Reali, Zidane: Do japim maksimumin për ta ngritur sërish lart trofeun e Champions-it

2 Qershor 2017, 21:06Sport TEMA

Zinedin Zidane është shprehur në konferencën për shtyp se nuk ka favorit në finale të Championsit.

Trajneri i Real Madridit, refuzoi të pranojë se Los Blancos janë favoritët për të ngritur lart trofeun, ndërsa theksoi se lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.

“Do të tentojmë të japim më të mirën për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve. Të gjithë janë gati dhe këto ditë kemi punuar shumë, jemi gati për këtë finale. Allegri ka thënë se Reali është favorit? E kam thënë disa herë dhe po e përsëris se në finale nuk ka favorit, gjithçka është 50/50. Kështu që duhet të përgatisim mirë ndeshjen”, tha Zidane.

Juventusi dhe Real Madridi përballen nesër në “Millenium Stadium” në Cardiff në orën 20:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje