Një video e filmuar në Kinë, tregon se si një shofer i dehur ka “torturuar” tetë oficerë policie.
Ai po ndiqej fillimisht nga katër punonjës policie me motoçikletë, kur përplaset me një mur dhe përpiqet të largohet sërish.
Pas kësaj, vijnë edhe përforcimet por, prapë se prapë, duket se kanë të pamundur ta ndalin shoferin.
Kjo, të paktën derisa ai thuajse e ka shkatërruar makinën e tij dhe oficerët e policisë, më në fund kanë arritur ta nxjerrin jashtë saj.