Çfarë kërkon një pallua në një dyqan pijesh alkoolike?
Sado e çuditshme që mund të tingëllojë, në fakt është e vërtetë.
Një pallua ka hyrë brenda një dyaqni pijesh alkoolike në Arcadia, Kaliforni, ndërsa ka shkaktuar rreth $500 dëme në përpjekjen e tij për t’u larguar.
Në videon e kamerave të sigurisë, shihet teksa shpendi rrëzon dhe thyen disa shishe pijesh.
Ai u kap dhe u lirua më pas në një kopsht botanik pranë dyqanit.