Video/ Novacioni i fushates se UET 2017-2018: KONSERVATORIZEM - 11 pedagoge te shquar nje sllogan i ri latinisht

6 Qershor 2017, 21:22Sociale TEMA

Universiteti Europian i Tiranës ka spikatur gjithmonë me ‘gjetjet’ në çdo fushatë komunikimi në prag të çdo viti të ri akademik.

Në këtë fushatë të re për vitin akademik 2017-2018, UET vjen në një dimension konservator, një frymë disi e ndryshme nga ajo e viteve më parë, duke iu ofruar publikut me imazhin dhe përvojën e 11 pedagogëve të shkëlqyer shqiptarë, figura aktive dhe kontributorë në debatin e ideve në Shqipëri.

Pjesë e këtij spoti publicitar janë Presidenti i UET, Prof. Dr. Adrian Civici, Rektori, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, historian i njohur Ferit Duka, albanologia Nevila Nika, ekonomistët Selami Xhepa dhe Luljeta Minxhozi, antropologu Aleksandër Dhima, arkitektja Lida Miraj, Prof. Anni Dasho nga Teknologjia e Informacionit, Shpend Bengu nga Artet Vizuale dhe Erleta Mato nga Shkencat e Edukimit.

Një element i veçantë në këtë fushatë të re komunikimi është logo e UET, e cila tashmë është plotësuar edhe me siluetën e projektit të kampusit të ri të Universitetit Europian të Tiranës që do të ndërtohet në zonën e Saukut.

Risia e fushatës 2017-2018 qëndron në sloganin e ri: Maiora Premunt/Gjëra të mëdha na presin.

Spoti do jetë në transmetim për herë të parë sot në emisionin Studio e Hapur, të moderatores Eni Vasili.

1 komente në “Video/ Novacioni i fushates se UET 2017-2018: KONSERVATORIZEM – 11 pedagoge te shquar nje sllogan i ri latinisht”

  1. SPOT shume i dobet si ne koncept dhe realizim, a thua s’ka ky Universitet “mendje” artistike per nje SPOT vertete dinjitoz. Me vjen mjafte keq per ata Pedagoge te afte qe ka ky Universitet, qe…???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje