FOTOT/ Qytetarët ndotin ambientin, Policia Bashkiake i mbyt me gjoba

7 Qershor 2017, 16:22Sociale TEMA
FOTOT/ Qytetarët ndotin ambientin, Policia Bashkiake i mbyt me gjoba

Kushdo që do të hedhë plehrat në rrugë, do të gjobitet nga Policia Bashkia për ndotje të mjedisit.

Teksa pritet që brenda disa ditësh të hapet Bulevardi i Ri, i cili simbolizon dhe zhvillimin e Tiranës, për fat të keq kultura e disa prej qytetarëve lë ende shumë për të dëshiruar.

Siç mund të shihni nga këto foto të dërguara në redaksinë tonë, ndonëse i kanë koshat e plehrave vetëm 30 metra larg, qytetarët zgjedhin rrugën e shkurtër duke i hedhur ato në rrugë. Të njëjtën gjë bëjnë edhe disa prej bizneseve aty pranë, që preferojnë të mos i hedhin mbeturinat në vendin e caktuar, ndonëse ky veprim i dëmton edhe ato vetë, duke sjellë një pamje aspak të këndshme për klientët e tyre.

Për të minimizuar raste të tilla të vandalizimit në Tiranë, Policia Bashkia nuk ka hezituar që të vendosë edhe gjoba duke vepruar me dorë të fortë për zbatimin e ligjit dhe për edukimin e qytetarëve. 

2 komente në “FOTOT/ Qytetarët ndotin ambientin, Policia Bashkiake i mbyt me gjoba”

  1. Edhe ti says:

    Edi ramës duhet ti japin një medalje tjetër ,e ka hedhur prap kandidaturën për kryeministër të ketij populli majmun .Duhet kurajë e madhe

    1. C says:

      Të sjellim Birishën që ti hash plehrat, jo ti hedhësh në kazan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje