Rijetëzimi i Piramidës, Kopshti i ri Zoologjik, si dhe terminali multimodal për autobusët në kthesën e Kamzës janë tre nga investimet madhore që do të jenë prioritet i punës së Bashkisë së Tiranës në dy vitet e ardhshme.
Gjatë bilancit 2 vjeçar të punëve në Njësinë 7, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës në bashkëpunim dhe me arkitektet gjermanë do të fillojë punën për zbatimin e projektit për ndërtimin e kopshtit të ri botanik dhe zoologjik.
“Duke filluar nga nesër do të prezantojmë masterplanin për kopshtin e ri zoologjik. Më në fund, kemi një produkt fantastik nga arkitektët gjermanë. Është punuar dy vjet për këtë produkt. Dhe menjëherë do të fillojmë zbatimin, që kopshti botanik dhe kopshti zoologjik të shndërrohen në një hapësirë fantastike”, tha ai.
Veliaj shoqërohej në takim me kreun e Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe deputeten Vasilika Hysi.
Lidhur me rikonstruksionin e piramidës, Veliaj bëri të ditur se projekti parashikon shndërrimin e saj në një qendër fantastike kulturore. “Do të fillojmë me rikonstruksionin e piramidës. Plani ynë është për ta kthyer në një qendër fantastike kulturore për të rinjtë, për ekspozita, për muzikë dhe për të gjitha aktivitet rinore dhe kulturore që mund të ketë duke qenë se është në zemër të qytetit”, u shpreh Veliaj.
Një tjetër projekt madhor është dhe ai për ndërtimin e terminalit multimodal.
“Pavarësisht se ka fushatë, pavarësisht se ka pushime në Bashkinë e Tiranës puna nuk do të ndërpritet. Këtë verë do të fillojmë me ndërtimin e terminalit të ri multimodal te kthesa e Kamzës. Qytetarët do të kenë një terminal serioz, me kapacitet për qindra autobusë dhe furgonë”, tha ai.
Duke u ndalur te sheshi Skënderbej i cili do të hapet të shtunën me një ceremoni dhe koncert madhështor, Veliaj ftoi gjithë qytetarët për të marrë pjesë. “Jeni të gjithë personalisht të ftuar. Do të vijnë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, nga të gjitha trevat dhe besoj do të kemi një hapësirë fantastike për aktivitete të mëdha. Si kjo lagje ka nevojë për një shesh modest si ky ku njerëzit mund të takohen, të shihen sy më sy, të bëjnë një aktivitet pak më të madh, ashtu edhe një qytet është si një lagje, si një familje e madhe që ka nevojë të ketë një vend, një pikë takimi”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se motoja e bashkisë është çdo ditë një punë e re, ndërsa shprehu besimin se nëse nuk do ta kishte gjetur Bashkinë në fillim të mandatit me borxhe të akumuluara përgjatë 4 viteve si pasojë e keqmenaxhimit nga administrata e mëparshme, do të ishte bërë më shumë për kryeqytetin. Në këtë kuadër, Veliaj ftoi qytetarët që të zgjedhin njerëzit që janë të fokusuar te puna.
“Me garën që po zhvillohet, kemi disa njerëz që po raportojnë për punë, nga kryeministri, kryetari i Bashkisë se çfarë punësh konkrete janë bërë dhe kemi një tjetër, këta të Republikës së Re: Po më gjeti një njeri nëse ka ngulur një gozhdë në Tiranë, atëherë unë e mbyll këtë fjalim dhe nuk vazhdoj më, por një njeri që nuk ka ngulur një gozhdë katër vjet, s’mund të jetë alternativë. Kurse sot motoja e Bashkisë është çdo ditë një punë konkrete, çdo ditë në Tiranë duhet të mbyllet një projekt”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku deklaroi se vota për Edi Ramën kryeministër, është një garanci për transformimin e Tiranës. “Po votuat Edi Ramën, do më hapni kaq shumë dyer për punë. Po votuat bindshëm, më fortë se herën e fundit për Edi Ramën dhe po morëm mbi 71 mandate, di t’ju them se nuk ka zot që e ndal Tiranën që të bëhet qyteti më i mirë i Ballkanit, me cilësinë më të mirë të jetesës, me kopshte e çerdhet, me lodrat më të mira. Po votuat bindshëm Edi Ramën, po ju them që ajo që kemi bërë këto dy vjet, do ju duket asgjë me çfarë do të bëjmë dy vitet e ardhshme”, deklaroi Veliaj.
Projektet e realizuara
Rindërtuar Kopshtin nr. 17, Rr. “M. Shyri ” (po punohet ende);
Rindërtuar Kopshtin Nr. 26, Rr. “Frosina Plaku”;
Rindërtuar Kopshtin Nr. 2, Rr. “Frederik Shiroka”;
Rindërtuar Kopshtin Nr. 64, ish Fusha Aviacionit;
Rindërtuar Çerdhen Nr. 17, Rr. “Kongresi i Lushnjes”;
Rindërtuar Çerdhen Nr. 24, “Rr. e Kavajës”;
Rindërtuar Çerdhen Nr. 35, Rr. “Mihal Ciko”;
Rindërtuar Çerdhen “Xixëllonjat”, ish Fusha e Aviacionit;
Ndërtuar Kënd Lojrash, Rr. “Kongresi i Lushnjes”;
Ndërtuar Kënd Lojrash, «Parku 1 Km» Ish Fusha e Aviacionit.
Rindërtuar bllokun që kufizohet me Rr. “Dritan Hoxha”, “Teodor Keko”, Lumi Lana, Rr. Anesti Lubonja si dhe Parku tek ish Fusha Aviacionit;
Rindërtuar bllokun te Dogana;
Rindërtuar bllokun që kufizohet nga Rr. “Muhamet Gjollesha”-“Myslym Shyri”- Rr. e “Kavajes”;
Rindërtuar blloku i banimit në Rr. “Vëllezërit Manastirli”;
Rikonstruksioni i infrastruktures se bllokut qe kufizohet nga rruga “Dritan Hoxha” – Muhamed Gjollesha dhe rrugica ne krah te pallatit te sportit “Asllan Rusi”.
Rikonstruktuar Rr. “Shefqet Musaraj” dhe rrugët në bllokun 22;
Ndërtuar kryqëzimi i Rr. Kavajës me Rr. Ndre Mjeda dhe Rr. Muhedin Llagani, pranë Policisë Bashkiake;
Rehabilituar rrjeti i ujesjëllësit në Rr. Bedri Pojani (ka filluar e po punohet).
Ndërtuar rrjeti i Ujësjellësit në zonën që kufizohet nga rrugët : “29-nentori”, “Zografet” dhe “Teodor Keko;
Rikonstruktuar rrjeti i kanalizimeve në rrugën e “Kavajes”(nga I.SH.N.R.A.K.U deri te lumi Lanes)
Rikonstruktuar rrjeti i Ujesjellesit ne rrugen Naim Frasheri.
Asfaltuar 9,352 m2 rrugë;
Shtruar 2,767m2 trotuare të reja;
Riparuar 3,068 m2 trotuare.
Projektet e ardhshme për njësinë Nr 7.
o trung kujt i i thua qyteti me i mir ne balkan.une po te ve ne krasim athinen,po si ske turp e leshon pordhe te tidha. ti ske 2 semafore o i vrare,ske as ambulanca ne rruge, ejo me police.a se harrove,i ke ke bloku.po qe se tirane per juve eshte blloku as atje si afrohesh athines, ik o fiqar se tu kalben fiqt. e qe ta dish une jam i majte ne bindjen time,po jo me juve se ju jeni hadute e kriminele. une jam i idese se ce gevares po ta kesh lexur ,po ti mbidhje fiq ne ate kohe.
Cfare thu mo ERI! Futja pordhes kot e me kot vetem per tu cfryre!
Po ma ben te leme qytetet ku jetojme dhe te vijme ne Tirane!
Inshalla lajmin nuk e mesojne dhe greket, maqedonasit kosovaret, rumunet , bullgaret etj , se pastaj Tirana u bo lesh.
Ej genjeni icik ma me lezet , qe t`ju kete zili jo per gje, mos u bene kaq bajat.
ou domethone na qeka bo ed lugati mo i modh se zoti se disha..po zevendsat kush jane lul basha apo petrit basili?????ene lali mos rrej diten per dill…t’shofim kur te shkoni ke njesia 4..sa shume keni punu..plera njerez pa pike turpi
ababababa sa fallco njerez jeni gjithe isoj mer burre sikur meju pas pjelle e njejta none
Tonelatat e droges bejne pak pune, por nje gje eshte e sigurte qe Veliaj dhe qellimi I atyre qe jane pas atij
Tonelatat e droges po bejne pune me shume per xhepat e politikaneve, gjyqtareve qe kane pune me shume dhe me pak per keto vepra qe po i i trumbeton ky servili i atyre qe jane pas ketij.
Dihet qe kush eshte pas ketij dhe nga i merr medaljet qe ne nje te ardhme te afert te jete “njeriu” I tyre si “kryetare qeverie”.
Politika shqipetare pro turke eshte e pa mundur te behet si Israeli qe te sakrifikojne te tjeret, por mire eshte qe te krijoi nje shtet me marredhenie te mira me gjitonet, se nuk ja ka fajin kush qe ne cdo qoshe te Albanistanit kane mbire Xhamite Arabe qe do ja degjojme kengen se afermi.
Prstitucioni, braktisja e ketij “shteti” nga parajsa e Veliut, krimet, droga ne gjithe Evropen tregon se ky shtet me keta politikane dhe jo vetem, I ka diret te numuruara, sado qe kujtojne dusa qe “miqte”tane do jene te perhershem deri sa te mos gjejme forcen te gjejme breke.
Keshtu si jemi katandisur si nje Bashki qe na urdherojne te tjeret se kur do shkojme edhe ne hale dhe ky flet si shoku Enver me kengen
Ne ne goje te ujkut hedhim “valle”