130 imamë britanikë refuzojnë një funeral islamik për terroristët e Londrës

5 Qershor 2017, 21:05Bota TEMA

Më tepër se 130 imamë në Britaninë e Madhe kanë refuzuar zhvillimin e një ceremonie funerali islamik për tri personat, që shkaktuan sulmet terroriste në Londër mbrëmjen e të shtunës.

“Ne nuk do të zhvillojmë lutjen tradicionale islamike për terroristët dhe iu kërkojmë gjithashtu edhe imamëve të tjerë dhe autoriteteve fetare, të refuzojnë kryerjen e këtij privilegji,” janë shprehur liderët muslimanë në një deklaratë në rrjetet sociale.

Shtatë persona u vranë dhe 48 të tjerë mbetën të plagosur në Londër mbrëmjen e të shtunës, kur një furgon hyri mes kalomtarëve në “London Bridge,” i ndjekur menjëherë më pas nga një sulm me thika ndaj klientëve të bareve dhe restoranteve aty pranë. Tri terroristët u vranë nga policia.

Agjencia e lajmeve  e lidhur me Shtetin Islamik, “Amaq News Agency” deklaroi se “një degë e luftëtarëve të ISIS” ishin shkaktarë të sulmit, por nuk ofroi prova për të vërtetuar këtë deklaratë.

Kryeministrja britanike, Theresa May tha se në vend eksitonte një “tolerancë e tepërt” ndaj ekstremizmit islamik, ndërsa premtoi për një kundërpërgjigje të ashpër pas sulmit të tretë brenda pak muajve.

Ndërkaq, imamët në deklaratën e tyre u shprehën se terroristët nuk përfaqësojnë islamin.

“Ne ndihemi thellësisht të lënduar kur një valë sulmesh terroriste godet vendin tonë sërish, nga vrasës të cilët kërkojnë të fitojnë legjitimitet fetar për veprimet e tyre. Ne duam të sqarojmë se aktet e tyre të pafalshme nuk marrin as aprovimin e as simpatinë tonë.”

Ata shtuan gjithashtu se: “Këta vrasës të neveritshëm kërkojnë të përçajnë shoqërinë tonë dhe të ngjallinë frikë, por ne do të sigurohemi që ata të dështojnë. Ne iu kërkojmë të gjithëve të bashkohen: ne jemi një komunitet. Përballë akteve të tilla, ndryshe nga terroristët, ne duhet të ruajmë dashurinë dhe dhimbshurinë ndaj njëri tjetrit.” /Përgatiti: Bjorn Runa, Toronto

5 komente në “130 imamë britanikë refuzojnë një funeral islamik për terroristët e Londrës”

  1. krysho ludovik says:

    brravo imamave

    1. lloqelloqe says:

      qe nga 11 Shtator 2001 kane kaluar 16 vjet. Jane bere me dhjetra sulme teroriste dhe imamet e omunitetin islamik ne lindje e perendim nuk i pame asnjehere te bejen nje demonstrate solidariteti. Nuk i pame muslimanet te vershojne ne rruget e nju jorkut, londres, parisit, madridid, nices, berlinit, e te tregojne me vepra “shpirtin antiterrorist” nuk i pame te tubohen e te mbajne parrulla ku ti tregojne komuniteteve ku ata kane ulezuar ne saje te tolerances se ndajne dhimbjen e jane sup me sup me londinezet, kristian, hindu, budist apo ateist. Perkundrazi kerkojne te bejne xhami ngjitur me kullat binjake sikur nuk ka vend tjeter ne nju jork per te mare leje xhamie. Muslimanet ne perendim nuk kane treguar emancipim por kane ulur koken e ne nje fare menyre me heshhtjen e tyre e kane fyer perendimin ne diten kur perendimi ka ndjere dhimbjen nga terrorizmi islamik. keshtu qe imameve nuk mund ti them dot bravo-sepse me mesimet e tyre ne keto 16 vjet dhe me heshtjen e tyre kane ofenduar doren qe i ka ushqyer. Sot kujtohen seps eeshte bere muti kala thote populli, por nuk besoj se e kane te ndjere – e kane situacionale per te fituar pike. hipokrite qe kane nevoj per emancipim

  2. Ateisti says:

    Ani ije ska gjo se jane akoma ene 1300 imame te tjere qe jon gati me e bo funeralin xhihadist !!!!!!!!!!! Po na i mushni menjen vertete ????!!!!!!! Po mire a te uruar po si nuk pame asnje ore asnje mussulman apo mussulmane per be te dale te nderoje viktimat dhe te protestoje kunder terrorrizmit te fese se tyre … he ku jane , ene jane me shumice ne Angeterre !!!!!!!!!!????????? Ah po se harrova ishte nje si biçim “proteste” e inskenuar nga CNN me ca figurante te marre me zor qe na e serviri vete tema ne nje video . Boll me rrena per harmonira dhe bashke-jetesera midis religjiozeve te ndryshme ,nuk hahen mo se jon bo gjelle bajate . Po i shohim kudo ne Evrope se si sillen “monstrat” islamike te “harmonise” dhe “bashkejeteses” me te krishteret . Ka ardhur koha te pranohet dhe te thuhet me ze te larte se nuk mund te kete bashkejetese dhe hermoni me “ata” neqoftese nuk heqin dore nga ky religjion fashist e gjakatar .

  3. Ateisti says:

    Ore Mero po botoje komentin se nuk te vrava a i zi !!!!!

  4. Fiamuri Arberit says:

    Cfare demagogjije. Nga keta 130 imame shume veshtire qe do te gjindet vetem nje qe kete refuzim e ben me zemer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje