Keidi Bare, Franca dhe e ardhmja tek Atletico Madrid

2 Qershor 2017, 16:44Sport TEMA

Është vetëm 19-vjeçar, e pavarësisht moshës ka status “veterani” në Kombëtaren Shpresa. Pas edicionit të kaluar ku ishte titullar fiks me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve, në kualifikueset e Europianit 2019 Keidi Bare do të jetë një prej pikave të referimit të skuadrës. Duke nisur nga miqësorja e 5 Qershorit me Francën, që do të luhet në orën 21:05 në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit.

“Franca është një ekip me shumë kualitet dhe lojtarë cilësorë, që luajnë në skuadra europiane. Kjo është një ndeshje deçizive për ne, sepse do të opërgatitemi për sfidën kualifikuese me Estoninë. Ndeshja me Francën do të na ndihmojë të njohim edhe më mirë njëri tjetrin dhe shpresoj, përse jo të dalim me fitore.”

Nga Franca te Estonia, kundërshtari i parë në ndeshjet zyrtare në Grupin 2, aty ku si kundërshtarë janë edhe Spanja, Sllovakia, Islanda dhe Irlanda e Veriut. Mesfushori fierak beson se Shqipëria mund të luajë shanset e saj për tu kualifikuar në fazën finale.

“Si të jetë ndeshje miqësore apo kualifikuese, ne luajmë në 100 për qind dhe do të japim maksimumin tonë për të marrë një rezultat sa më të mirë. Në futboll nuk ka të thotë shumë mosha, por besojmë se në këto kualifikuese do të japim maksimumin për të arritur sa më lart. Shqipëria do të japë më të mirën për të arritur vendin e parë dhe besoj se mund t’ia arrijmë këtij qëllimi.”

Talenti kuqezi shpreson në një sezon protagonisti edhe te Atletico e Madridit. Pas gjashtë muajve në ekipin e parë nën urdhërat e Diego Simeones dhe me merkaton e “colchoneros” të bllokuar nga FIFA, Bare beson që do të ketë shanset e tij për të qenë protagonistë.

“Ekipi është në një moment shumë të vështirë, por ka shumë lojtarë në huazim dhe me cilësi të mira, të cilët besoj se do të kthehen. Mua kur të më jepër rasti do të jap 100 për qind nga vetja. Do të bëj maksimumin që të aktivizohem sa më shumë. Përderisa jam pjesë e skuadrës së Atletico dhe stërvitem aty besoj që (trajneri) ka shumë besim te unë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje