Ditën e nesërme kombëtarja shqiptare do të përballet në një sfidë miqësore me skuadrën e Luksenburgut.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi, janë duke i kryer përgatitjet në këtë vend.
Ditën e sotme të gjithë lojtarët në kohën e lirë kanë vizituar qytetin.
Ndërkohë, sot janë bashkuar me pjesën tjetër të grupit dhe dy sulmuesit, Sokol Cikalleshi dhe Armando Sadiku.
Takimi Luksenburg-Shqipëri zhvillohet nesër në orën 20:00.