Sondazhi: Erion Veliaj, politikani më i vlerësuar në vend. Lë pas edhe Ramën

6 Qershor 2017, 20:14Sociale TEMA
Sondazhi: Erion Veliaj, politikani më i vlerësuar në vend.

Surprizuese janë të dhënat sa i takojnë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në sondazhin e zhvilluar në të gjithë vendin nga “Instituto Piepoli”, kompania lider në tregun e sondazheve në Itali, rezulton se 43% e shqiptarëve i besojnë ‘Shumë’ atij.

Ndonëse vetëm dy vite në krye të Bashkisë së Tiranës, duket se modeli që ka sjellë gjatë kësaj periudhe ka krijuar besim edhe tek qytetarët e tjerë që nuk jetojnë në kryeqytet.

 Ndërsa të pyetur se kë besojnë më shumë nga liderët e politikës shqiptare, pjesa dërrmuese tyre, rreth 58 për qind kanë votuar për Erion Veliajn. Më konkretisht, sipas këtij sondazhi, rezulton se 58% janë përgjigjur për Erion Veliajn, 55% për Edi Ramën, 41% për Lulzim Bashën, 38% për Sali Berishën, 33% për Ilir Metën dhe 22 % për Ben Blushin.

Një ndër sondazhet e fundit politike të realizuar nga ky grup ishte ai për referendumin e ndryshimeve kushtetuese të propozuar nga ish-Kryeministri Renzi në dhjetor 2016. “Piepoli” ishte gjithashtu i pari që parashikoi fitoren e befasishme të Bashkisë së Romës dhe disa bashkive të tjera të mëdha nga lëvizja “Cinque Stelle” në 2016-n.

2 komente në “Sondazhi: Erion Veliaj, politikani më i vlerësuar në vend. Lë pas edhe Ramën”

  1. Vari teneqen says:

    Erion veliaj ka kalon rudi xhilianit dhe fransia miteranit.
    Hahahaaaaaaaa.
    Si je bere more mero per tvar teneqen

  2. uskania says:

    Po sa përqind paska në lojë, 250 për qind? Hahahaaaa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje