VIDEO/ E pabesueshme, grabit traktorin për të hapur bankomatin

8 Qershor 2017, 07:56Sociale TEMA

Një person në Meryland, SHBA, vodhi një traktor për të grabitur një bankomat.

Pas publikimit të pamjeve, policia tha se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë më parë.

Personi, i cili është ende i paidentifikuar, grabiti një traktor, të cilin e përdori në tentativë për të hapur një bankomat.

Sipas policisë, ndonëse makineria e bankomatit pësoi rreth $10 000 dëme, ai nuk arriti dot ta hapte atë për të marrë paratë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje