Arsenal është shumë aktiv në merkato, me “Topçinjtë” që po bëjnë maksimumin për të marrë nga Monaco, Mbappe.
Për të arritur te ylli i kampionëve të Francës, i sakrifikuari mund të jetë Alexis Sanchez, por nuk përjashtohet as largimi i Olivier Giroud, i cili jep sinjale të qarta largimi.
Në një intervistë të dhënë, 30-vjeçari tha se ka ende vite kontratë me londinezët, por do të bisedojë me trajnerin dhe drejtuesit e klubit për të ardhmen e tij, që mund të jetë larg “Emirates”.