Freiburgu interesohet për Arlind Ajetin

3 Qershor 2017, 15:05Sport TEMA

Arlind Ajeti pritet që të vazhdoj karrierën e tij në Gjermani.

Pasi nuk arriti të zë një vend në formacionin bazë të Torinos, mbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Serie A.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Bundesliga, pasi është skuadra e Freiburgut që po insiston për transferimin e tij.

Ditë më parë u dukën fillimisht vetëm thashetheme, por tani duket se Freiburg e ka seriozisht transferimin e Ajetit.

Mediat italiane kanë raportuar se skuadra kuq e zi ka gati dy milionë euro për transferimin e Ajetit.

Në rast transferimi në Freiburg, Ajeti do të ketë bashkëlojtar mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi.

23-vjeçari këtë edicion në Serie A ka luajtur vetëm katër ndeshje duke shënuar edhe një gol me fanellën e Torinos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje