Gomarllëku i radhës/ Djali i Fahri Balliut harron që Bashkia Pogradec është e PD-së: Mungon uji i pishëm, rruga, energjia...

8 Qershor 2017, 17:17Politika TEMA
Gomarllëku i radhës/ Djali i Fahri Balliut harron që Bashkia

Kandidati i Partisë Demokratike për Pogradecin Klevis Balliu ka vizituar fshatrat Rrodokal, Homezh, Golik të zonës së Mokrës ku thotë se ka konstatuar mungesa të theksuara të ujit të pishëm, rrugëve apo edhe energjisë.

Djali i botuesit të gazetës “55” Fahri Balliu, premton se nëse PD do të vijë në pushtet gjithçka do jetë ndryshe.

“Është e trishtueshme, të dëgjosh që uji i pijshëm, infrastruktura rrugore dhe energjia vijojnë të mbeten ende kërkesat primare të këtyre banorëve,” thotë Balliu.

Por mesa duket ai ka harruar që këto fshatra janë pjesë e Bashkisë Pogradec e cila drejtohet nga Partia Demokratike dhe  ka detyrimin primar për tu kujdesur.

Nuk dihet nëse këtë “hakërim” Balliu e ka ndaj bashkisë së drejtuar nga Eduart Kapri apo ndaj qeverisë.

Teksa Balliu përmend vëndlindjen e tij, përmes një komenti në rrjetin social Facebook, një qytetar i ka kujtuar atij se nuk mund të përmendë vendlindjen veç për zgjedhje.

“Tani e kujtove vend lindjen dhe rruget esaj apo ujin,” shkruan ai.

2 komente në “Gomarllëku i radhës/ Djali i Fahri Balliut harron që Bashkia Pogradec është e PD-së: Mungon uji i pishëm, rruga, energjia…”

  1. spartaku says:

    Si do t’a votoi populli kete kerriçin e Fahri Balliut? Ai qenka trap fare! Klevis Balliu do t’i vere vulen e zeze pd-ke,se qenka torllak.Me sa duket,ai eshte vene ne liste jo nga aftesia,por nga parallia.Babe gomarit nuk i mungojne parate.

  2. ☆Gopisti i NSHRAK---ut☆ says:


    Shokë, ky Klevisi
    Farë nuk ka faj
    Është çështje babe
    Bëmë të të ngjaj.
    E mani men filmin
    “Njerëz edhe Fate”
    Kta i ka bo Zoti
    Si surratpatate.

    P.S.
    Hapni sytë e veshë:
    Në vjeshtë, o milet
    Do keni Ballgjonin
    Zgjedhur deputet.
    Tani që Fahriu
    E ka zhveshur pallën
    Në mandatin tjetër
    Motra, e ka radhën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje