Sokol Cikalleshi do ti bashkohet kombëtares në një formë të shkëlqyer.
Bomberi i kuqezinjve arriti që të shënojë sërish në sfidën e sotme në kampionat me Akhisari.
Cikalleshi shënoi në një gol mjaft të bukur në minutën e 9-të, në ndeshjen ku skuadra e tij u mund nga ekipi I Karabukut.
Ky është goli i shtatë për Sokol Cikalleshin duke e mbyllur sezonin me gol tek Akhisari.
Tashmë kavajasi do të vihet nën urdhrat e trajnerit, Gianni De Biasi, për dy takimet kundër Luksenburgut dhe Izraelit.