Milani kërkon të blindojë Gianluigi Donnaruma

2 Qershor 2017, 15:27Sport TEMA

Milani i ofron 4 milionë Euro në sezon Donnarummas. Pas fjalëve të menxharit të gardit të kuqezinjve, Mino Raiola, ku i kërkonte drejtuesve të klubit ku luan klienti i tij të marrin një vendim në lidhje me të ardhmen e 18-vjecarit, ka ardhur edhe reagimi i kupoles drejtuese të Milanit.

Mediat Italiane raportojnë se ka pasur një takim në Montecarlo mes drejtorit sportiv të kuqezinjve Mirabelli dhe Giggi Donnarummas, të cilit i skadon kontrata në Qershor të 2018. I pranishëm në këtë takim ka qënë edhe menaxheri i portierit, Raiola.

Oferta e bërë nga e Mirabelli është 4 milionë Euro në sezon, plus bonuse dhe një kontratë pesë vjecare.

Tashmë është radha e 18-vjecarit, të cilit i duhet të vendosë nëse dëshiron apo jo të vazhdojë aventurën e tij me fanellën e Milanit. Në pritje janë edhe tre klube të mëdha europiane që kanë shfaqur interes konkret për gardianin.

Man.United, Man.City dhe Reali i Madridit, të cilët në rastë refuzimi, atëherë do të hidhen menjëherë në sulm.

Të tre këta kandidatë  janë të gatshëm të ofrojnë shifra stratosferike për të pasur në dispozicion shërbimet e Donnarummas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje