Abrashi: Nuk jam bërë nervoz me trajnerin, edhe pse dua të luaj gjithmonë

2 Qershor 2017, 13:53Sport TEMA

Amir Abrashi ka qene nje tjeter lojtare qe eshte perfolur per nje konflikt me trajnerin e kuqezinjve Gianni De Biasi.

Ne konferencen per shtyp nga Luksenburgu, Abrashi ka sqaruar se ai nuk ka pasur asnje problem, por theksoi se kerkon qe te luaj gjithmone.

Unë jam lojtar që dua të luaj çdo ndeshje, por trajneri e vendos se cili do të jetë pjesë e ndeshjes. Mesfushën e kemi të mbipopulluar dhe të gjithë i kemi të mirë. Unë jam stërvitur, por e di trajneri kur do të luaj. Unë do të jap maksimumin dhe pres të aktivizohem.

Nuk kam pasur asnjë problem me trajnerin. Nuk jam bërë nervoz, edhe pse gjithmonë dua të luaj. E rëndësishme është që skuadra të ketë sukses. Me Izraelin duam të marrim pikë dhe të gjithë dua  që të jemi gati për të përsëritur suksesin e Europianit”

Me pas Amir Abrashi deklaroi se harmonia ne skuader eshte mjaft e mire, pavarsisht rezultateve jo te mira qe jane marre kohet e fundit.

Nuk mund të them që ka probleme në grup. Mund t’iu them që me njëri-tjetrin i kemi punët mirë, por ndonjëherë nuk të ecën. Me Izraelin u ndëshkuam me dy kartonë të kuq dhe është e vështirë të fitosh ndeshjen. Me Italinë, Spanjën është shumë e vështirë. Spanja është ekipi më i mirë në botë. Me Italinë kemi bërë minuta shumë të mira në fillim. Nëse do të kishim shënuar do të ishte rikthyer sërish suksesi për ne”, u shpreh Amir Abrashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje