FOTOT/ SHBA. Të shtëna me armë zjarri në një kompani private, 5 të vdekur

5 Qershor 2017, 16:43Bota TEMA
FOTOT/ SHBA. Të shtëna me armë zjarri në një kompani

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në SHBA ku të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Orlando.

Nga policia vendase bëhet me dije se një burrë i armatosur hyri në një kompani private dhe hapi zjarr. Ndëkaq mësohet se  autori është neutralizuar nga forcat e rendit.

Zyrtarët thonë se situata është qetësuar tashmë. Por ende nuk publikohen detaje mbi viktimat apo agresorët. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave të rendit e sigurisë, ndërsa zona është rrethuar. Zona po kërkohet edhe përmes qenve antieksploziv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje