyvjeçare thashethemesh, të cilat duhet të kenë pasur ndikim edhe te reagimi i saj njerëzor e politik. Ajo mund të lihej jashtë nëse merrej një vendim i barabartë për të gjithë ish-ministrat.
Po ashtu më i bujshëm dhe më i pajustifikuari është largimi i Jozefina Topallit, Astrit Patozit dhe Eduart Selamit. Të tre këta kanë një histori intensive në PD dhe mbi të gjitha s’kanë qenë kurrë pjesë e ekzekutiv it. Topalli është shquar për qëndrestarinë e saj, koherencën ideologjike si përfaqë- suese e të persekutuarve, e familjeve të mëdha, e Shkodrës e më gjerë. Po, ka qenë një kritike korrekte me Bashën. Po a mjafton kaq për të përligjur dëbimin?
Ne kemi folur për liri fjale në epokën Basha duke e përshëndetur, por paskësh qenë me gjasë liri me afat kohor deri në skadimin e mandatit të deputetit, se pastaj ta rregulloka lala qejfin. Largimi i tyre nuk justifikon aspak nga pikëpamja etike reagimin e nxituar të Imamit, i cili zemërueshëm kërkoi shkarkimin e Bashës sapo filloi fushata, duke i dhënë mundësi kundërshtarit ta përdorë si i do zemra.
Paradoksale ngjan gjithësa kur duke folur në shumës zonja Grida Duma thotë “ne vendosëm”, a thua se është mbyllur në zyrë me Lulzim Bashën për të bërë listën dhe tejet cinike ngjan gjykimi i saj nga “Olimpi” kur shfaq “mirënjohje” për Topallin, Patozin apo Selamin. Kjo është ironia e fatit, vetë shakaja”, shkruan Gjekmarkaj.
Si mund te gaboje Basha more kodosh? Apo ke ndryshuar qendrim, meqe nuk je ne liste? Kesaj I thone miremengjes o interes.
MALOKET MULLAR.
O AGRAN
Hej Tungjatjeta
Je kthy mbrapsh
Bash si xhaketa
Zanin Sals
Ma nalt ja ngrite
Tan PeDerat
Në drit i qite!
…
P.S.
O AGRAN Gjek Mark
O hej tujtjeta
Pse s’futi adhe ty Luli n’lista
Apo s’kishte ma vend për dy veta!
Eshte turp dhe neveri te merresh ti me kete lloj analize,ti qe nuk le gje pa thene e pa bere ne favor te Bashes,vetem e vetem qe ti terhiqje vemendjen se je nje nga me besniket ne mbrojtjen e kauzes se tij,ti qe Salen dhe keta te tjeret qe permende me lart,i etiketove si perfaqesues te republikes se vjeter,vetem qe Basha te fuste emrin ne liste per deputet ne zonen e sigurt,po sic duket Basha paska pasur te drejte,se me nje bolldung si puna jote,do te kishe sukses ne perfaqesim,vetem ne ndonje stalle derrash.
Ne fakt nuk e kam kuptuar asnjehere perse e fton Kol Balla ne emision kete trupeshk. . Nje mendje me thote qe Koli eshte aq cinik ( dhe normalisht aq i zgjiar) saqe nepermjet mendimit dhe fytyres se ketij peshkit t’iu beje me dije shqiptareve indirekt se c fare trushplarje eshte dhe versioni soft i PD. Ha ha ha.
Shaka THE ? Vete Shakaxhiu TI JE!!
Shaka THE ? Vete Shakaxhiu TI JE!!
Hale TI !! Hale LULE !!!
Me siguri 100% analistat e kallepit te ketij gerrneteje jane drejt fundit te tyre. Ky, le te shkoj te specializohet ne kurset profesionale te Rames per kepucar, aty duket qe edhe mund te bej hajer.
