Reagon Partizani: Starova vijon të mbetet trajner i skuadrës

2 Qershor 2017, 18:56Sport TEMA

Klubi i Partizanit, ka hedhur poshte te gjitha lajmet qe kane qarkulluar ne media per trajnerin Sulejman Starova.

Permes nje reagimi ne faqen zyrtare klubi i kuq thekson se tekniku Starova vijon te mbetet ne krye te skuadres se Partizanit duke pasur besimin e presidentit Gaz Demi.

Sot mediat raportuan se Sulejman Starova eshte larguar nga drejtimi i Partizanit.

Njoftimi i Partizanit.
REAGIM

Klubi reagon ndaj lajmit të publikuar sot nga e përditshmja sportive “Sport Ekspres” e cila pohon largimin e trainerit Z. Suleman Starova nga drejtimi i skuadrës. Klubi përgënjeshtron këtë lajm duke e konsideruar aspak të vërtet dhe tendencioz  ndaj trainerit dhe Klubit.

Duam të saktësojmë se Z. Starova vijon të jetë në detyrën e trainerit të skuadrës dhe gëzon mbështetjen maksimale të presidentit Demi dhe Klubit.

Kërkojmë dhe i tërheqim vemendje mediave,  të jenë më profesioniste në punën e tyre dhe në informacionet që përcjellin për opinionin publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje