Manchester City ka kompletuar transferimin e portierit të Benficas, Ederson Moraes, i cili ka kushtuar plot 40 milionë euro.
Ederson ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare dhe do të jetë portieri i parë i skuadrës angleze.
Lajmi është konfirmuar nga të dyja skuadrat përmes faqeve të tyre zyrtare.
“Manchester City është i lumtur të ju njoftoj se Ederson i Benficas do t’i bashkohet skuadrës me 1 korrik”, thuhet në njoftimin e Cityt.
Lojtari pas nënshkrimit të kontratës tha se është shumë i lumtur që do të luajë në një skuadër të madhe si City dhe shpreson se vitin tjetër do të fitojnë trofe.
“Manchester City është skuadër e jashtëzakonshme. Ata kishin sezon të mirë, por vitin tjetër do të jemi më të fokusuar në fitimin e trofeve”