O halnalist! Partija jote qe ty te ben te pshurresh nga goja eshte ne fund te saj. Si me Bashen e si me…dreqin qe te fryn ty ne tru ajo eshte e destinuar te humbase deri ne shuarje. Sepse partite jane para se gjithash platforma politike, te cilat sintetizojne tendencat e shoqerise. A ka Shqiperija rruge tjeter vec Europes? Pa diskutim qe jo o kok derr. Partija e jote e vertetoi me cadren qe ty te futi ne orgazem se nuk ka lidhje me Europen, eshte jo vetem larg por eshte ne drejtim te kundert te saj. Sepse per te vendimtare eshte rrembimi i pushtetit me dhune. Me dhune o tru dele, me dhune e kupton? Sepse ka ardhur tamam koha e dhenjes llogari per te gjitha poshtersite e krimet qe ka kryer me ate tru tharin qe vdes ti e sera jote ne krye. Me e pakta e dhenjes llogari eshte burgu jo me pak se 7 vjet e me e shumta eshte burgu i perjetshem familjarisht. E jo vetem ai por krejt banda orkestrale e veglave idjote, rrugace dhe e pa shpirt.
Kejo kohe…. Eh, te mjeret ne qe meremi me ty. Ik o palaco se edhe kur te lexon te ben te vjellesh nga hidherimi e pezmatimi se ku perfundoi e ashtuquajtura klasa intelektuale e Shqiperise.
Po pse o Mero vellai meresh me keta hunj gardhi.
Po si mendonti o z.Agron; sa mendoin si ty qe me te vertet mund te fitoi PD-ja me gjith Lul Bashen? eshte zero mundesia.
iK OR CUN SE E KE GABIM, NA DOLI SALIU I LARE.KU BEN GJE BASHA PA SALIUN, LE QE KU RRI SALIU PA FUT HUNDET DHE KU NE LISTAT PER DEPUTE NESE E KENI SERIOZISHT JENI ME PRAPAMBETJE MENDORE NESE DONI ME E MBROJT MARSHALLIN JENI ZARA TE VJETER.
Po nuk ka njeri qe e beson se fiton Basha o Agron,biles edhe vete Basha e di mire kte.
Shpresa e ketij “mjerani”, qe besoi tek fryma e re e Bashes, e propoganduar thuajse cdo jave ne shtyp dhe ne cdo studio, dhe mesa duket teper i zhgenjyer tregon dy gjera, sipas mendimiut tim: ose eshte qejfmbetur ngaqe ka shpresuar edhe ai ndonje “kocke”, si Gurakuqi apo Zogaj, ose ka qene medioker. Do me behej qejfi per te paren dhe me vjen keq per te dyten. Por me mire vone se kurre thote populli. Rendesi ka qe e ka kuptuar se kush ka qene Basha i vertete deri sa beri listen. Ke ende kohe o “profesor” ta gradosh shenjestren. Intelektualet duhet te jene gjithmone te vertete dhe ne dobi te publikut. I ke verejtjet e mia, ndaj shkrimeve te tua, ku i thurrje ditirambe Bashes, por gazeta ku ti shkruan nuk i botonte.
Nuk e di se nga ushqehet por shumica e komentuesve kane kulture banale ne komentet e tyre.
Lulzim Basha ka pas kritika nga te gjitha anet per krasitjen e figurave kryesore te PD-se. Kur vjen puna tek kritika qe ban z. Gjekmarkaj, shumica e komentuesve merret me personin e tij e jo me shkrimin !! Sa karakteristik banale po aq edhe injorante.
Nqs Basha ka vend per kritik, a nuk ka te drejte z. Gjekmarkaj ta kritikoje ? Ne fund te fundit, kritika e tij qendron.
Z. Gjekmarkaj ka te meta dhe te mira si cdo njeri, por ama, asht nji intelektual shume ma i madh se komentuesit e tij, dhe njeh jo vetem politiken shqiptare, por shume fusha te tjera.
PS: Ju lutem postojeni komentin.