Memushaj në “radarin” e Spal

3 Qershor 2017, 17:50Sport TEMA

E ardhmja e Ledian Memushajt do të vazhdojë të jetë në Serinë A italiane. Bologna nuk është skuadra e vetme që interesohet për të marrë shërbimet e kapitenit të Pescarës skuadër që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B. Sëfundmi në skenë ka dali edhe Spali ekip i sapongjitur në elitën e futbollit italian.

Drejtuesit e skuadrës nga Ferrara e pëlqejnë sëtepërmi mesfushorin e kombëtares shqiptare i cili me shumë gjasa do të largohet nga klubi abrucez në merkaton e verës.

Mediat italiane raportojnë se Spal po lëviz për Memushajn edhe pse Bologna qëndron në pole-position për të marrë shërbimet e 30-vjecarit nga Vlora.

Trajneri i Spal-it Leonardo Semplici dëshiron një futbollist të fortë, me eksperiencë të ketë vizion loje dhe të dijë të godasë portën, për qëndrën e mesfushës dhe Memushaj i ka të gjitha këto cilësi dhe mund të ishte një goditje e mirë në merkato për skuadrën e sapongjitur në Serinë A. Memushaj ka një kontratë deri në vitin 2021 me Pescarën dhe për ta lënë të lirë drejtuesit e klubit abrucez kërkojnë rreth 2 milionë Euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje