Mbrojtesi Dani Alvesh është shprehur se Juventusi nuk i trembet aspak Realit.
Mbrojtësi Brazilian, tha në konferecën për shtyp se bardhezinjtë janë gati për finalen e madhe ku do të synojnë të ngrejnë lart trofeun.
Alvesh shtoi se ekipi kërkon të shkruajë historinë duke fituar tripletën.
“Ndihemi mirë dhe të gatshëm për finale. Duhet të zbresim në fushë pa frikë, pavarësisht se kjo është garë ku Reali ka shkruar historinë, është skuadra më e trofeshme dhe janë kampionët aktual.
Ne besojmë në vetvete dhe do të dalim në fushë duke mos menduar për asgjë tjetër pos të japim më të mirën tone.
Duam të shkruajmë histori dhe të gjithë duam të bëjmë ëndrrën realitet duke kompletuar tripletën”, tha Alvesh.