Një grabitës ka përfunduar në kanal, ndërsa ndiqej nga policia në Birmingham në Britaninë e Madhe.
Richard Palmer dhe Mattheë Sadler kërkoheshin për një sërë grabitjesh, ndërsa më e fundit ishte ajo e një pub-i në Birmingham.
Gjatë ndjekjes, Palmer zbriti nga motoçikleta me të cilën ishte arratisur bashkë me partnerin e tij në krim dhe u alrgua me vrap, ndërsa Sadler tentoi të dilte nga rruga kryesore.
Në video ai shihet teksa lëviz me shpejtësi të lartë në një rrugë të ngushtë, buzë një kanali dhe në një moment ka humbur kontrollin, duke rënë në kanal.
Pas kësaj, ai u arrestua nga policia.